Author: tirana

Prokuroria e Tiranës ka reaguar për arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Organi i akuzës bën me dije se Goxhaj do të ekstradohet drejt Kosovës. Për ish-anëtarin e UÇK-së, është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Speciale. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. NJOFTIMI I PROKURORISE Sot më datë 31.07.2023, në kuadër të “Kërkesës se Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës”, u realizua ekzekutimi i letërporosisë për dhënien e ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar…

Read More

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke folur për zhvlerësimin e monedhës Euro përballë lekut, i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa. Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se familjet shqiptare janë duke vuajtur nga rënia e vlerës së monedhës Euro përballë Lekut, teksa shton se kambana e alarmit po bie sot mbi çdo shqiptar. Postimi i plotë: Postimi i plotë i Tabakut: Kush po luan me Euron? Ditët e fundit është hapur një debat, në fakt i keqorientuar, se forcimi i Lekut tek ne është shenjë një ekonomie të shëndetshme dhe që po ecën në drejtimin e duhur dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me prokurorët dhe gjykatësit e rretheve, për të cilët thotë se kanë një qasje skandaloze sa iu takon rasteve të zjarrëvënies në vend, ndërsa iu bën thirrje që të zbatojnë rreptësisht ligjin. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se nuk duhen toleruar piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore të vendit tonë. “POLICIA E SHTETIT po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të…

Read More

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 203 bimë kanabis gjatë një aksioni të zhvilluar në Vaun e Dejës. Në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit 55-vjeçari Prek Merkushi, si edhe 36-vjeçari Nard Kodra. Gjithashtu, bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi.  NJOFTIMI I PLOTË: Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj. Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas…

Read More

Nga data 29 korrik ka nisur aplikimi për në universitete. Maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë online deri më datë 3 gusht, në portalin U-Albania për të fituar vendin në universitetin ku duan të ndjekin studimet e larta për vitin akademik 2023-2024. “Ecuria është e mirë ka mbi 10 mijë maturantë që e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Janë rreth 20 mijë maturantë që kanë shprehur dëshirën për të kryer studimet. Fakulteti i Mjekësisë kaq rreth 4600 aplikimet në të gjitha programet”- tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar. Në dispozicion të maturantëve janë mbi 32 mijë kuota.…

Read More

Ish-anëtari i UÇK, Dritan Goxhaj u arrestua këtë të hënë më urdhër të Gjykatës Speciale, me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas përfundimit të luftës në Kosovë. Sipas avokatit të tij, Bashkim Nikolla, në këtë ngjarje konstaton duar të zgjatura të Serbisë, për t’i çuar luftëtarët e UÇK-së në gijotinë. “Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në gijotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse…

Read More

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por kishte arritur të arratisej. 48-vjeçari joshte vajza nga Rusia dhe Ukrainë për t’i dërguar në Bolonja, duke i gënjyer se do u jepte mundësi që të bëheshin balerina. Por sapo vajzat dërgoheshin në Itali, ato shfrytëzoheshin për prostitucion. Denoncimi për shqiptarin ka ardhur nga një prej viktimave, e cila arriti të largohej prej grupit kriminal. Aktualisht autori ndodhet në burgun e Croneos në Bolonja, në pritje të veprimeve të mëtejshme nga autoritetet…

Read More

Mediat rozë raportuan pak ditë më parë se këngëtari shqiptar Ardian Bujupi është martuar në Gjermani, larg syrit dhe vëmendjes së publikut. “Prive” ka zbuluar identitetin e saj e bashkëshortes së Bujupit. Ajo është shqiptare nga Kosova dhe quhet Fjolla. Mësohet se prej vitesh jeton e vepron së bashku me familjen e saj në Gjermani. Këtë javë çifti ka kaluar pushime edhe në jug të Shqipërisë.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli për përçarjen në PD dhe zgjedhjet e 29 korrikut, të cilat u fituan nga Lulzim Basha. Sula u shpreh se nuk e njeh Bashën si kryetar të Partisë Demokratike dhe se duhet një fytyrë e re e pa konsumuar që ta drejtojë atë. Më tej tha se nuk mund të kesh besim te dikush që ka humbur 5-6 herë. “Ne si grup nuk e njohim Bashën si kryetar të PD-së, pasi nuk mund të kesh besim te një njeri që ka humbur 5-6 herë. Nuk kam shkuar as në mbledhjen e Kryesisë, pasi…

Read More

Jahti miliona dollarësh i ish-agjentit të KGB-së Vladimir Strzhalkovsky, ka mbërritur ditën e sotme në portin industrial të Sarandës. Jahti “Ragnar” me vlerë 85 milionë dollarë është ankoruar sot në portin e qytetit bregdetar, në “limion” mesa duket për t’u furnizuar me naftë. Strzhalkovsky është mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Ata kanë shërbyer së bashku si agjentë të KGB-së në Leningrad (Shën Peterburgu sot). Megjithatë ai nuk është në listën e BE-së për oligarkët e sanksionuar.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është mosbindje ndaj ligjit. Ndaj, paralajmëroi se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet. “Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”.

Read More

Kremlini ka reaguar ndaj bisedimeve për garanci të mundshme të sigurisë nga Perëndimi për Ukrainën, duke paralajmëruar me përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Evropë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën “do t’i shkelnin parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare” dhe se nuk duhet të bëhen “në kurriz të nevojave të Rusisë”.

Read More