Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, zoti Braho ka paralajmëruar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ka treguar skemën që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave kreun e “Foltores”. Madje ish-ligjvënësi socialist shpreh bindjen se prokurorët specialë do vënë në pranga ministra e ish-ministra, të cilët sipas tij, janë përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Ndërkohë ai tregon se si Ilir Meta i “bëri gropën” Sali Berishës, ndërsa zbulon edhe kurthin që i ngriti në zgjedhjet e 14 majit.…
Author: tirana
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj anëtares serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Sërpska, për shkak të minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995. Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit janë futur edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviq dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Sërpska, Millosh Bukejlloviq. Thesari tha se zyrtarët e sanksionuar janë drejtpërdrejtë përgjegjës për inkurajimin e miratimit të vendimeve nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska për të…
Një person rreth te 60-ave është gjetur sot pa shenja jete në afërsi të fshatit Kotë, në zonën e quajtur Qafa e Dushkut. Dyshohet se personi ka pësuar aksident dhe ka humbur jetën. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.
Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit, nga ku lajmëroi se ka nisur puna për riorganizimin e partisë. Në një reagim në “Facebook”, Basha thekson se synim është modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave në parti. “Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë.”
Në Shqipëri mjaft fermerë po hasin vështirësi në shitjen e grurit të sivjetshëm për shkak se çmimi i tregut është thuajse i njëjtë me kostot e prodhimit. Autoritetet u bënë thirrje atyre një vit më parë, pas agresionit rus në Ukrainë që të kultivojnë grurë me qëllim për të zbutur pasojat e krizës së furnizimeve që shkaktoi lufta. Por megjithë shtimin e subvencioneve sipërfaqet e mbjella nuk u zgjeruan ndjeshëm. Autoritetet thonë se ndihma financiare kishte synim ta ruante këtë sipërfaqe dhe të konsolidonte prodhimin. Ndërkaq situatën e kanë bërë më të vështirë edhe problemet e mbartura në bujqësi që…
Luizi Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një shqetësim përmes një videoje, e cila ka shërbyer edhe për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm. Luizi shprehet se kohët e fundit ka marrë gjoba të majme, për shpejtësi tej normave, mosvendosje të rripit dhe për përdorim telefoni gjatë kohës që ishte në timon. “Sapo u çova prej gjumit, sepse si Shkodran e kemi zakon të flemë në zheg, na e ka qejfi kështu. Thashë po kontrolloj makinën për gjoba dhe, çfarë të shihja. Gjobë për shpejtësi, gjobë për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë…
Një 32-vjeçar në Kukës është arrestuar, pasi dyshohet se me automjetin e tij përplasi një motor, ku për pasojë ka ndërruar jetë shoferi. Përmes një njoftimi, uniformat blu njoftojnë se pas aksidentit, 32-vjeçari braktisi mjetin e tij dhe u arratis. “Policia bën me dije se në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një aksident të ndodhur më datë 30.07.2023, në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është duke mbajtur këto ditë turneun e saj në disa vende të Evropës. Ndërsa ka performuar para publikut gjerman, Rexha është pritur me entuziazëm të madh nga fansat në dalje të koncertit. Ajo publikoi një video në InstaStory, ku mund të shihej se numër i madh fansash kanë pritur jashtë me dëshirën për ta takuar këngëtaren ose për të realizuar ndonjë fotografi me të. Madje një fans shqiptar e ka surprizuar me flamurin kombëtar në duar, teksa i thotë “Shqipe, të duam zemër”. Nga ana tjetër, 33-vjeçarja i përgjigjet në shqip duke thënë…
Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për 45 të arrestuarit në kuadër të operacionit antidrogë në Elbasan. 35 prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Ndërkohë, 7 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje, kurse 3 të tjerë do të qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’. Më 29 qershor 2023 u goditën katër grupe kriminale që shpërndanin drogë në qytete të ndryshme. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “rrjeta”. Një prej 45 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si…
Në Shtetet e Bashkuara, thuajse 200 milionë njerëz, po përballen me temperatura të larta, dhe një pjesë edhe me rrezikun e përmbytjeve. Në të njëjtën kohë, disa pjesë të Indisë gjenden nën ujë, ndërsa në Afganistan, ka mungesë të furnizimit me ujë për shkak të valës së të nxehtit. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, shkencëtarët thonë se ky mund të jetë realiteti i ri. Dielli përvëlon mbi rrugët e Feniksit, në Arizona, në jugerëndim të Shteteve të Bashkuara. Pothuajse përgjatë gjithë ditëve të korrikut, temperaturat e regjistruara, kanë shënuar 43 gradë Celcius, ose më shumë. Në…
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Kosovë. Në aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë e vogël. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e Klinës. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Jo vetëm Luizin dhe Kiarën, por tashmë njerëzit nuk hezitojnë të fotografojnë edhe prindërit e çiftit. Mamaja e Luizit, e cila është kthyer nga Amerika, si dhe ajo e Kiarës, janë parë sot në shoqërinë e njëra-tjetrës teksa ecnin rrugëve të kryeqytetit, në zonën e Myslym Shyrit. Ato janë fotografuar bashkë në këto foto të publikuara nga “Vip Magazine”.