Author: tirana

Ish-lojtari i Kombëtares holandeze, David Mendes da Silva është dënuar me 7 vite burg për trafik droge. Ai është shpallur fajtor për importimin e dy ngarkesave kokainë me peshë 74 dhe 105 kilogramë. Përveç ndihmës për importimin e drogës në Holandë, Mendes da Silva është shpallur fajtor edhe për shitjen e tyre. Ai u arrestua në gusht 2022, si pjesë e një hetimi të gjerë të importit të drogës. Gjatë kohës së tij si një futbollist profesionist, Mendes da Silva luajti për Sparta Rotterdam, Ajax, NAC Breda, AZ, Red Bull Salzburg dhe Panathinaikos dhe mbrojti 7 herë ngjyrat portokalli me…

Read More

Getinjo ka sqaruar shkakun e ndërprerjes së koncertit të djeshëm në Gjilan. Ai bëri me dije se dikush dyshohet që ka hedhur granatë dore para lokalit. “Përshëndetje Gilan i dashur. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai në një video të publikuar në Instagram. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin…

Read More

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, është dorëhequr nga posti pas zjarreve shkatërruese në ishujt grekë. Dorëheqja e tij vjen derisa Greqia po lufton me zjarret që nga java e kaluar që shkaktuan evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Mitoskatiks. Në vend të tij, është emëruar zv.ministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yiannis Oikonomou.

Read More

Gianluigi Buffon dhe Andrea Barzagli do jenë pjesë e stafit të kombëtares italiane të futbollit. Trajneri Roberto Mancini dhe drejtuesit e federatës tej Adriatikut kanë zgjedhur dy emra që kanë bërë më së miri në fushë dhe tanimë kërkohet kontributi i tyre edhe në rolin e trajnerit. Dikur pjesë e Juventusit në fazën mbrojtëse, Buffon dhe Barzagli do bëhen bashkë në stolin e Italisë për të punuar në Coverciano. Barzagli u largua në 2019 nga futbolli dhe prej asaj kohe është pajisur me licencën A të trajnerit, për të qenë pjesë e stafit të Sarrit te Juventusi, deri në kohën…

Read More

Vjedhja e automjeteve luksoze që përdoren në ngjarje kriminale është kthyer në shqetësimin kryesor të policisë, e cila për fat të keq nuk ka arritur të parandalojë asnjë nga ngjarjet. Marka e preferuar është “Range Rover”, ndërsa grupet kriminale kanë shtuar punën e tyre përgjatë muajve të verës. A2 CNN ka zbuluar dhe mënyrën se si këto automjete vidhen. Së pari, është një automjet tip “Passat”, cili udhëheq dhe njofton lidhur me aksin nëse ka patrulla policie apo jo, ndërsa pas tij është automjeti i vjedhur tip “Range Rover”. Ndoshta makina nuk është lehtësisht e dallueshme për syrin e lirë,…

Read More

Gjykata dënoi me 10 vite burg autorin e vrasjes së Rruzhdi Hoxhës. Ky i fundit u vra dhe gropos pas Malit të Dajtit nga miku i tij Fredi Rrushi. Lidhur me vendimin e gjykatës, babai i viktimës, Xhelal Hoxha ka reaguar ashpër. Në një deklaratë për mediat, Hoxha ngre dyshime se i biri është vrarë nga një grup kriminal dhe se vrasja është kryer me pagesë. Babai pohon se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi. Kujtojmë se, Rrushdi Hoxha u zhduk pa gjurmë dhe pas denoncimit nga familjarët policia zbuloi se ai ishte vrarë nga miku i tij…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e cilëson të detyrueshëm vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut për kryetarin e ri të PD. Në deklaratën e grupit parlamentar theksohet se proceset antistatutore janë një akt turpi për të dëmtuar Partinë Demokratike. Deklarata: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon për maturi, për ofrimin e zgjidhjeve dhe jo thellimin e përcarjes; forcimin e partisë dhe jo shndërrimin e saj një parti familjare; respektimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe jo rrugë antistatutore që kanë treguar që nuk të cojnë askund përveçse mbajnë nën konflikt permanent PD dhe forcojnë Edi…

Read More

Ditën e djeshme, Luiz Ejlli publikoi këngën e tij më te, një dedikim për partneren e tij, Kiara Tito. Mirëpo, menjëherë pas publikimit të këngës së re kanë nisur edhe akuza për kopjim. Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ka publikuar në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanott. Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme siç mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.

Read More

Policia kroate ka arrestuar dy persona pas zjarrit të madh në Çiovo, i cili dogji 450 hektarë tokë. Në pranga ranë dy shqiptarë, të cilët ndodhen legalisht në Kroaci me leje pune. Ata po kryenin punime ndërtimore në një shtëpi private. Hetimet e deritanishme kanë konstatuar se zjarri ka rënë në afërsi të shtëpisë ku ata po punonin, ndërsa shkaktarët do të përcaktohen pas hetimeve të mëtejshme.

Read More

Ndërsa në total kredidhënia për ekonominë rezulton në rritje modeste fund të gjysmës së parë të viti, ndryshime ka pasur sa i përket kreditimit të tregut të pasurive të paluajtshme. Nga të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë mbi ecurinë e kreditimit në vend për periudhën janar-qershor, bie në sy rënie e fortë kredisë hipotekore dhënë individëve në monedhën e përbashkët europiane. E kundërta ka ndodhur për kredinë për blerje banesash në lekë, e cila ka shënuar rritje të fortë gjatë dy muajve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kredia për ekonominë rezulton në total…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Efi Dhedhes do ta shohim sërish në ekran. “Kryefjala” bën të ditur se këtë shtator, Efin do ta shohim si konkurrente të “Dancing With The Stars”. Ky është një format që do t’i japë Efit vëmendje dhe do t’i shërbejë si trampolinë për më tej. Kujtojmë që edhe këtë sezon përflitet se “Dancing with the stars” do ta prezantojë Bora Zemani.

Read More