Author: tirana

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi provincën e Konyas në Turqinë qendrore pasditen e kësaj të marte, ndërsa është pasur edhe me disa lëkundje të tjera, 4 dhe 2 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 7.2 kilometrash në rajonin Selçuklu. Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze.

Read More

DASHI Dashi do të punojë edhe në gusht, por a do të ketë kohë për t’u kushtuar pushimeve? Të shpresojmë që po. Dielli dhe Venusi janë favorizues. Mund të përgatiteni qetësisht për vjeshtën, por do të ketë edhe nga ata që do të mendojnë një transferim, ose që do ta kërkojnë fatin gjetkë. Ndonëse jeni njerëz me vullnet dhe nuk ju pëlqen ritmi i ngadaltë, mund të përballeni me njerëz pak bashkëpunues apo pesimistë. Gushti ju sjell të reja, pasi mund të arrini një marrëveshje të mirë nëse një biznes nuk rezulton fitimprurës. Periudhë zgjidhjesh, por edhe argëtimesh. Të gjithë…

Read More

Reperja e famshme, Cardi B, po performonte në një nga koncertet e saj në Las Vegas, kur një spektatore e spërkati me ujë. Cardi B iu kundërpërgjigj duke e goditur me mikrofon. Mirëpo, pas ngjarjes, gruaja ka bërë një denoncim në polici. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit, teksa tregoi se e lënduara, identiteti i të cilës akoma nuk është bërë publike, ka ngritur një denoncim ndaj reperes.

Read More

Kreu i Bashkës së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me hetimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Me anë të një postimi në “Twitter”, Veliaj shprehet se SPAK është i mirëpritur që të zbardhë se kush ka abuzuar në dëm të interesit publik. “Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise…

Read More

Partia Demokratike do të mbledhë të premten Këshillin Kombëtar. Në një njoftim drejtuar anëtarëve lajmërohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00 dhe do të ketë dy pika në rend dite, fillimin e procesit të analizës për zgjedhjet e Pushtetit Lokal të 14 majit dhe miratimin e dokumenteve si konkluzione te mbledhjes. “Te nderuar antarë të Keshillit Kombetar! Te premten me dt 4 gusht, ora 19.00 do te zhvillojme mbledhjen e Keshillit Kombetar me rend dite: -Fillimi i procesit te analizes per zgjedhjet e Pushtetit Lokal te 14 majit -Miratimin e dokumentave si konkluzione te mbledhjes”, thuhet në njoftim.

Read More

Policia serbe ka gjetur 300 migrantë dhe një sasi të madhe të armëve në një zonë pyjore pranë kufirit me Hungarinë, tha Ministria e Brendshme serbe më 1 gusht. E ashtuquajtura Rruga Ballkanike për migrantë, që kalon përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, është rruga kryesore që migrantët dhe refugjatët përdorin për të arritur në Bashkimin Evropian (BE). Kjo rrugë po ashtu përdoret edhe nga rrjetet e trafikimit. Në njofim u tha se 13 migrantë janë arrestuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, ndërkaq 27 të tjerë janë përballur me kundërvajtje. “Gjatë kontrolleve në zonën…

Read More

Dy persona që ishin duke lundruar me një varkë në Traverse Bay, Miçigan, janë përballur me një incident të frikshëm. Dy pushuesve iu desh të hidheshin në ujë, pasi mjeti lundrues u përfshi nga flakët. “Është shumë vonë, hidhu nga varka. Hidhu nga varka. Do të shpërthejë”, dëgjohet t’i drejtohen njëri-tjetrit. Një çift që ndodhej aty pranë iu erdhi në ndihmë, duke i nxitur që të hidheshin në det kur flakët u shtuan dhe varka mund të shpërthente.

Read More

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar ditën e sotme. Stefano Bottura është vënë në pranga nga autoritetet italian, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për mashtrim kompjuterik. Në pranga kanë edhe dy të tjerë të shpallur në kërkim. Alesandro Locateli u arrestua në Itali, ndërsa Elton Daka në SHBA. Njoftimi i plotë: Tiranë/Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Vihen në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës, autoriteteve policore italiane dhe autoriteteve amerikane, 3 shtetas të shpallur në kërkim…

Read More

Pas një periudhe tensionesh, qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave për shkarkimin e kryetarëve aktual të komunave në veri të Kosovës. Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin e punës për hartimin e Udhëzimit Administrativ në lidhje me caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryekomunarëve. Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

Read More

Hungaria është bërë i vetmi vend në Bashkimin Evropian pa një ministre grua, pasi Judit Varga dha dorëheqjen zyrtarisht të hënën në mbrëmje. Varga, e cila njoftoi dorëheqjen e saj në fund të qershorit për të udhëhequr fushatën e partisë në pushtet “Fidesz” për zgjedhjet parlamentare të BE-së, ka shërbyer si ministre e drejtësisë që nga viti 2019. Ajo do të zëvendësohet nga Bence Tuzson, që do të thotë se 14 postet ministrore të Hungarisë tani mbahen të gjithë nga burra. Pak më shumë se 33% e posteve ministrore në të gjithë unionin mbahen nga gra.

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj nga Durrësi, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 3 emigrantë afganë në këmbim të pagesës për secilin prej tyre, me qëllim kalimin e kufirin në mënyrë të paligjshme.   Në pranga përfunduan M. M., 26 vjeç, dhe M. S., 28 vjeç. Automjeti me të cilin udhëtonin u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Read More