Më shumë se 7 000 minatorë të paligjshëm u hoqën nga Parku Kombëtar Yapacana në Amazonën e Venezuelës. Shifra u njoftua nga forcat e armatosura të Karakasit, të cilat po kryejnë operacione masive në zonat e mbrojtura në shtetet Amazonas, Bolivar dhe Delta Amacuro, në jug të vendit, si pjesë e Operacionit Autana 2023, të nisur nga Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro. . Në fillim të këtij viti, imazhet satelitore të analizuara nga OJQ-ja Amazon Conservation kishin zbuluar sesi aktivitetet e paligjshme të minierave po shkatërronin parkun Yapacana, me mbi 750 hektarë të shpyllëzuar vetëm midis 2021 dhe 2022.
Author: tirana
Princi dhe Princesha e Uellsit janë prindër praktike të tre fëmijëve të tyre, Princit George, dhjetë vjeç, Princeshës Charlotte, tetë vjeç dhe Princi Louis, pesë vjeç, por ata gjithashtu kanë ndihmë shtesë në formën e dados Norland. Princi William dhe Princesha Kate rekrutuan mësuesen e tyre të besuar të kopshtit Maria Teresa Turrion Borrallo nga shkolla Norland në Bath në vitin 2014. Princi George ishte rreth tetë muajsh në atë kohë dhe që atëherë ka qenë me familjen. Por a e dini se dadot e Norlandit kanë rregulla shumë strikte për gjuhën që lejohen të përdorin para fëmijëve në kujdesin e tyre? Kolegji…
Sipas miqve dhe familjes së saj, influencuesja vegane Zhanna Samsonova thuhet se ka “vdekur nga uria” pas një diete me fruta krejtësisht ekzotike në Malajzi. Ajo ishte 39 vjeç. Shtetasja ruse, e cila shpesh promovonte ushqime të papërpunuara në mediat sociale, ku ishte e njohur për miliona ndjekësit e saj në TikTok, Facebook dhe Instagram si Zhanna D’Art, thuhet se vdiq më 21 korrik pasi më në fund kërkoi trajtim mjekësor gjatë një turi në Azinë Juglindore, sipas New York Post . “Disa muaj më parë, në Sri Lanka, ajo tashmë dukej e rraskapitur, me këmbë të fryra”, tha një mik i saj…
Zgjerimi i pafund, Kërcitja e Madhe, singularitet, staticitet (dhe shumë më tepër): Hipotezat se cili do të jetë fati përfundimtar i Universit janë të shumta, dhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra (dhe për fatin tonë të mirë e përcaktojnë fundin shumë larg në kohë nga tani). Tani kësaj liste i shtohet një studim i ri, i cili bazohet mbi teorinë e avullimit të Vrimave të Zeza të formuluar nga i ndjeri Stephen Hawking. Sipas këtij modeli, të zhvilluar nga Michael Wondrak, Walter van Sujlekom dhe Heino Falcke, astrofizikanë në Universitetin Radbaud në Holandë, Universi ynë po “avullon” ngadalë para syve…
Nga Scotty Hendricks Një pyetje e zakonshme që u bëhet filozofëve dhe guruve është:”Cili është kuptimi i jetës?”.Është pa dyshim një pyetje e rëndësishme. Sepse të pasurit e një ndjenjë qëllimi në jetë,shoqërohet me një gjendje shëndetësore të mirë. Anasjelltas, mospasja e një të tille mund ta bëjë një person të ndihet i mërzitur dhe i përhumbur. Madje Friedrich Nietzsche druhej se mungesa e kuptimit mbi jetën, do ta zhyste botën drejt nihilizmit, një kalim që ai besonte se do të ishte katastrofik. Disa filozofë kanë propozuar disa përgjigje për këtë pyetje të vjetër. Ne do të shqyrtojmë 4 prej tyre. Ekzistencializmi Është një qasje ndaj filozofisë që përqendrohet tek çështjet e ekzistencës njerëzore, përfshirë mënyrën se si mund të jetohet një jetë kuptimplotë përballë një universi pa kuptim. Shumë mendimtarë dhe shkrimtarë lidhen me këtë rrymë mendimi si Nietzsche, Simone de Beauvoirdhe Fyodor Dostoevsky. Por ndoshta më i shquari nga ekzistencialistët e shekullit XX-të ishte Jean–Paul Sartre. Ai parashtroi bazat e…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim çon kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin. Ky i fundit akuzohet për blerje votash, ndërkohë që u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. NJOFTIMI I SPAKNë përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.111 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 31.07.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:1.Dhionisios Alfred Beleri, akuzuar për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim,…
Një 44-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi me armë gjahu. Ndërkohë, përveç armës së gjahut në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, policia i ka sekuestruar edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë. Njoftimi i Policisë: Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi atë me armë gjahu.…
Nga Jennifer Williams, Foreign Policy Mes një peizazhi të shkretëtirës, një vizionar zbulon një shpikje që do të ndryshojë përgjithmonë botën. Kjo është skena kulmore e filmit të Christopher Nolan Oppenheimer, “babai i bombës atomike”. Është gjithashtu skena që hapet filmi Barbie, nga regjisorja Greta Gerwig, e cila kishte premierën në të njëjtën ditë me Oppenheimer. Megjithëse subjektin dhe tonin rrënjësisht të ndryshëm të dy filmave, njëri është një shqyrtim dramatik i mendjemadhësisë së njeriut dhe kërcënimi i apokalipsit bërthamor dhe tjetri rreth kukullës ikonike të modës Mattel, ata kanë shumë më tepër të përbashkëta sesa thjesht data e publikimit. Të…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me drejtues dhe oficerë së Gardës së Republikës në Tiranë. Në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj duhet të jetë norma dalluese e kësaj strukture elitare sigurie. “Të jeni të sigurt që do të bëj gjithçka për të garantuar një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës. Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë…
Angus Cloud, i cili luajti në serialin hit të HBO Euphoria, ka vdekur në moshën 25-vjeçare. Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill, vdiq të hënën në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni. “Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, tha familja e Cloud në një deklaratë. Cloud humbi babanë e tij pak ditë më parë, sipas familjes, dhe kishte “luftuar me shëndetin mendor”.“E vetmja ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është afër babait të tij, i cili ishte shoku i tij…
Teksa është gjysma e stinës së verës, nxehtësia rekorde dhe moti ekstrem gjatë këtij viti janë të paprecedentë, por jo befasues, thanë shkencëtarët. Bota është përballur me nxehtësi dhe vërshime vdekjeprurëse dhe me zjarre të egra. Por, ende nuk ka sinjale se situata është duke u përmirësuar. Qendrat për parashikimin e motit në Evropë dhe Amerikë kanë paralajmëruar se muajt gusht dhe shtator do të jenë më të nxehtë se zakonisht. “Ne po shohim në mbarë botën ndryshime të paprecedentë”, tha shkencëtari për klimën në Agjencinë kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Gavin Schmidt. “Valët e të nxehtit që…
Me thënien “plehrat e dikujt janë thesar për dikë tjetër” u bind një tregtar antik pasi bleu një shtëpi në një gjendje kaotike dhe më pas gjeti sende me vlerë rreth 270 mijë euro në grumbujt e gjërave. Alex Archbold, i cili zotëron një dyqan antik në Edmonton, Alberta, Kanada, dhe drejton një kanal të njohur në YouTube me qindra mijëra ndjekës, bleu shtëpinë dhe sendet e mësueses të ndjerë të muzikës, Beth-Joan Ruck. “Më thanë se kishte të ardhura modeste dhe nuk prisja shumë”, tha ky kanadez për Bored Panda. Mirëpo, siç thotë ai, kur ka hyrë për herë…