Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Puthi futbollisten e Kombëtares, Xheni: Të dënohet presidenti i Federatës

14:25 / August 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 screenshot 3 1692877622
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Spanjës kampione bote në futboll femra është shoqëruar me një veprim të papritur. Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për t’u rreshtuar në podium për të ngritur lart trofeun, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Xheni Hermoso dhe më pas e puthi në buzë, për habinë e të gjithëve.

Futbollistja Xheni Hermoso ka bërë thirrje për marrjen e “masave shembullore” kundër Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales pas puthjes së padëshiruar që i dha pas fitores së kombëtares spanjolle për femra në Kupën e Botës.

Veprimi që ndodhi teksa Rubiales po u jepte futbollisteve medaljet e tyre të arta pasi mundën Anglinë 1-0 në finale, ka sjellë shumë zemërim brenda dhe jashtë Spanjës dhe shumë njerëz, përfshirë ministrat e qeverisë, kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të institucionit spanjoll të futbollit.

Në një deklaratë të përbashkët me shoqatën e futbollisteve femra të Spanjës, Xheni Hermoso tha se nuk duhen toleruar të tilla veprime.

“Ne po punojmë që të sigurohemi se akte të tilla si këto që pamë të mos mbeten kurrë të pandëshkuara dhe që masat shembullore të miratohen për të mbrojtur futbollsitet nga veprimet që ne besojmë se janë të papranueshme”, ishte mesazhi i saj.

Unioni i futbollisteve spanjolle do të takohet të hënën me zëvendëskryeministrin e Spanjës, Jolanda Diaz, me qëllim që të tilla veprime të jenë të sanksionuara siç duhet.

Rubiales, i cili fillimisht i quajti kritikët e tij “idiotë”, kërkoi falje nëpërmjet një videoje por kjo nuk i shuajti polemikat.

Burimi: Klan News

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.