Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Patos. Sipas burimeve zyrtare, në lagjen “1 Maji” në Patos është gjetur e vdekur në banesë shtetasja L.G., rreth 63 vjeçe. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Sipas informacioneve të para, nga era e rëndë që është përhapur rreth banesës, dyshohet se kjo shtetase ka ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi është drejt dekompozimit.
Author: tirana
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, ka deklaruar se policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese kanë nevojë për disa ndryshime në vizionin dhe misionin e tyre. Balla ka nënvizuar se eficenca e punës së policisë nuk varet nga forca e tyre, por nga forca e ligjit, duke theksuar se duhet t’i jepet më shumë prioritet komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe funksioneve edukuese të Policisë. “Siç e kam bërë të ditur gjatë kontakteve të mia të para me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të institucioneve, por edhe me qytetarë…
Disa shtetas u përplasën fizikisht në Himarë, për motive të dobëta dhe më pas qëlluan me armë zjarri në ajër. Polica ka identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë konflikt dhe ka arrestuar dy prej tyre dhe proceduar dy të tjerë dhe një është shpallur në kërkim. Po ashtu nga kontrolli në banesën e një prej këtyre shtetasve, “blutë” gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu, 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shenjestër optike për snajper, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Njoftimi i policisë: Himarë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Buneci”. U konfrontuan fizikisht në ambientet e…
Llogaria e Kanye West në Twitter është rikthyer pas një ndalimi pothuajse tetë muajsh për postimet fyese në Twitter. Llogaria e reperit tani tregon postimin e tij të fundit nga 1 dhjetori, një ditë përpara se llogaria e tij të pezullohej në platformën X – emri i ri që pronari Elon Musk i ka dhënë Twitter. West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye, nuk do të ketë të drejtë të fitojë para nga llogaria e tij në X, dhe reklamat nuk do të shfaqen pranë postimeve të tij, raportoi Wall Street Journal të shtunën, duke cituar platformën…
Gruaja në foto është Luiza Mullolli, 46-vjeçarja e cila prej kohësh vuante dhunën nga bashkëshorti i saj, Gjergji. Ata ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës. Konfliktet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty derisa ditën e djeshme, 55-vjeçari e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë septike, pranë banesës. Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar që edhe pse shkoi deri në dyert e policisë nuk u zgjidh. Luiza jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi. Sipas familjarëve, bashkëshorti,…
Kreu i PD-së Lulzim Basha mbledh sot Kryesinë e partisë, një ditë pasi u zgjodh në krye të saj. Gazetari Osman Stafa tha për BalkanWeb se ditën e sotme në orën 20:00 do të bëhet mbledhja e Kryesisë. Mbledhja është njoftuar se do të zhvillohet në zyrat e PD. “Nesër (sot), date 30 Korrik 2023, ora 20:00 do të bëhet mbledhja e kryesisë në zyrat e PD. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Policia e Korçës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku 55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau gruan e tij Luiza Mullalli dhe e hodhi në një pusetë. Teksa nuk dihej ende se si ishte vrarë 46-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, policia deklaron se 55-vjeçari e qëlloi me armë zjarri. Çifti ishin në proces divorci, pasi kishin prej kohësh konflikte dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje. NJOFTIMI I POLICISË: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq,…
Nga Nisha Bellinger/ “The Conversation”Demokracia po tkurret në nivel global dhe diçka e tillë po vërehet për 17 vitet e fundit, sipas gjetjeve të këtij viti të publikuara nga organizata jofitimprurëse Freedom House, që është e angazhuar në mbrojtje të demokracisë. Shpenzimet e mëdha publike të këtyre liderëve në zonat kryesore dhe promovimi me efektiv i nacionalizmit, janë dy arsyet pse mbeten ende shumë popullorë në vendet e tyre. Unë jam një politologe që merrem me dinamikën politike dhe ekonomike në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Dukuri e shoqërive që bëhen më pak demokratike pasi më…
Një 46-vjeçare, nënë e dy fëmijëve u vra ditën e djeshme nga burri, i cili është ende në kërkim. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku Gjergji Mullalli vrau gruan Luiza Mullalli në rrethana ende të paqarta dhe e hodhi në një gropë të ujërave të zeza. Babai i viktimës deklaroi se vajza e tij dhunohet vazhdimisht dhe për këtë arsye ishin në proces divorci dhe prej një viti e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Sipas tij, ish-dhëndri kishte tentuar dhe herë tjetër ta mbyste, por edhe pse ishte shoqëruar në polici nuk ishte arrestuar. Babai Avzi Ferati…
Shqipëria Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore. Orët e paasdites dhe mbrëmjes do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C. Era do të fryjë e…
DashiNjë ide që e kishit pak kohë më parë po merr më në fund njohjen pozitive që meriton. Tani është radha juaj të rishikoni planin dhe të skanoni për çdo kurth të mundshëm. Kjo mund të kërkojë rishikimin e të dhënave që keni kaluar tashmë.DemiDikush në vendin tuaj të punës, ndoshta edhe shefi juaj, ka një ndryshim të rëndësishëm për një çështje që ju përket drejtpërdrejt. Ky ndryshim në vendim do të thotë një mundësi e madhe për ju, dhe ndoshta edhe një pagë më të madhe.BinjaketNjë problem që mendonit se ishte larguar tani po rishfaqet. Për t’i bërë gjërat…
Aktori i mirënjohur Genci Fuga, është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur, bashkëshortja e tij, Eni Fuga nëpërmjet një postimi në Instagram. Eni Jani Fuga, shkruan se aktori ka pësuar një goditje në tru dhe është duke kryer një ndërhyrje. Ajo kërkon ndihmën e punonjësve të RTSH-së dhe të kujtdo që mundet për të dhënë një kontribut prej 200 lekë të rinj, për të pasur mundësinë të mbledhë shumën prej 19 mijë euro, që nevojitet për të kryer operacionin. Eni Jani Fuga: Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci…