Të rinjtë, sidomos ata në moshë pune, e kanë të vështirë orientimin në tregun e brendshëm të punës, teksa po i drejtohen gjithnjë e më shumë emigracionit për këtë problem. Të dhënat e INSTAT që i takojnë tremujorit të parë të vitit 2023 tregojnë së 13% e të rinjve në moshë 25-29 vjeç nuk janë aktivë në tregun e punës. Të rinjtë e kësaj moshe nuk janë as në punë dhe as nuk janë në kërkim të një punë dhe në treguesit e punësimit raportohen jo-aktivë. Kjo grupmoshë praktikisht ka përfunduar të gjithë ciklin e studimeve, teksa interesi për tregun…
Author: tirana
Sipas MeteoAlb: Orët e paradites; vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë nterritorin e vendit Ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë pornuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor,…
Dashi Në punë mund të përballeni me xhelozi. Mos u habisni, sepse në momentet më të suksesshme në karrierën tuaj do të dalë dikush që të përpiqet t’ju shkaktojë pengesa. Në dashuri, jo gjithçka po ju bën të lumtur. Demi Sot pritet të merrni disa lajme të mira sa u përket financave. Një investim mund të sjellë të ardhura të mira. Në aspektin profesional, mund të rriteni në detyrë si rezultat i angazhimit tuaj të vazhdueshëm. Binjakët Duhet të filloni t’i jepni vetes dashurinë që meritoni. Trajtojeni veten me ushqimin tuaj të preferuar. Nëse nuk e trajtoni veten me dhurata…
Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike përballë Gjergji Hanit, Lulzim Basha ka mbledhur dy prej forumeve më të rëndësishme të PD-së, Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve. Kryetari i PD i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, propozim i cili u pranua. Gjithashtu mësohet se në agjendën e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit do të jenë ndryshimet statutore, vendimet organizative dhe miratimi i aksionit politik të PD-së. Kujtojmë se zgjedhjet e ditës së djeshme për kryetar të PD-së u kundërshtuan nga Këshilli Kombëtar i mbledhur 4 ditë më parë me kërkesë të Gazment Bardhit, i…
Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë. Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist).
Shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë dhe disa pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës janë përfshirë nga fronti i ftohtë ajror që vjen nga Alpet Evropiane. Fronti do të kushtëzojë krijimin e rrebesheve dhe stuhive të fuqishme lokale në shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Serbisë. Në territoret tona fronti arrin i dobësuar në orët e vonshme të pasdite ose në mbrëmje ku parashihen zhvillime të rrebesheve të izoluara në territorin e Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal, prandaj në disa vise priten rrebeshe intensive kalimtare, kurse në shumë vise tjera nuk prite reshje fare.
150 mësues jo vetëm nga Evropa, por nga vende të ndryshme të botës, Britania e Madhe, Turqia, Greqia etj. janë mbledhur sot në Vlorë në seminarin treditor për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë ku merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës Arbërie Nagavci, Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, Kryetari i nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin Lavdrim Krashi, etj. Në hapjen e këtij seminari u vlerësua rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar për brezat e rinj shqiptarë që po rriten…
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e partisë, një ditë pasi u zgjodh në krye të saj. Mbledhja ka nisur në orën 20:00, ndërsa të pranishëm janë: 1-Fitim Zekthi2 -Taulanda Jupi3 -Arbi Agalliu4 Gazmend Koduzi5 Oriola Pampuri6 Gentian Gaba7 Kreshnik Çollaku8 Flutura Açka9 Merita Bakiu10- Xhemajl Gjunkshi11- Enkelejd Alibeaj12 Taulant Zeneli13. Endri Hasa14. Indrit Sefa Ndërkohë, Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, janë prezentë online. Sakaq, nuk janë të pranishëm: 1-Gazment Bardhi2-Helidon Bushati3-Lefter Geshtenja4-Saimir Korreshi5-Bledjon Nallbati6-Dhurata Cupi7-Dashnor Sula8-Juela Hamati9-Jonila Godole Kujtojmë se Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriela Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë Kryesie. Dje…
Shqipëria dhe Anglia po përgatiten për firmosjen në Shtator të marrëveshjes së dakordësuar mes dy qeverive për transferimin e të burgosurve shqiptarë për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare. Në kushtet e anonimatit, një gardian i cili shërben në burgjet angleze, përmes një interviste telefonike, tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se si është pritur kjo marrëveshje nga të burgosurit shqiptarë atje. Por jo vetëm kaq. Ai flet për sjelljen e shqiptarëve e tregon edhe vështirësitë që përballen në përfundim të vuajtjes së dënimit. Jep një rrëfim të dorës së parë se si shqiptarët në burgjet angleze…
Një sherr për rrugën midis dy familjeve, familjes Nikolli dhe familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit, u raportua paraditen e sotme. Të dyja palët e përfshira në konflikt mësohet të jenë kushërinj me njëri tjetrin. Midis burrave të familjes Nikolla që dhunuan familjen Kaçi shfaqej Martin Nikolli, punonjës i Gardës së Republikës. Siç mësohet, Martin Nikolli ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të…
Jo vetëm Gjermania, por edhe Austria dhe Britania po “peshkojnë” punëtorët shqiptarë. Prej vitesh Gjermania po merr punëtorë nga Shqipëria. Madje në 5 vitet e ardhshme Republika Federale kërkon edhe 2 milionë punëtorë qoftë edhe të pakualifikuar. Ajo që e bën shqetësuese situatën është fakti që edhe dy vende të tjera europianë, Austria dhe Britania e Madhe po kopjojnë metodat gjermane dhe po rekrutojnë punëtorët shqiptarë. Ekspertët e punësimit thonë se shtatori nuk do të vijë me lajme të mira, përsa i përket plotësimit të nevojave të tregut vendas më fuqi punëtore. “Nga Gjermania kërkesa për fuqi punëtore edhe të…
Është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vizita e delegacionit amerikan në krye me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-ve, Derek Chollet. Kjo vizitë e cila ishte parashikuar të zhvillohej gjatë kësaj fundjave, është shtyrë për një kohë tjetër, ndërsa arsyet nuk dihen ende. Delegacioni amerikan ishte parashikuar të zhvillonte takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Telegrafi ka provuar të marr informacione nga Ambasada Amerikane, Zyra e Kryeministrit dhe Presidenca, për këtë ndryshim të agjendës, por deri më tani nuk janë përgjigjur. Pas tensioneve në veri dhe protestave të serbëve lokalë, kjo pritej të…