Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegjia zbuloi naftë në Detin e Veriut. Fondi u krijua për të mbrojtur ekonominë nga ulje-ngritjet e të ardhurave nga nafta. Ai shërben gjithashtu si një rezervë financiare dhe si një plan kursimi afatgjatë, në mënyrë që brezi aktual dhe i ardhshëm i Norvegjisë të përfitojnë nga pasuria e naftës. Në vitin 1969, një nga vendburimet më të mëdha të naftës në botë në det të hapur u zbulua në Norvegji. Papritur, shteti nordik kishte shumë naftë për të shitur dhe ekonomia e tij u rrit në mënyrë dramatike. Qysh herët, u…
Author: tirana
Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Spanjës kampione bote në futboll femra është shoqëruar me një veprim të papritur. Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për t’u rreshtuar në podium për të ngritur lart trofeun, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Xheni Hermoso dhe më pas e puthi në buzë, për habinë e të gjithëve. Futbollistja Xheni Hermoso ka bërë thirrje për marrjen e “masave shembullore” kundër Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales pas puthjes së padëshiruar që i dha pas fitores së kombëtares spanjolle për femra në Kupën e Botës. Veprimi që ndodhi teksa Rubiales po u jepte…
Të shtunën, më 24 qershor, Yevgeny Prigozhin regjistron një video në të cilën thotë se ka marrë kontrollin e komandave ushtarake të Rostov-on-Don, bazës kryesore logjistike ruse për luftën në Ukrainë. “Bombardimet e pozicioneve të armikut dhe ato mjekësore vazhdojnë sipas planit, tani do të ndalen vetëm ato kundër bazave tona”. Udhëheqësi mercenar pretendon se hierarkitë ushtarake të shtetit rus po bombardojnë “heronjtë që pushtuan Bakhmutin”. Shtatë e mëngjesit, zë i vendosur, është një këmbanë alarmi tronditëse. Rusia e gjen veten të copëtuar. Prigozhin është i papërmbajtshëm, ai shpjegon se “ata donin të na vrisnin” dhe tani “ne do të…
Ditën e djeshme Kiara dhe Luizi po shijonin një ditë të bukur ne Velipojë. Ka qenë Kiara, ajo që përmes një postimi në Instagram, ka publikuar një video, ku shihet së bashku me Luizin, duke shijuar bregdetin e Velipojës, me një motorr uji. Ndërkohë një tjetër video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka marrë të gjithë vëmendjen. Në videon e publikuar, shihet Luizi teksa drejton motorrin e ujit me shpejtësi, dhe si pasojë bie, duke përfunduar në det. Pas këtij incidenti, Luizi mësohet se nuk ka pësuar asnjë lëndim pasi Kiara dhe Luizi kanë vijuar mbrëmjen e…
Elinel ka bërë të ditur se sot do të publikojë bashkëpunimin e ri muzikor. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe do të vijë në duet me autoren e shumë hiteve, Dafina Zeqiri. “Një limon për këto pak ditë vere që kanë mbetur. Një këngë origjinale dhe shumë e dashur për mua”, është përshkrimi në njoftimin e Granit Bajraktarit. Dafina ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti duke sjellë hite të njëpasnjëshme shumë prej të cilave kanë qenë edhe bashkëpunime.
Miratohet kompensimi financiar për të ish-dënuarit politik. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili bëri me dije edhe subjektet përfituese. Manja tha se nga ky vendim do të përfitojnë 9 subjekte, ndërsa shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Financave për dosjet që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit që ishte përcaktuar, për të përfituar dëmshpërblim financiar. “Miratohet masa e kompensimit financiar për të ish-dënuarit politik. Është vendimi i 30 që merr qeveria dhe kjo është pjesë e vizionit për të garantuar të drejta e tyre. Nga 9 subjekte përfituese, 7…
Një dikaster apo një sektor i ri pranë ministrive shqiptare që ka në fokus inovacionin. Është ky vendimi që u bë publik pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ku është vendosur krijimi i nuklave të inovacionit. Sipas zv.kryeministres Belinda Balluku ka qenë një kërkesë e kryeministrit Edi Rama. “Duke pasur këto zhvillime teknologjike, ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, do propozojnë projekte të reja. Do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të dhënë ndaj inovacionit. Për të qenë sa më konkurrues, duke…
Nën hetim nga Policia e Shkodrës janë vënë dy, pasi jo vetëm po shfrytëzonin 2 fëmijë, 1 dhe 5 vjeç për të lypur duke vënë në rrezik jetën e tyre, por ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, thuhet se janë vënë në hetim D.J, 64-vjeçe dhe L.J, 20-vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç. Gjithashtu, ato ishin duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, duke u bërë…
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha euro u këmbye të mërkurën me 107.63 lekë, niveli më i lartë që prej datës 19 qershor. Brenda një dite, kursi i këmbimit të euros është rritur me 1.61 lekë, ndërsa që nga data 20 korrik, kur preku minimumin historik prej 100.49 lekësh, monedha euro është forcuar me 7.1%, duke dëshmuar një luhatshmëri tejet të lartë për një periudhë kohore kaq të shkurtër. Forcimi i euros ka rimëkëmbur edhe kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari amerikan po i afrohet kufirit të 100 lekëve dhe u këmbye të mërkurën me…
Hetuesit në Rusi kanë gjetur tashmë mbetjet e trupave të 10 personave që ndodheshin në bordin e avionit të vogël privat, që ra mbrëmjen e të mërkurës, 100 kilometra në veri të Moskës e ku ndodhej edhe shefi i grupit famëkeq të militantëve Wagner, Yevgeni Prigozhin dhe zëvendësi i tij Dimitri Utkin. Trupat do t’iu nënshtrohen analizave të ADN-së për të vërtetuar identitetet e tyre e po ashtu për të përcaktuar një herë e mirë nëse Prigozhin është mes viktimave, pas dyshimeve se ai mund të ketë qenë në avionin tjetër privat në pronësi të tij që udhëtonte paralelisht dhe…
6 turistë nga Italia, janë marrë “peng” për një orë nga pronari i apartamentit në Sarandë, pasi sipas tij, i janë dëmtuar disa nga pajisjet. Pas marrjes së informacionet, 59-vjeçari nga Kosova u arrestua nga Policia. Siç shihet nga videoja, turistët i kërkojnë pronarit të hapë derën, duke e cilësuar ilegale atë që po ndodh. Ata janë të veshur, me valixhet dhe gati për t’u larguar, por 59-vjeçari iu kontrollon valixhet dhe iu ka kyçur derën e apartamentit, teksa iu kërkon të paguajnë. Njoftimi Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në…
Inter Miami vjon ecurinë fantastike të udhëhequr nga Lionel Messi. Skuadra amerikane ka mposhtur në gjysmëfinalen e US Open Cup ekipin e Sinsinatit me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat 2-2. Messi nuk shënoi asnjë gol, por nuk mund të qëndronte pa dhënë kontributin e tij, pasi argjentinasi dhuroi dy asistime në këtë përballje. Në goditjet e penalltive, Inter Miami shënoi 5 herë, ndërsa 4 herë kundërshtari. Në finale, Messi me shokë do të përballen ndaj Houston Dinam, teksa ndeshja do të luhet më 27 gusht, në orën 22:00.