Author: tirana

Në shtator, Shqipëria luan dy sfida më të rëndësishme në kualifikueset “Euro2024”, kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, dy sfida që mund të vendosim shumë mbi objektivin e kuqezinjve për të përsëritur historinë. Sylvinho shpreson shumë që legjionarët të vijnë në formë në këto dy përballje, ashtu siç ishin në qershor. Trajneri i Kombëtares shpreson që dy portierët, Berisha dhe Strakosha të stabilizohen pasi prej afro një viti nuk u aktivizuan thuajse fare në ekipet e tyre respektive. E sigurt është që Etrit Berisha do të largohet nga Torino gjatë kësaj merkatoje vere, gardiani kuqezi nuk bën pjesë në planet e…

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në rrugën Fier-Kallm pranë qendrës tregtare ‘Viva’. Një automjet tip “Fiat Punto” la dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Drejtuesi i automjetit ka arritur të dal pa dëmtime të rënda nga automjeti, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia rrugore dhe një mjet zjarrëfikës. Grupi hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

Read More

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar 17 mjete lundruese si dhe ka ndëshkuar drejtuesit e tyre. Uniformat blu bëjnë me dije se mjetet e bllokuara janë: 5 Jet Ski, 3 gomone dhe 6 skafe. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare e Vlorës/ Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve. Masa të shtuara kontrolli për mjetet lundruese, për ato që cenojnë perimetrin e sigurisë ujore duke rrezikuar jetën e plazhistëve, të atyre që transportojnë persona mbi kapacitetin e lejuar apo që lundrojnë në det dhe kryejnë aktivitetin e argëtimit me mjete…

Read More

Orges Buzi, 33 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person pas një sherri të ndodhur në një lokal në Fier.Ngjarja ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Vija e Ngjalës”, ku autori i dyshuar Ledion (Enea) Nebiu, 30 vjeç, nga Patosi plagosi me armë zjarri 33-vjeçarin dhe më pas u arratis. Sherri mes tyre ka nisur brenda lokalit, ku ndodheshin në tavolina të ndryshme. Ata kanë filluar të debatojnë me fjalë fillimisht. Më pas autori e ka thirrur 33-vjeçarin Buzi jashtë lokalit dhe e ka qëlluar një herë me pistoletë në pjesën e poshtme të trupit…

Read More

Psikopatët, narcisistët dhe sadistët kanë të gjithë diçka të përbashkët: një “bërthamë të errët” të personalitetit të tyre, siç thonë ekspertët. Karakteristikat e ashtuquajtura “të errëta” të personalitetit njerëzor janë në thelb shprehja e prirjes për të vënë veten para dhe mbi të tjerët, edhe kur kjo është në dëm të tyre. Testi “D-factor” vjen për të treguar se sa intensive është ana juaj e errët në jetën tuaj. Siç u përmend në një botim përkatës të LiveScience, studimet e mëparshme u përqendruan në ndryshimet midis karakteristikave “të errëta”, sepse “ka padyshim një ndryshim midis narcizmit dhe sjelljes psikopatike në jetën e përditshme”…

Read More

Paulin Kaçi, një nga të dhunuarit nga familja Nikolla në Hamallaj ka zbuluar detaje të reja rreth konfliktit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi. Në lidhje me shkakun e sherrit, ai tha se ka qenë një rrugë, për të cilën të dyja familjet kanë qenë në Prokurori. Më tej, tha për ‘News24’ se Martin Nikolli qëlloi 4-5 herë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk u plagos njeri dhe se janë dhunuar me shkopinj bejsbolli “Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kamë dalë të…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar sot me strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, teksa sot u vetëvra dhe autori. Ministri Balla gjatë takimit ka falenderuar forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën. “Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë…

Read More

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë monitorimeve të kryera në burimet e hapura dhe në rrjetet sociale, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, janë konstatuar profile të ndryshme, kryesisht në rrjetin social “Facebook”, por jo vetëm, të cilat reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vemendjen e sa më shumë përdoruesve. Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë. Duke qenë se ka dyshime se në rastet…

Read More

Një vajzë nga Alabama, e cila pranoi se kishte sajuar rrëmbimin e saj, është akuzuar për mashtrim. Carlee Russell, 25 vjeç, përballet me dy akuza: një për raportim të rremë tek organet e zbatimit të ligjit dhe një tjetër për raportim të rremë të një incidenti. Më 13 korrik, Russell telefonoi policinë dhe pretendoi se kishte ndaluar makinën kur pa një fëmijë të vogël që ecte në anën e autostradës. Pas kësaj, tha ajo, një burrë doli nga pemët, i lidhi sytë, e hipi në një kamion dhe e mbajti peng, thanë hetuesit javën e kaluar. Ajo pretendoi se ishte…

Read More

Ukraina ka zhvendosur festën zyrtare shtetërore të Krishtlindjes nga 7 janari në 25 dhjetor, si një masë të fundit me synimin për t’u distancuar nga Rusia. Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një projekt-ligj parlamentar që synonte “braktisjen e trashëgimisë ruse të festimeve imponuese të Krishtlindjeve”. Vitet e fundit, Kievi ka ndërprerë lidhjet fetare, kulturore dhe të tjera me Rusinë, duke u rreshtuar me Perëndimin. Ky proces u përshkallëzua pas pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022. Legjislacioni zhvendos gjithashtu dy festa të tjera shtetërore, Ditën e Shtetësisë së Ukrainës, nga 28 korriku në 15 korrik dhe Ditën e Mbrojtësve, e…

Read More

Pamjet e mëposhtme janë nga dhuna e familjes Nikolla kundrejt anëtarëve të familjes Kaçi në Hamallë. Siç shihet në video, Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij, kanë dhunuar me shkopinj bejsbolli dhe sende të rënda familjen Kaçi. Pasi i kanë dhunuar, Martin Nikolla, i cili është shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë drejt komshinjëve të tyre.   Si ndodhi ngjarja e rëndë? Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen ‘pse…

Read More

Përjashtohet nga detyra me urdhër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla punonjësi i Gardës së Republikës që qëlloi me armë në ajër pas konfliktit në Hamallaj të Durrësit. Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.

Read More