Ministri i Brendshëm, Taulant Bala ka reaguar sërish për situatën me zjarret në Laç. Balla thotë se Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e autorit të vënies së zjarrit në Laç. Nga ana tjetër, ministri bën thirrje që gjykatësit e këtyre çështjeve të mbyllin kapitullin e mosndëshikimit të kësaj vepre penale. Në pranga ra 41-vjeçari, Vladimir Hysku.
“Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës!
Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë”,-shkruan Balla.
