Author: tirana

Kryeplaku i fshatit Palaj në Vaun e Dejës, Prek Merkushi, ka rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me 36-vjeçarin Nard Kodra, kultivonin kanabis sativa. Mësohet se janë asgjëssuar 203 bimë të dyshuara narkotike që u gjetën të kultivuara. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi 34 vjeç, për moskallëzim krimi. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj. Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që…

Read More

Misir e Nelson Hoxha, babë e bir, të cilët dhunuan dy përmbarues në Librazhd janë lënë në burg. Të premten e javës së kaluar, babë e bir dhunuan dy përmbaruesit, të cilët kishin shkuar të sekuestronin brenda ambienteve të resorit në pronësi të tyre, orenditë e tij, për shkak të një borxhi të vjetër që daton nga viti 2014. Sipas burimeve zyrtare, Arben Isufi i shoqërisë “Arbeni-Al” shpk kishte fituar të drejtën ligjore për pagimin e një borxhi rreth 100 mijë euro, me një vendim gjykate të vitit 2014. Për pagimin e borxhit ngarkohej shoqëria “Resort Ballkan” shpk, pronare e…

Read More

Keisi Medini ka rrëfyer se si e priti lidhjen e re të të atit, Sabianit dhe ardhjen në jetë të vëllait të saj të vogël. Ish-banorja e BBV, u shpreh se në momentin që zbuloi se familjes së saj do i shtohej një anëtar i ri “iu shemb bota”, por thekoi se ai është gjaku i saj dhe tani s’rri dot pa të. “Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur sepse kështu ndodhi e gjithë gjëja. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar,…

Read More

Aktori i njohur Genci Fuga, paraqet një gjendje shëndetësore të qëndrueshme, por ende kritike pas operacionit që iu nënshtrua të shtunën në mbrëmje pas një goditjeje cerebrale. Mjekët po monitorojnë ecurinë e tij të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga ndërhyrja që cilësohen edhe orët më të rrezikshme thonë miqtë e tij. Pedagog në Universitetin e Arteve dhe aktor, Fuga pësoi goditje të shtunën ndërsa bashkëshortja e tij, aktorja e regjisorja Eni Jani, bëri thirrje publike në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh të nevojshme për ndërhyrjen në një spital privat. Në…

Read More

Pas zgjedhjeve dhe para një shtatori që pritet të jetë i nxehtë, ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një dasmë në Tropojë, vendlindjen e tij bashkë me familjen. Në një video të postuar në tiktok, Berisha shihet i ulur në tavolinë, i rrethuar nga të afërm, teksa bashkëshortja e tij Liri Berisha ndodhet në pistën e kërcimit, ashtu si edhe djali Shkëlzeni me bashkëshorten Armina Mevlani. Këta të fundit kërcejnë nën ritmet e një kënge e valleje të njohur tropojane ku nuk mungon përshëndetja me emra.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë përgjigje ultimatumit të Unionit të Transportit Publik, i cili lajmëroi se nga dita e sotme do të reduktojë autobusët urbanë në kryeqytet. Duke e cilësuar një pabesi ndaj qytetarëve të Tiranës, sidomos në një periudhë me temperatura mjaft të larta, Veliaj tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës. “Sot kemi pasur një ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm nga të gjitha shoqatat e transporti publik të Tiranës. Kur dikush të vendos një ultimatum në temperaturë…

Read More

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur programin e ri kufitar. Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte në Qafë Thanë ku edhe u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski. Gjatë këtij takimi i prezantua edhe nisma “One stop shop” mes dy vendeve. “Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj. Fluksi i turistëve dhe numri i investitorëve të mëdhenj, së bashku me shqiptarë të diasporës apo edhe ata që banojnë në Shqipëri është inkurajues. Zhvillimi mëtejshme dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, kërkojnë një qasje komplekse”, tha Rama.

Read More

Orlando, një menaxher projektesh nga Durrësi thotë se e pëndjek “fati i keq” me ashensorët. Gjatë viteve të punës në Tiranë, 28-vjeçari thotë se ka ngecur i bllokuar tre herë në ashensorë të pallateve të ndryshme. “Hera e fundit ka qenë në ashensorin e punës, në një pallat në zonën e ish-Bllokut, rreth 4 muaj më parë,” tregon ai, duke shtuar se kishte qenë së bashku me dy banorë të tjerë. “Tentuam që të lajmëronim banorët e tjerë duke i rënë alarmit, por askush nuk dëgjonte. Duke qenë se askush nuk po na vinte në ndihmë, arritëm që me forcë…

Read More

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ishte një ditë më parë e ftuar finalen e madhe të “She’s on Top”. Ajo ishte pjesë e jurisë profesioniste me Krist Aliajn dhe Dea Mishel. Në një moment, bukuroshes bionde i ka ndodhur një e papritur. Një karkalec iu ngjit asaj, e cila e trembur çohet nga karrigia dhe bërtet. “Ej, u fut brenda moj”, dëgjohet të thotë ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, e cila më herët tha disa fjalë banale në italisht.

Read More

Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon, po kalon verën me të dashurën e tij, Lauren Sanchez, në superjahtin e tij prej 500 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për superjahtin më të lartë me vela në botë, të quajtur Koru, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë. Është 172 metra e gjatë dhe ka një anije shoqëruese 76 metra të gjatë që ka një platformë uljeje helikopteri. Si jahti ashtu edhe anija e tij shoqëruese u fotografuan sërish nga paparacët të premten e kaluar pranë Majorkës. Në fotot që qarkullojnë në internet, ka rënë në sy veçanërisht skulptura në pjesën e…

Read More

Në kulmin e diskutimit në lidhje me të ardhmen e Mbappe-s, për të trazuar edhe më shumë ambientin kanë menduar dy gjigandët anglez, Liverpool dhe Chelsea. Këtë verë, “Mbappe” është çështja më e nxehtë, ku mes tij dhe PSG ka nisur një luftë totale, ndërsa Real Madrid qëndron në dritare, të bindur se francezi ka zgjedhur ata për të vijuar karrierën. Problemi në këtë pikë është se PSG nuk dëshiron ta humbas falas ndërsa po bëjnë gjithçka që Mbappe të largohet këtë verë pasi morën konfirmimin se kapiteni i Francës nuk do të rinovojë kontratën e tij që i përfundon…

Read More