Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fëmijët 1 dhe 5 vjeç i nxorën për të lypur dhe pengonin qarkullimin rrugor, nën hetim dy gra

13:26 / August 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled design 2023 08 24T131157.591 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën hetim nga Policia e Shkodrës janë vënë dy, pasi jo vetëm po shfrytëzonin 2 fëmijë, 1 dhe 5 vjeç për të lypur duke vënë në rrezik jetën e tyre, por ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, thuhet se janë vënë në hetim D.J, 64-vjeçe dhe L.J, 20-vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç. Gjithashtu, ato ishin duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, duke u bërë një burim rreziku dhe pengimi të qarkullimit rrugor. Policia njofton se Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Njoftimi i plotë

Qendronin në mes të akseve rrugore, për të lypur bashkë me fëmijë 1 dhe 5 vjeç, dhe rrezikonin jetën e tyre, të fëmijëve dhe pengimin e qarkullimit, procedohen penalisht 2 shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se në 2 raste, të mitur dhe foshnje, shfrytëzoheshin nga të afërm të tyre, për të lypur, dhe se duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, ishin burim rreziku.

Për këto 2 raste, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë. Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës”.

Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.