Një 45-vjeçar me inicialet A. G. është arrestuar në Tiranë ditën e sotme dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij G. K., 48 vjeç, pasi vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 14 banesa në zona të ndryshme të Tiranës. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të bashkëshortes së shtetasit A. G., të cilin dy autorët…
Author: tirana
Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të parë, seriozisht ekonominë me ato që mund të jenë rreziqet e një monedhe të fortë. Në muajin korrik, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti deri në nivelin e 100.5 lekëve, me rënie vjetore rekord prej 13.3%. Përfaqësues të bizneseve eksportuese dolën me një deklaratë publike javën e kaluar, ku shprehën alarmin se forcimi i Lekut po i shtyn, në mënyrë të pashmangshme, drejt falimentimit. Lidhur me faktorët e mbiçmimit të Lekut, është e vështirë të gjendet një konsensus i përgjithshëm dhe…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…
Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar për zgjedhjet për kreun e PD. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se sot nuk duhet votuar për emrin, por për ndarjen përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Deputetja thotë se kjo është një betejë e vështirë, por jo e pamundur. “Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tendë: të vizatosh blu mbi blu. Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga…
Parlamenti i Iranit ka shpalosur përmbajtjen e një projektligji të hixhabit, përmes të cilit synon ballafaqimin, arrestimin dhe ndëshkimin e grave të cilat nuk e përfillin kodin e detyrueshëm të veshjes. Rregullat e reja janë kritikuar ashpër brenda dhe jashtë vendit dhe kanë shkaktuar debat të nxehtë. Projektligji, i cili e ka marrë dritën jeshile nga Komiteti Ligjor dhe Gjyqësor i Parlamentit të Iranit, i fuqizon tri agjenci të inteligjencës – Ministrinë e Inteligjencës, Organizatën e Inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe Organizatën e Inteligjencës së Gjyqësorit – bashkë me policinë, forcat paramilitare Basij, për të ndërmarrë veprime kundër grave që…
Një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u helmuar me fostoksinë. Pranvera Berisha mësohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi “fostoksinë” në banesën e saj. Kanë qënë familjarët ata që e kanë gjetur 43-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kanē transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët e spitalit të Beratit, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, e kanë transportuar gruan drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku pas disa orësh ajo gjeti vdekjen. Mësohet se gruaja kishte vendosur të vriste veten pas një sëmundjeje të rëndë që kishte prekur vajzën e saj. 43-vjeçarja Pranvera Berisha…
Xherdan Shaqiri nuk e njeh presionin. Ylli kosovar i dha një leksion futbolli portierit të Minnesota United, gjatë ndeshjes së tyre në grupin E të Leagues Cup. Dayne St. Clair u tall duke u përpjekur ta acaronte para gjuajtjes së një penalltie kur ekipi i Shqirit, Chicago Fire, po humbiste me rezultatin 1-0. “Nuk ke b*** të shënosh”, i tha ai yllit të kombëtares së Zvicrës, teksa Shaqiri përgatitej të ekzekutonte penalltinë e tij. Por, tentativa e portierit kundërshtar për të luajtur me nervat e Shaqirit dështoi me sukses pasi këmbë-majti që ka mbajtur veshur fanellën e Bayern, Inter dhe…
Ashtu siç paralajmëroi edhe më parë qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme. Formula e re e miratuar në vitin 2018 parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë sa 0,05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset, kjo taksë do të jetë 0,15% . Me vendimin e miratuar në vitin 2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për…
Partia Demokratike mban zgjedhjet për kreun e ri këtë të shtunë, ndërsa janë dy kandidatë në garë, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani. Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë, teksa në 12 qarqe janë përgatitur 71 qendra votime. Dy kandidatët e një gare të cilësuar me fitues të paracaktuar në PD-në e vulës të copëzuar në dy pjesë, do të votojnë në selinë me qira, pasi shtëpinë e demokratëve e…
Dashi – Jini të drejtë në marrëdhëniet tuaja dhe do të shihni rezultatet. Përgjegjësitë e reja do ju bëjnë të ndiheni më të pushtetshëm në punë. Gjendja financiare është e mirë, por shmangni shpenzimet e tepruara. Demi – Zgjidhni problemet në çështjet e dashurisë. Shijoni atmosferën në punë, qëndroni të fokusuar dhe do të merrni rezultate të mira. Jini më të vëmendshëm ndaj njerëzve rrotull jush dhe mos lini pas dore shëndetin. Binjakët – Merrni më të mirën e ditës së sotme. Mbajini larg problemet në marrëdhënien tuaj dhe përballojeni me vetëbesim presionin. Kjo do të bëjë që në ambientin e punës të…
Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det…
Analisti Fitim Zekthi është shprehur se procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Në një intervistë televizive, ai nënvizoi se nuk e ka tagrin Sekretari i Përgjithshëm i PD që të mbledhë Këshillin Kombëtar. Sipas tij, Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD-se ose nga kryetari i kësaj partie. “Procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar. Kjo është një gjë qesharake dhe absurde. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar, nuk e ka tagrin. Sekretari merr në shqyrtim vetëm gjërat që…