Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën e zjarreve në vend dhe ndëshkimin që meritojnë të marrin personat përgjegjës, iu ka bërë sërish thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin. Rama u shpreh se sot u arrestua në flagrancë një tjetër zjarrëvënës, teksa bën me dije se ligji parashikon 15 vite burg për këtë vepër penale. Postimi i plotë: Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për…

Read More

Vala e vazhdueshme e të nxehtit në Korenë e Jugut u mori jetën 17 personave gjatë fundjavës. Temperatura kanë shkuar kohëve të fundit në 35 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit dhe viktimat ishin kryesisht fermerë të moshuar. Numri i të vdekurve u raportua nga agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar të dhëna nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe autoritetet e zjarrit mbarëkombëtar.

Read More

Një gjarpër përshkroi fushën e blertë në ndeshjen e kriketit mes Galle Titans dhe Dambulla Aura, duke shkaktuar panik te lojtarët, arbitrat dhe tifozët. Arbitri ndali përballjen e Premier League për shumë minuta, ndërsa gjithçka rifilloi kur fusha u pastrua dhe gjarpri u vendos në vend të sigurt, duke mos qenë problem për pjesëmarrësit.

Read More

Lulzim Basha ka nisur punën për riorganizimin e partisë. Gjatë takimit me strukturat në qarkun e Korçës, ai shprehet se duhet të jenë gati për t’u përballur me qeverinë në nivel lokal dhe qëndror. Më tej, u ndal dhe tek hetimet e SPAK, që sipas tij po konfirmojnë drejtësinë e betejës disavjeçare të Partisë Demokratike. Postimi i Lulzim Bashës Me strukturat drejtuese të Qarkut të Korçës koordinuam veprimtarinë për riorganizimin dhe vënien në eficencë të çdo dege të Partisë Demokratike, për të qenë gati për përballjen në nivel qendror dhe lokal me këtë qeverisje të korruptuar, për t’u bërë zëri…

Read More

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP, Luizi u shfaq në koncert me Noizyn. Më tej, u tha se do të kishte dhe bashkëpunim mes tyre. Mirëpo, mesa duket marrëdhënia e tyre ka marrë një tjetër rrjedhë. Së shpejti Noizy do mbajë koncertin Alpha Show 2 dhe Luiz Ejlli nuk është pjesë e listës së artistëve që do performojnë. Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizyt. Nga…

Read More

Dy shtetas janë arrestuara dhe 12 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi u kapën nga policia e Lezhës duke luajtur në ambientet e një lokali në Rrilë. Një nga dy të arrestuar është pronari i lokalit, ku po luhej “Poker”.Policia ka sekuestruar tavolinën ku luhej “Poker” dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Njoftimi i policisë: Rrilë, Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, për goditjen e një tjetër rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kishin organizuar lojën “Poker”, në ambientet e lokali në fshatin Rrilë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (njëri prej…

Read More

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se prenë pyje në zonat e mbrojtura në Bulqizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtegu”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Banush Dedja; Ramadan Basha; Zabit Kola. Ndërkohë u shpallën në kërkim Bajram dhe Ajet Lici. NJOFTIMI I POLICISËFinalizohet operacioni policor i koduar “Shtegu”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas. Kishin prerë masivisht sipërfaqe pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”, me qëllim sigurimin e lëndëve drusore në…

Read More

Një 43 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Divjakë, pasi plagosi me mjet prerës, biçak, dy shtetas, babë e bir, 45 dhe 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në plazhin e Kavajës, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Njoftimi i policisë: Divjakë Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar. Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës…

Read More

Shkalla e papunësisë në Gjermani është rritur për 0.2 për qind në 5.7 për qind, apo në 2.617 milionë të papunësuar, në muajin korrik, njoftoi të martën Agjencia Federale e Punësimit e Gjermanisë. Kjo nënkupton se këtë muaj të papunë janë 62 mijë njerëz më shumë se në muajin qershor, dhe 147 mijë më shumë se një vit më parë, tha agjencia. “Me fillimin e pushimit veror, papunësia u rrit në muajin korrik”, tha kryetarja e agjencisë, Andrea Nahles. “Punësimi po rritet, por rritja po e humb momentumin dukshëm”.Papunësia rritet në korrik zakonisht, për shkak se mbarojnë kontratat trajnuese dhe…

Read More

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Kosovës. Sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani të martën ka nënshkruar dekretin e nënshtetësisë për Kadarenë, dhe ai do t’i dorëzohet autorit gjatë një vizite të saj në Shqipëri në një periudhë të afërt. Presidentja, pas nënshkrimit të dekretit, citohet të ketë thënë se “dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”. “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të…

Read More

Një 27-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Skoci, ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur, pasi ishin duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare, shkruan Daily Mail. Sipas medias britanike, çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën, duke i marrë jetën vajzës. Shkak i ndjekjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për ndarjen e parave të ardhura nga trafiku i drogës. Autoritetet skoceze po e trajtojnë vdekjen e Amy-t si të dyshimtë dhe dje nisi një hetim për vrasje duke…

Read More

Ndër shumë frikëra dhe rreziqe që mbizotërojnë rreth inteligjencës artificiale, është fakti se ne nuk mund të dallojmë një imazh të vërtetë dhe real nga ai i rremë. Në fund të fundit, kush mund ta harronte pamjen e “Papës ” me një xhaketë të bardhë Balenciaga? Një imazh i krijuar me AI, dhe shumë u habitën kur mësuan se ishte një përmbajtje false, pasi dukej kaq realiste. Në këto shqetësime dhe në lajme të rreme, që do të na shqetësojnë shumë më tepër, Meta vjen në ndihmë duke përgatitur një label që të dimë se cilat postime i janë nënshtruar një përpunimi të tillë me…

Read More