Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shqiptari që rrëmbeu emigrantët në Greqi, Tola: Nuk jam fashist, as racist! Ata po ndeznin zjarrin

12:30 / August 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 shsdfhfdh 1692869245
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni nga Shqipëria, Astrit Tota që mbajti të mbyllur 13 emigrantë në një rimorkio në Aleksandropolis të Greqisë, dhe i akuzonte si përgjegjës të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin, ka dhënë versionin e tij për mediat greke. “Unë nuk jam fashist apo racist”,-tha ai për median greke GRTimes, duke e identifikuar veten si një person që nuk ka ndjenja raciste.

“Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Ditët e mëparshme ishin evakuuar periferitë dhe vendbanimet e Aleksandropolisit, si dhe Spitali i Përgjithshëm Universitar. Natyrisht, të gjithë banorët e kishin humbur gjumin dhe ishin vigjilentë në rast se zjarri do të na gjente gjatë natës.

Në pikën specifike midis Aleksandoupolit dhe N. Kilit, pas një rrjeti supermarketesh, dallova një grup prej 13 personash, të cilët ndodheshin rreth një objekti dhe tentuan t’i vënë flakën duke mbajtur një tullumbace që mbante erë benzine dhe me vete kishin sjellë një thikë. Menjëherë kam thirrur dy bashkëqytetarë të mi që ndodheshin në vendngjarje dhe i kemi kërkuar që të hidhnin thikat dhe sendet që mbanin në duar. Ne u përpoqëm të mos i lejonim të iknin dhe na sulmuan.Menjëherë thirra policinë dhe pas dhjetë minutash në vendngjarje mbërriti një patrullë policie dhe i mori.

Videoja është realizuar teksa prisnim të vinte policia, pasi doja të njoftoja bashkëqytetarët e mi për ngjarjen, se pas kaq ditësh shuarje zjarri, kam pikasur zjarrvënës në qytet. Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë, nëse vinin nga Shqipëria, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist dhe as racist dhe jam absolutisht i sigurt që këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi në Aleksandoupoli me të cilët kam bërë biznes gjatë gjithë këtyre viteve”, përfundon ai.

Sipas avokatit të biznesmenit, zotit Vasilis Demiri, çështja po hetohet në dy aspekte nga Gjykata e Drejtësisë, e cila është e vetmja kompetente për të vendosur. “Ne do të ofrojmë çdo ndihmë të mundshme dhe çdo element që do të kontribuojë në kërkimin e së vërtetës thelbësore. Për momentin kemi marrë një afat për kërkim falje para ‘Anakritria’ për të premten”, u shpreh ai për GRTimes.

Astrit Tota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.