Author: tirana

Një 75-vjeçar në Lushnjë është arrestuar, pasi lëvizte në gjendje të dehur me armë zjarri me vete. Zija Korreshi është arrestuar në sheshin e Bashkisë Lushnjë, të cilit iu gjet një pistoletë bashkë me krehrin me 7 fishekë. Korreshi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Read More

Ishte viti 2002 kur euro u fut fizikisht dhe zyrtarisht në tregjet shqiptare, e nga ku bizneset, vetë qytetarët si dhe institucionet e kanë konsideruar si një nga valutat më të besueshme për të investuar, kryer transaksionet apo dhe për të kursyer. Tashmë në 21 vite më pas, euro ka pësuar një nënçmin krahasuar me lekun, e tendeca po shkon 1 euro me 100 lekë. Por sa gati është Shqipëria për të patur euron si monedhë kombëtare? Fakti që nuk jemi shtet pjesë e Bashkimit Europian, nuk e pengon që euro të jetë monedhë kombëtare. Ashtu sikundër ka shtete që…

Read More

Mediat në Prishtinë raportojnë se në fshatin Rufc të Lipjanit, babai ka vrarë gruan djalin dhe më pas veten. Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti.

Read More

Në lidhje me një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin K. D. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.…

Read More

Udhëheqësit e grusht shtetit në Niger thanë se kanë fituar mbështetjen e ushtrisë dhe bënë thirrje për qetësi, por ish-fuqia koloniale Franca tha se nuk e konsideronte puçin “përfundimtar”. Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, tha se kishte ende “rrugëdalje” për puçistët që zgjodhën të përmbytnin qeverisjen e presidentit të vendit, Mohamed Bazoum, dhe u përballën me kritika nga perëndimi. Pas deklarimit të grusht shtetit në vendin e rajonit Sahel të Afrikës, presidenti Bazoum është kufizuar në rezidencën e tij nga rojet presidenciale që nga 26 korriku. Përderisa ai qëndronte aty, kritikat ndaj puçistëve u shtuan nga organizatat afrikane dhe…

Read More

Një qytet në Rusi, Taganrogut, u godit nga një raketë. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur raketa bie në qendër të qytetit Taganrog. Pamje të tjera të shpërndara më herët, tregojnë gjithashtu edhe momentet pas shpërthimit, ku një tym i dendur mbulonte qytetin.

Read More

Nga Leonard QukuDuhet të ishte një periudhë reflektimi për Partinë Demokratike dhe opozitën, por në realitet nuk do të rezultojë kështu. Ditët, javët dhe muajt në vijim do të jenë pa asnjë diskutim shëmbëlltyrë e asaj që kemi parë prej datës 9 shtator 2021. Debate, përplasje, akuza, intriga, kurthe, të shitur, të blerë – këto do t’i dëgjojmë brenda vetë demokratëve, me siguri edhe në vijim.Pa mbyllur ende një proces gjyqësor si ai për Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vlefshmërinë e ndryshimeve statutore, çështje kjo e cila do të shqyrtohet në themel, në horizont duket një tjetër betejë mes vetë…

Read More

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri ka thënë se deklarata në emër të grupit parlamentar pa dijeninë e anëtarëve nuk ka vërtetësi. Gjithashtu ajo shton se nxitimi për të ndërmarrë hapa antistatutore nuk ndihmon askënd dhe nuk legjimiton asnjë vendim. REAGIMI I PLOTË: Si Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dua të theksoj se; Deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve të grupit nuk gëzojnë vërtetësi. Nxitimin për të ndërmarrë hapa antistatutorë nuk ndihmon askënd, dhe nuk e legjitimon asnjë vendim. Kjo duhet të marrë fund. Individualisht deputetë të grupit mund të shprehin mendime e…

Read More

Karim Benzema, lojtari që mban Topin e Artë të vitit të fundit dhe padyshim një nga sulmuesit më të fortë të momentit në kontinent. Bomberi francez është padyshim një lojtar u suksesshëm por fëmijëria e tij nuk ka qenë kaq e lehtë. Mbipesha e tij është bërë shkak që kur ishte i vogël, Benzema të bullizohej nga fëmijët e tjerë të moshës së tij. Gjithsesi, ai nuk u dorëzua por nisi një program të rreptë stërvitor të kombinuar me dietën e duhur për t’u bërë ai që të gjithë e njohim sot. Ndryshe nga shumë raste të tjera që kanë…

Read More

Një skenë nga momenti i publikimit të trailerit të filmit Barbie ka shkaktuar reagimet të shumta. Bëhet fjalë për skenën me këmbën e Margot Robbie. Pamja tregon këmbët e aktores 33-vjeçare duke ecur në një pistë rozë të ndezur me taka të larta me xixëllim dhe gëzof. Regjisorja Greta Gerëig refuzoi të bënte CGI (imazhe të krijuara nga kompjuteri) skenën e këmbës. “Të gjithë thanë: “A do ti bësh në CGI të gjitha këmbët?” Dhe mendova, O Zot, jo! Kjo është e frikshme! Është një makth. Gjithashtu, Margot Robbie ka këmbët më të bukura. Ajo ka ato këmbët e bukura të një balerine. Ajo duhet ta…

Read More

Gruaja që u përfshi në video-skandalin seksual të Safet Gjicit në zyrat e Bashkisë Kukës, Alma K. ka përfunduar dëshminë para Prokurorisë së Posaçme. Prej 8 orësh Alma K. është marrë në pyetje nga prokurorët, ndërkohë që vetëm para pak minutash ajo ka dalë nga ambientet e SPAK. Ndërkohë që ditën e djeshme është marrë në pyetje dhe kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici. Safet Gjici u vu në pranga për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve…

Read More

Prek Kodra, emri i të cilët u përmend në megaoperacionin e SPAK nuk është i panjohur për opinionin publik. Në vitin 2021 u akuzua do të vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajmi nuk mbeti vetëm një thashethem pasi ishte vetë qeveria që konfirmoi vërtetësinë. Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë informonte se përveç Kurtit, planifikohej të vriteshin edhe Ismet Haxha, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitin, deputet i PDK-së. Në atë kohë u përfol se i dyshuari kryesor ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra. Ky i fundit mohoi çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe duke…

Read More