Gjuha e ashpër, protestat dhe reagimet “kërcënuese” të Athinës për bllokim të fondeve dhe rrugës së shqipërisë drejt BE, janë hedhur poshtë nga Bashkimi Europian. Një zyrtar i lartë i BE-së për “Report TV”, tha se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare. “Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë cështjet që janë nën hetim. Ndryshe nga vendi fqinj”. Zyrtarët e lartë të Unionit mbajnë në monitorim të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për integrimin e…
Author: tirana
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ka reaguar sërish në lidhje me naftën e zbuluar në Shpirag të Beratit. Ajo shprehet se tashmë do të nisë një rrugë e gjatë ndryshuese për vendin tonë dhe se e gjithë kjo pasuri e zbuluar i përket shqiptarëve. Balluku shprehet se dekada që kemi përpara do të shënojë një periudhë të re, të begatë për vendin tonë. “Zbulimi i Shell Upstream Albania, është një gur kilometrik për një vend naftëmbajtës si Shqipëria, por që kurrë më parë nuk ka pasur një mundësi të vërtetë të zbulimit të potencialeve nëntokësore që ka. Prej këtu nis një rrugë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, ku një i moshuar është dhunuar nga familja e tij dhe më pas u grabit. Një 68-vjeçar është torturuar nga i biri 40-vjeç dhe dy nipat 23 dhe 17-vjeç brenda shtëpisë së tij në Amfilochia të Greqisë. Pas mosmarrëveshjeve financiare, ata hynë në shtëpinë e 68-vjeçarit, e lidhën me litar dhe filluan ta rrihnin pa mëshirë me grushte dhe shkelma. Pasi ai hoqi dorë nga rezistenca, i biri dhe nipat kontrolluan shtëpinë, i morën 1700 euro, celularin e tij dhe u larguan duke i kyçur derën. 68-vjeçari qëndroi i lidhur me…
42-vjeçari Fabio Rrapaj ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, por që flakët dolën nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit. “Falë veprimeve të shpejta dhe bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier. Ky shtetas me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit në Facebook, pamje nga restaurimi i shtëpive të Kalasë së Krujës, të cilat po dalin në dritë, duke i dhënë një pamje estetike zonës e njëkohësisht duke ruajtur etnografinë mesjetare. Rijetëzimi i banesave në zonat historike është një nismë e qeverisë shqiptare që synon restaurimin e objekteve monumente kulture, por edhe ato që nuk mbajnë këtë status, por gjenden në qendra historike e arkeologjike, lagje-kala etj. Përmes Bonusit të Rijetësimit, shteti fton pronarët apo përdoruesit e objekteve të propozuara për restaurim dhe rijetësim, të bëhen bashkë në investime në pronat e tyre për…
Në vendin tonë janë 3 vatra zjarri aktive, ajo në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë, në malin Stilos në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq. Zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Vatrat e zjarrit në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat janë shuar. “Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë…
Një lajm i rëndë vjen nga spitali i Traumës në Tiranë. Mësohet se ka ndërruar jetë fëmija 1 vjeç, S.A e cila konsumoi gabimisht metadonin që përdorte daja. E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis me helikopterë nga spitali i Sarandës pasi kishte marrë ndihmën e parë.
Alma Kaçi, protagonistja e famshme e videos së bujshme me Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit duke kryer marrëdhenie intime, është fotografuar edhe në zyrën e kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberit. Fotoja është publikuar nga JOQ dhe nuk dihet se për çfarë arsye është realizuar takimi i tyre, por me siguri ka si motivacion ndonjë tender qeveritar për strehimin e qenve të pastrehë të Tropojës. Alma paska futur në dorë kryebashkiakët e Rilindjes mbarë dhe ky është vetëm fillimi i zbulimit të majës së ajsbergut.
Vijon puna për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Kom. Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cilin siguron se ky vit i ri shkollor i gjen institucionet arsimore me kushte shumë herë më të mira. “Vijon puna për ndërtimin e Shkollës 9-Vjeçare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Konsi. Ndërkohë në institucionet e tjera arsimore të Bashkisë Mat vijon puna me lyerje, sistemin dhe rregullime të nevojshme për të nisur vitin e ri shkollor”, thekson kryebashkiaku Malaj.
“Icariusi” që guxoi të ngrinte kokë në Kremlin, në fund dogji krahët e tij. Pikërisht dy muaj pas marshimit të tij të dështuar në Moskë, Yevgeny Prigozhin vdiq teksa fluturonte, ndoshta duke shpresuar se Putin e kishte falur. Ai kishte qenë një i dënuar në burgjet e Leningradit, një shitës hot-dog që përgatiste mustardën e tij, një “kuzhinier” që nuk gatuante, por nuk përçmonte t’u shërbente të fuqishmëve në tryezë. Ende mbetet e paqartë situata pas rrëzimit të djeshëm në Rusi të një avioni privat Embraer me të cilën fluturonte Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë ushtarake Wagner dhe nëntë persona…
Largohuni nga kompjuteri-Pavarësisht nga ngarkesa e punës dhe mjedisi, ne të gjithë mund të kursejmë të paktën 10 minuta për të shpenzuar larg monitorëve. Qeshni-Të gjithë kemi dëgjuar se e qeshura është ilaç i mirë, por është gjithashtu një qetësues i menjëhershëm. Nëse keni fatin të punoni me njerëz që ndajnë sensin tuaj të humorit, përfitoni prej tij. Bëni një listë-Zbërthejeni atë detyrë për detyrë dhe në cilën radhë duhet të bëhet. Bëni një listë të mirë me detyra në bazë të prioritetit. Flini pak-Një nga qarqet më vicioze në sindromën e stresit në vendin e punës është se si…
Reperi i njohur, Stresi është përfshirë sërish në sherret virtuale, ku ka shpërthyer në të shara kundrejt presonava që duket se e kanë ofenduar. Për disa ditë rresht, reperi shihet të ketë bërë disa reagime të ashpra në rrjetet sociale, duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm. Por përmes një postimi të bërë mbrëmjen e kaluar në profilin e tij të Instagramit, Stresi i ka kërkuar ndjesë familjes së tij për fjalorin e përdorur. “I kërkoj falje familjes sime që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme. E vetmja gjë për të cilën ja…