Author: tirana

Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, proces i cili nisi në orën 8:00. Gara zhvillohej mes Lulzim Bashës dhe Gjergji Hanit. Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana tha se deri në orën 17:00 votuan rreth 13 700 anëtarë të PD-së. “Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh”, tha Gjana.

Read More

Muaj më parë Adelina Tahiri teksa foli për bashkëshortin e saj, zbuloi se martesa e tyre po përjeton një krizë. Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat aluduan vazhdimisht për ndarje. Por, ditën e sotme, Adelina i dha fund thashethemeve me anë të një fotoje, duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën normalisht. “Family time”, ka shkruar Adelina në foton ku shihet e lumtur.

Read More

Policia kufitare Durrës së bashku me rojën e plazhit kanë shpëtuar babë e bir, të cilët rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Spillesë. Ata janë nxjerrë nga deti dhe u është dhënë ndihma e parë mjekësore. “Në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det. 44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorrën në breg dhe iu dha ndihma e pare”, thuhet në njoftim.

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë bënë të mundur lokalizimin e një anije turistike, e cila kishte 28 turistë në bord. Pasagjerët e anijes turistike kërkuan ndihmë nga Policia e Vlorës, pasi mjeti i tyre pësoi defekt në Karaburun, përballë Gjirit të Kallogjerit, në Raguzë. Në ndihmë të tyre u nisën 2 mjete lundrues, si dhe u njoftua dhe Reparti Special Delta, të cilët dërguan mjetin lundrues BP -10. Me mbërritjen në vendin ku ndodheshin, u është dhënë ndihmë 28 pasagjerëve, të cilët janë transportuar nga mjeti lundrues i Rexhina Grup, i cili ndodhej pranë anijes, si dhe Mjeti Lundrues…

Read More

Këngëtarja e shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, edhe këtë vit zgjodhi që të pushonte në Shqipëri. Ajo publikoi sot disa foto nga Ksamili, ku shfaqet nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve të saj, duke shijuar bukurinë natyrore të vendit tonë. Mirëpo, mediat greke e kanë fshehur faktin që artistja po pushon në një nga plazhet e jugut të Shqipërisë. Në artikullin e publikuar nga media fqinje, Protothema, shkruhet se artistja po pushon në vendlindjen e saj, në Kosovë, duke mos e përmendur në asnjë moment faktin që ndodhet në bregdetin shqiptar, nga ku edhe ka pozuar.

Read More

“Rusia mbetet një furnizues i besueshëm me ushqime në Afrikë”, tha presidenti rus Vladimir Putin në hapjen e samitit dyditor Rusi-Afrikë në Shën Petersburg, duke iu përgjigjur shqetësimeve të shprehura nga vendet afrikane pas përfundimit të marrëveshjes me Ukrainën. Rusia është në vendin e parë për nga eksportet e drithit në këtë rajon, me rreth 10 milionë tonë drithëra në gjysmën e parë të këtij viti. Tregtia ruso-afrikane u rrit me 35 për qind, pavarësisht sanksioneve. “Vendi ynë është në gjendje të zëvendësojë grurin ukrainas, si në aspektin tregtar, ashtu edhe në formën e ndihmës falas për vendet afrikane. Për…

Read More

Danielle Sheehan vendoi të zmadhonte gjoksin kur ishte vetëm 19 vjeçe. Ajo pati humbje të madhe flokësh, lodhje, ekzemë dhe inflamacion, por asokohe nuk mund të kuptonte shkaktarin. Madje iu dëmtua edhe shikimi. Për këtë arsye, Sheehan shkoi disa herë te mjekët, të cilët i thanë se mund të ketë një gjendje autoimune ose stres të tepërt. Por tani, 32-vjeçarja mendon se e gjithë kjo ka qenë për shkak të implantit të gjoksit, pasi problemet e saj u larguan brenda javësh pas heqjes së tyre. “Kam hasur në njerëz të tjerë që flisnin për sëmundjen e implantit të gjirit dhe…

Read More

Zhaklin Lekatari është sulmuar jo pak herë virtualisht nga ndjekës që bien ndesh me pikëpamjet e saj. Kështu ka ndodhur edhe me postimin e saj të fundit, ku në disa “instastory” ka publikuar mesazhet që persona të ndryshëm i dërgojnë. “Boll o shpifësirë se na hape barkun”, shkruan një nga ndjekëset e saj. Më pas, biseda ka vazhduar teksa Zhaklina ka publikuar foton e zonjës në fjalë, duke shkruar “Bukuria ka vetëm një emër”- me nënkuptim dhe ironi e ka vazhduar ajo postimin tjetër, ku shprehet se – “(emri i ndjekëses) dhe Sfida e Bukurisë, më pëlqen ‘marrëzia’ ‘idiotësia’ në këtë…

Read More

Duke filluar nga kjo e hënë, transporti urban në Tiranë do të përgjysmohet. Unioni i Transportit Publik bën me dije se ky vendim është marrë pasi operatorët e këtyre linjave po përballen me vështirësi ekonomike. Sipas tyre, mungesa e mbështetjes nga institucionet dhe e bashkëpunimit, e bën të pamundur që ata të vazhdojnë punën e tyre dhe kështu do të përgjysmojnë flotën e urbanëve.

Read More

Kjo e shtunë ka regjistruar radhë të gjata automjetesh në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë. Vonesat e qytetarëve dhe radhët janë shkaktuar vetëm në doganën maqedonase, ku edhe bëhet kontrolli i mjeteve dhe identifikimi për të hyrë në shtetin fqinj. Ndërkohë, numri i hyrjeve dhe i daljeve në këtë pikë është i lartë.

Read More

Avokati i çështjes, Ylli Manjani është prononcuar për mediat pasi GJKKO konfirmoi masën arrest me burg për 6 të arrestuarit në saj të operacionit “Metamorfoza”. Sipas Ylli Manjanit (ish ministër i Drejtësisë), Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar. “E para e punës dua t’iu them që s’ka asnjë akuze zyrtare në çastet që flasim. Statusi legal dhe procedural i Gjokës është se asnjëri i atyre është i pandehur. Duke mos qenë i pandehur s’ka as akuza. Në kor aty mendojmë që gjithë kjo ka nisur mbi incident policore, nuk janë përgjime. Çkodimi nuk është përgjim. Nuk ka…

Read More