Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Hamallaj, anëtarë të familjes Kaçi kanë folur për mediat. 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili ishte i pari që u dhunua nga pjesëtarë të familje Nikolla ka treguar motivin e konfliktin dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme. Ai tha se me Nikollajt janë të afërm dhe se dje është sulmuar kur po çonte bagëtitë për të kullotur. Shkak për ngjarjen e djeshme, që solli dhe arrestimin e gardistit Martin Nikolla, pjesëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla është bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve…
Author: tirana
Eksperti i mjekësisë bimore, Zef Gjeta, ka shuar kuriozitetin e të gjithëve në lidhje me konsumimin e peshkut dhe djathit njëkohësisht. Disa mendojnë që është thjesht një mit dhe disa të tjerë mendojnë që është e dëmshme për shëndetin. Eksperti Gjeta i ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, shprehet se nuk është e këshillueshme konsumi i të dyjave bashkë sepse kjo rezulton në anemi, prandaj njerëzit duhet të bëjnë kujdes. “Nëse konsumojmë dhe peshk dhe djathë bashkë, ka një problem. Bulmeti na ndihmon shumë me kalciumin ndërsa mishi dhe peshku për hekurin dhe duke i konsumuar të dyja në…
Zherard Pike dëshironte të festonte mbylljen e sezonit të rregullt të kampionatit që organizon, Kings League. Por gjërat nuk kanë shkuar siç priste ish-mbrojtësi i njohur katalanas. Ai kishte organizuar një festë madhështore me qindra të pranishëm në një disko të njohur në Madrid. Por padyshim që nuk e priste që në momentin e fjalimit, e gjitha salla t’i vihej kundër. Fillimisht nisën sharjet kundër Barcelonës, e më pas një kor që ndoshta i ka djegur më shumë ish-futbollistit. E gjithë salla nisi me thirrjet “Shakira, Shakira”, ndërsa Pike kishte mbetur i shtangur me mikrofon në dorë, duke pritur derisa…
Të gjithë ata që po udhëtojnë këto ditë për pushime, pune, apo arsye të tjera personale do të duhet të paguajnë më shumë për të mbushur serbatorët e automjeteve. Çmimet e naftës dhe benzinës në vend kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me një shtrenjtim total prej 8-9 lekësh për litër. Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i pakicës dhe shumicës në vend, një litër naftë tregtohet me 185 lekë, nga 179 lekë që ishte rritur pak ditë më parë, ndërsa më herët çmimi kishte zbritur në 176 lekë. Në pikat e tregtimit…
Një monedhë e rrallë 2 000-vjeçare që daton nga revolta hebraike kundër Romës, u zbulua në shkretëtirën e Judesë, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit. Monedha prej argjendi paraqet tre shegë, ndërsa ana tjetër ka një kupë. Fjalët “Jerusalemi i Shenjtë” ishin gjithashtu të gdhendura. IAA e daton monedhën në vitin 66 ose 67 të e “Hebrenjtë ishin nën sundimin e Perandorisë Romake, kështu që prerja e monedhave ishte një shprehje sfiduese e identitetit kombëtar”, tha Autoriteti i Antikiteteve.
Pas rreth një 1 orë e 30 minutash, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD. Mësohet se në këtë mbledhje Basha ka propozuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator. Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike. Mësohet se përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal. Sipas tij, shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: 1-Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e…
Duke filluar nga dita e sotme, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit. Ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve. Ditën e djeshme, përmes një postimi në “Facebook”, Artan Grubi, në cilësinë e korrdinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, tha se nga 31 korrikut (sot), kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar…
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka paralajmëruar së fundmi se lufta po kalon në anën e Rusisë pas një sulmi me dron në Moskë si pasojë e të cilit u dëmtuan dy ndërtesa dhe u mbyll për pak një prej aeroporteve të qytetit. Mediat e huaja shkruajnë se Zelensky ka thënë se sulmet në territorin rus ishin një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë” i luftës midis dy vendeve. Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes tha se tre drone ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy të tjerë u neutralizuan, por u përplasën nëpër objekte. Aeroporti Vnukovo,…
Në ishullin grek në Kios, mbrëmjen e djeshme ka rënë një zjarr në një zonë pyjore jo shumë larg fshatit Katavasis. Flakët janë përhapur në përmasa të mëdha duke rrezikuar banorë.Rreth një orë pas mesnate, banorëve të fshatrave Diejka dhe Katavasis iu dërgua një mesazh për t’u evakuuar në Volisos, njoftoi televizioni shtetëror grek EPT. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit për shuarjen e zjarrit janë përfshirë pesë avionë dhe katër helikopterë, njëri prej të cilëve përdoret për të koordinuar operacionet e shuarjes së zjarrit.
Teknologjia e informacionit dhe teknologjitë e avancuara të informacionit gjeo-hapësinor janë dy fusha prioritare të qeverisë shqiptare për zhvillimin e vendit. Me një vendim të veçantë, qeveria ka përcaktuar se personat që kryejnë funksione në këto fusha dhe nënfusha të tyre do të marrin një shtesë të veçantë të kushtëzuar mbi pagën bruto për një periudhë 4-vjeçare. Përfitues do të jenë nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit si dhe ato të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeo-hapësinor. Në vendim janë përcaktuar qartë edhe shtesat mbi pagën, që shkojnë deri në 92 mijë Lekë, kjo për titullarin e institucionit të…
Një tjetër sulm me dron në territorin rus, sipas një guvernatori rajonal. Një UAV ukrainas goditi një ndërtesë të punëve të brendshme në rrethin Trubchevsky të rajonit Bryansk, pa viktima, tha Alexander Bogomaz në Telegram. Kjo vjen pasi kryeqyteti rus i Moskës u sulmua gjatë fundjavës, pasi tre dronë u rrëzuan, duke plagosur një person. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha mbrëmë se lufta “po kthehet në territorin e Rusisë” në mes të një numri sulmesh në tokën në pronësi të Moskës.
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Review” ka zbuluar skemën se si kundërshtarët e Ervis Martinaj arritën ta fusnin atë në kurth. Ai tha se bëhet fjalë për një ngjarje të cilën vetë nuk e ka hasur as nëpër filma apo libra që ka lexuar pasi kundërshtarët e Martinaj janë treguar aq të zgjuar saqë nuk i kanë lënë atij hapësirë të dyshonte se i kishin ngritur kurth. “A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshme e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë…