Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij pas mbledhjes informale të qeverisë që po realizohet në Tepelenë, u shpreh se fokusi i takimit ka qenë vetëreformimi i qeverisjes. Sipas tij vetereformimi nuk lidhet vetëm me emra njerëzish apo emërimi apo shkarkim ministrash, por sipas tij qëllimi është rikonceptimi i procesit qeverisës për të rritur eficencën në shërbim të qytetarëve. “Kemi gjithmonë tendencën ti lidhim reformat me njerëz dhe personal, por me lirime apo emërime apo me shkarkime. Por, vetëreformimi është shumë më i gjere se kaq, rikonceptim i procesit qeverisë në funksion të rritjes së eficencës për të arritur rezultate…
Author: tirana
Menjëherë pas marrjes së postit si Ministër i brendshëm, Balla nisi ndyshimet brenda stukturave të policisë. Emisioni FactCheck ka zbardhur Kodin e Etikës vendosur në hyrje të komisariateve. Bazuar në listën më 7 rregulla, policëve u ndalohet të pranojnë dhurata për shkak të detyrës. Ndër të tjerash, theksohet se të gjitha dhuratat që merren në aktivitetet zyrtare duhet të deklarohen. Neni 106 Ligjshmëria 1. Policia duhet të zbatojë dhe të verifikojë ligjshmërinë e gjithë veprimeve të planifikuara të saj. Në respekt të mbrojtjes së jetës, pronës, lirive dhe të drejtave të individit, punonjësi i policisë zbaton ligjin në çdo rast…
Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë në Tepelenë. Ai deklaroi se Shqipëria po njeh rritje të madhe të investitorëve. “Imazhi i Shqipërisë është përmbysur tërësisht. Ajo që shohim nga brenda është rritja e paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj. Nuk flasim për projekte të fokusuara në sektorin e energjisë, por investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, të cilët deri para disa vitesh më parë s’do e konsideronin Shqipërinë për të ngritur biznesin e tyre”, tha Rama.
Piluri është një fshat mbi Himarë. Kur është kohë e mirë, nga lartësia e Pilurit sheh edhe brigjet italiane që vezullojnë natën. Tani në Pilur jetojnë më pak se 100 banorë, shumica e të cilëve mblidhen cdo pasdite në një shesh, në mes të të cilit ngrihet një pemë shumë e madhe që u bën hije vendasve dhe të huajve. Jashtë hijes së kësaj peme shekullore, janë ngritur nja dy lokale për turistë dhe një monument në kujtim të partizanëve të fshatit, që është gjithmonë në diell. Unë shkova në Pilur një pasdite, kur disa burra po bisedonin ulur në…
“Do pushime të lira hajde në Divjakë.” Kjo është thirrja që Erion Braçe ka për të gjithë ata që ankohen për çmimet e shtrenjta në jug. Në një postim në rrjetet sociale Braçe ka renditur disa benefite që ofron Divjaka. Ajri, parqet, lagunat, bregu i pafund, hapsirat e lira ku mund të vendosësh çadrën, ushqimet e freskët e të lira sipas Braçes janë një mundësi e mirë për këdo që zgjedh Divjakën. Posimi i plotë: NË DIVJAKË Ka ajër-ky është plus; Ka park e lagune pafund-keto jane plus Ka një breg të pafund ku gjithçka është e lirë-ti nuk paguan…
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 6 personat e arrestuar, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar emra të njohur jo vetëm në radhët e policisë dhe të biznesit, por dhe nga drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita. Në kërkim është shpallur edhe një emër i njohur për drejtësinë, siç është Ervis Martinaj.
Kamerat e sigurisë së një efektivi të Policisë së Huron, në Ohajo (Ohio) të Shteteve të Bashkuara, kanë kapur momentin kur një i dyshuar për grabitje përpiqet t’i largohet policisë, por përfundon drejt e në koshin e plehrave. Efektivët ishin lajmëruar për një grabitje në degën e një banke lokale dhe kur shkuan aty dëgjuan zhurma nga tavani i godinës. Disa momente më vonë, u pa i dyshuari, i cili u përpoq të zbriste që aty për t’ia mbathur. Por 27-vjeçari me sa duket i kishte bërë mirë llogaritë, pasi përfundoi brenda në kosh, ku edhe u arrestua menjëherë.
Pavarësisht shpërbërjes dhe ndërprerjes së ndihmave nga Moska, mercenarët e Vagnerit mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit në Niger. Në një mesazh pa u shfaqur me fytyrë në rrjetin Telegram, kreu i Vagnerit, Jevgeni Prigozhin përshëndeti marrjen e pushtetit nga gjenerali Abdurrahman Çiani, i cili të premten rrëzoi qeverinë dhe e shpalli veten lider të vendit. Ndërsa perëndimi shprehu mbështetjen për presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazum, i cili mbahet rob në pallatin presidencial nga rojet e tij, nën komandën e Çianit. Madje, Sekretari Amerikan i Shtetit Entoni Blinken tha se Uashingtoni do t’i japë të gjithë mbështetjen e…
Policia ka vënë në pranga 3 shtats shqiptarë të cilët janë kapur nga policia me 19 kg kokainë. Lëndën narkortike e kishin fshehur në makinë dhe në shtëpinë e tyre. Fillimisht policia ka gjetur në makinën e një prej shqiptarëve, 3 kg kokainë të ndara në tre doza, më pas ka ushtruar kontrolle në banesën e tij, ku janë gjetur 13 kg e tjerë dhe dy vellezër, bashkëatdhetarë të drejtuesit të mjetit. Policia sekuestro drogën dhe gjithashtu 23 mijë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal. Tashmë tre shqiptarët ndodhen në burg./albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten mbrëma pak pas orës 20:00 në Itali, në zonën e Noriglios në Rovereto. Një 63-vjeçare e identifikuar si Mara Fait, infermiere në pension, u vra me sëpatë nga fqinji i saj shqiptar. 48-vjeçari me origjinë shqiptare e ka vrarë në derën e shtëpisë së saj dhe para syve të nënës së saj dhe djalit. Rastin po hetojnë karabinierët, të cilët po tentojnë të rindërtojnë me detaje atë që ka ndodhur. Sipas disa dëshmive të mbledhura, mes dy fqinjëve ka pasur diskutime të ashpra për çështje të bashkëpronësisë në të kaluarën.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ndodhet sëfundmi në Shqipëri. Ajo ka zgjedhur jugun e vendit për të pushuar ndërsa sot ka publikuar në instagram një video ku shfaqet me një grup miqsh duke festuar. Në sfond dëgjohet një këngë e MC Kreshës teksa ajo që bie në sy është se këngëtarja ia di teksin mjaft mirë dhe e këndon me miqtë e saj. Krahas postimit ajo shkruan: “A ma mire ktu a atje?” View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)
Nënçmimi i fortë euros në raport me lekun ka lehtësuar kostot e shqiptarëve për udhëtimet jashtë kufijve, gjë që është reflektuar edhe te sigurimet e mjeteve që dalin nga territori shqiptar. Për periudhën janar qershor të këtij viti, është rrritur me më shumë se 50% numri i kontratave të kartonit jeshil, sigurimi që paguan çdo mjet që del jashtë nga territori shqiptar. Të dhënat vijnë përmes Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, i cili sapo ka publikuar treguesit e tregut të sigurimeve për gjysmën e parë të këtij viti. Produkti Karton Jeshil në muajin janar-qershor 2023 pati një rritje prej 5.52% të…