Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, partitë në pushtet kanë mbështetur kërkesat e këtij subjekti opozitar për një Qeveri të zgjeruar, pa Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). Ky zhvillim vjen pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se ministrat dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë nga partia e tij kanë dhënë dorëheqje nga ekzekutivi maqedonas. Ai tha më 30 korrik se vendimi për dorëheqjen e ministrave nga Qeveri u mor “duke u nisur nga kushtëzimi i VMRO-DPMNE-së se do t’i votonte ndryshimet kushtetuese nëse BDI-ja del nga Qeveria”. Zëvendëskryeministri Artan Grubi…
Author: tirana
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore në plazhin e Spillesë, Durrës, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që…
Nuk ndodh çdo ditë që një palë syze dielli mund të shkaktojnë rrënimin tënd. Por kjo i ka ndodhur një lideri të një partie të majtë norvegjeze që u kap nga kamerat duke vjedhur një palë syze luksoze nga aeroporti i Oslos. Prestigjiozja “Politico Europe” rendit 12 rastet më të turpshme, ku politikanë, ish-kryeministra apo përfaqësues të BE, kanë shpërdorur detyrën në korrupsion apo dhe në afera seksuale që i kanë kushtuar postin. Janë 12 histori absurde të përmbledhura si më poshtë. Hajduti norvegjez i syzeve “Galeotti” ishin një palë syze dielli të markës së njohur “Hugo Boss”. Deputeti norvegjez…
Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër-arrest për Dritan Goxhajn, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Bëhet me dije se arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale, e cila më herët ka dërguar në pranga politikanë të lartë të Prishtinës. Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën…
Natyra e bukur me peisazhin e larmishëm, kombinuar me aktivitete të shumta, po tërheqin qindra turistë të huaj çdo ditë në vendin tonë. Aktivitetet kulturore dhe argëtuese që janë organizuar nga veri në jug kanë marrë edhe interesin e mediave prestigjoze. New York Times, Metro, Zapov News e media të tjerë kanë ndjekur “Kala Festival”, që u organizua në fillim të verës në Dhërmi. Më shumë se një duzinë njerëz të djersitur, me veshje të ndryshme, qeshnin teksa një instruktor kërcimi “capoeir” na drejtonte të zvarriteshim në dysheme. Bëni kontakt me sy, na tha ai ndërsa përpiqeshim të ndiqnim lëvizjet…
Mëlçia e yndyrshme, e njohur si hepatosteatozë, është një gjendje e shkaktuar nga akumulimi i yndyrës në qelizat e mëlçisë. Kjo situatë ndodh kur sasia e yndyrës së grumbulluar tejkalon peshën e mëlçisë me 5%. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga sëmundjet e deri te mënyra e gabuar e jetesës. Mëlçia e yndyrshme në përgjithësi nuk shkakton simptoma të asnjë lloji, por në disa individë mund të çojë në zhvillimin e inflamacionit dhe cirrozës. Shkaqet e mundshme- Shkaqet mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga patologjitë e deri te mënyrat e gabuara të jetesës. Ndër shkaqet…
Qyteti japonez Onomichi, në prefekturën Hiroshima të Japonisë , kreu një anketë publike në vitin 2017 që u përdor më pas për të krijuar fletushka për gratë shtatzëna, të shpërndara më vonë për banorët vendas duke nxitur zemërim jo vetëm tek vendasit por madje në të gjithë Japoninë. “Ka dallime në mënyrën se si burrat dhe gratë ndjehen dhe mendojnë. Një nga arsyet për këtë është ndryshimi strukturor në trurin e burrave dhe grave. Dihet që meshkujt veprojnë në bazë të teorive, ndërsa femrat në bazë të emocioneve. Gjëja e rëndësishme është të kuptojmë dallimet e njëri-tjetrit dhe t’i ndajmë…
Kontinentit të Antarktidës i mungon një sasi akulli deti me madhësinë e Argjentinës dhe shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë arsyen, sipas CNN. Ndërkohë që hemisfera veriore po mbytet në një valë të nxehti rekord, një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik është shkatërruar. Akulli i detit Antarktik ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit. Çdo vit, akulli i detit Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit. Më pas, akulli i detit rindërtohet gjatë dimrit. Por këtë vit, shkencëtarët kanë vërejtur diçka ndryshe. Akulli i detit nuk është…
Një postim emocionues është bërë nga Lady Gaga për Tony Bennett, që u nda nga jeta dhjetë ditë më parë në moshën 96-vjeçare, pas betejës së tij me Alzheimer. Performuesi i njohur kishte një miqësi të ngushtë me këngëtaren, ndërsa kishin ndarë edhe skenën. Me një postim në llogarinë personale në Instagram, ajo ka shkruar për gjithçka që ai i ka mësuar ndër vite dhe ka theksuar se sa shumë e ka dashur. Në veçanti, ajo ka publikuar një foto, në të cilën janë përqafuar dhe poshtë saj ka shkruar një tekst të gjatë. “Do të më mungojë përgjithmonë shoku…
Një supermarket në Shijak ka marrë flakë pak momente më parë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë shkëndija elektrike në një prej frigoriferëve. Sakaq raportohet vetëm për dëme materiale. Sakaq në vendngjarje kanë shkuar 4 makina zjarrfikëse.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë në Kosovë, Ramush Haradinaj, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Teksa ka komentuar situatën tensioneve që ka përfshirë veriun e Kosovës, Haradinaj bën përgjegjës Kurtin duke theksuar se po e rrezikon vendin me qëndrimet e tij. Në këtë mënyrë ai ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale. “Kosova është në një krizë që është e rrezikshme. Ky rrezik nuk është më në parametrat e zakonshëm kur qeverisja nuk është e mirë, por rreziku është se mënyra e qeverisjes është kah e rrezikon edhe substancën…
Për javën e dytë vazhdon në Amerikë furia me filmin “Barbie” që u shfaq në kinema pak kohë më parë. Fundjavën e kaluar, filmi i Greta Gerwig me Margot Robbie dhe Ryan Gosling fitoi 93 milionë dollarë në kinematë e Amerikës së Veriut. Pavarësisht se nuk ishte fundjava e parë, por e dytë që shfaqi premierën e “Barbie”, turma njerëzish u dyndën drejt kinemasë për të parë “universin rozë të kukullës së famshme”. Box Office: ‘Barbie’ Dances to $775M Globally, Days Away from Joining Billion-Dollar Club https://t.co/AgauYKaAWO— The Hollywood Reporter (@THR) July 30, 2023