Perëndimi beson se Yevgeny Prigozhin është vrarë me urdhër të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Analistët theksojnë se asgjë nuk ndodh në Rusi pa marrë miratimin e Putinit dhe se ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, apo shefi i ushtrisë, Valeri Gerasimov, nuk mund të merrnin hak ndaj Wagnerit pa një urdhër nga presidenti rus. Të njëjtën gjë e beson edhe presidenti amerikan, Joe Biden. “Nuk e di çfarë ka ndodhur, por nuk jam i surprizuar. Nuk ndodh asgjë në Rusi ku Putini nuk qëndron pas”, ishte komenti i shkurtër i Biden. Franca ka dyshime lidhur me atë çfarë ka ndodhur…
Author: tirana
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë një deklaratë për shtyp pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku humbën jetën dy turistë italianë. Si pasojë është pezulluar nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar Adriatik Shehu. Arsyeja kryesorë ka qenë fakti që një 17-vjeçar lëvizte në Sarandë pa patentë. Ai u përplas me motorin me dy italianët të cilët ndërruan jetë. Shehu nuk ka ushtruar kontrolle dhe monitorim te vazhdueshem te ketij aksi tejet te ngarkuar ne sezonin veror. Dy italianët ishin duke u kthyer nga Ksamili në Sarandë ndërsa…
Biznesmeni nga Shqipëria, Astrit Tota që mbajti të mbyllur 13 emigrantë në një rimorkio në Aleksandropolis të Greqisë, dhe i akuzonte si përgjegjës të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin, ka dhënë versionin e tij për mediat greke. “Unë nuk jam fashist apo racist”,-tha ai për median greke GRTimes, duke e identifikuar veten si një person që nuk ka ndjenja raciste. “Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Ditët e mëparshme ishin evakuuar periferitë dhe vendbanimet e Aleksandropolisit, si dhe Spitali i Përgjithshëm Universitar. Natyrisht, të gjithë banorët…
Nga Roland Qafoku Një lajm i mirë vjen nga familja Mulleti. Më 28 gusht, ditën kur mbushen 56 vjet nga vdekja e tij, do të zhvillohet ceremonia e kthimit në Tiranë nga Italia të eshtrave të Qazim Mulletit, një nga personazhet më interesante, por edhe më të diskutura të historisë së kryeqytetit dhe Shqipërisë. Në një shkrim që unë publikova më 6 dhjetor 2021 me titull “Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë”, përpos pasqyrimit të kontradiktave që e kanë shoqëruar kryebashkiakun dhe prefektin e dikurshëm të Tiranës, bëra një thirrje publike që është minimum që ai të…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar të gjithë ukrainasit për Ditën e tyre të Pavarësisë. Në rrjetet e tij sociale, ai ka shkruar se dita e sotme është dita e ukrainasve të cilët ai i ka cilësuar si të fortë dhe dinjitozë. “Dita e të lirëve, të fortëve dhe dinjitozëve. Dita e të barabartëve. Burrave dhe grave ukrainase. Në të gjithë vendin tonë. Në këtë luftë, të gjithë kanë rëndësi. Sepse lufta është për diçka që është e rëndësishme për të gjithë. Një Ukrainë e pavarur”, shkroi Zelensky. Më 24 gusht 2023, ukrainasit festojnë 32-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.…
Ditët e nxehta kanë sjellë edhe fluks të lartë pushuesish këtë të enjte në bregdetin e Shëngjinit. Si pasojë e fluksit të pushuesve është krijuar edhe trafik i në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar. Edhe pse jemi në ditët e fundit të gushtit Shëngjini mbetet një nga zgjedhjet për pushime, ku dhe nga targat e makinave duken që pjesa më e madhe mbeten nga Kosova. Këtij fluksi i shtohen edhe pushuesit ditor apo të Lezhës që shijojnë këto ditë të nxehta.
“Rruga e Malësorëve”, e cila lidh Shkozën me Dajtin dhe do t’ju shërbejë tre mijë banorëve të Njësisë 1 në kryeqytet, është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës. Në rrugën e re, e cila është pajisur me gjithë sinjalistikën e nevojshme, ishte ditën e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se në çdo njësi po ndërhyhet në nivel kapilar për infrastrukturën e çdo blloku banimi. “Jam shumë i kënaqur nga cilësia e punimeve dhe nga kolegët që e kanë kaluar korrikun dhe gushtin në krye të detyrës, për t’i dhënë dum një premtimi që e kishim bërë…
Daniel Habibi ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës, pasi mbrëmjen e së mërkurës, ai dhunoi në bashkëpunim me një tjetër, 44-vjeçarin Zenel Lushkja, të cilit i kishte marrë 25 mijë euro borxh. Kjo shifër ka qenë edhe shkaku i sherrit të tyre. Fillimisht debati nisi me fjalë dhe pas agravoi. Habibi i dëmtoi edhe makinën 44-vjeçarit.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me naftën që u zbulua në Shpirag. Tabaku thotë se Shqipëria është shumë e bekuar nga pasuri të shumëllojshme por fatkeqsisht nuk ka përfitime ekonomike. Sipas saj, tani është koha për veprim dhe jo për premtime boshe. Shkrimi i plotë Lajmi aq shumë shpresëdhënës për ekonominë tonë është mundësia e një rezerve nafte në zonën e Shpiragut. Një oportunitet që prej dekadash a më shumë mban shpresat e Shqipërisë varur, sidomos duke pasur parasysh mundësitë dhe përfitimet ekonomike për vendin. Lajm të cilin vit pas viti e kemi festuar…
Nuk kanë të sosur aksidentet në vendin tonë, por më i çuditshmi ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Një automjet tip “Ford Kuga” ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar brenda një lokali. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pavarësisht se në lokal ishin të pranishëm shumë persona duke pirë kafe. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pasditen e kësaj të enjte, Partizani luan përballe Astanës në ndeshjen e parë të PlayOff në Conference League. Astana-Partizani do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan Mbrojtësi i majtë David Atanstofski ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në shërbim të skuadrës ndërsa Kristjan Mba është i dëmtuar. Ndërkaq situata mbetet e njëjtë me Viktor Da Silva që edhe këtë herë trajneri Zoran Zekic ka preferuar ta lerë jashtë skuadrës. Në konferencën për shtyp, në prag të sfidës, ai u shpreh se djemtë janë të motivuar maksimalisht për të bërë një…
Riviera shqiptare po “vlon” nga fluksi i turistëve të huaj, dhe Flavio Briatore një nga biznesmenët më të njohur italian ka deklaruar se ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti. Ai tha se në Shqipëri shërbimet janë të shkëlqyera, deti njësoj si në jug të Italisë dhe mikpritja e jashtëzakonshme. “Pushimet në plazh në Shqipëri, deti atje është i njëjtë me atë që kemi në Puglia, Sicilia, Calabria, nuk ndryshon shumë. Unë e njoh mirë Shqipërinë, shërbimet janë shkëlqyera. Unë besoj se secili duhet të shtrijë këmbët sa ka jorganin. Për fat të keq në…