Author: tirana

Një situatë e pazakontë i ka ndodhur Mozzik mbrëmjen e djeshme gjatë një koncerti në qytetin e Gjilanit. Ai ishte së bashku me këngëtaren Kida si dhe artistin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu, i ftuar për të performuar në një nga clubet e qytetit. Ndërsa po interpretonte këngët e tij, policia ka hyrë në skenë duke ndaluar performancën. Në video shihet se reperi komunikon me oficerin e policisë teksa nuk dihet ende arsyeja e ndërprerjes së koncertit Mozzik ka publikuar videon në Instagram duke treguar gjithë mirëkuptimin e tij ndaj bluve. Në video dëgjohet Mozzik duke thënë se paska ndodhur diçka.…

Read More

MNM e famshme e PSG, Messi, Neymar, Mbappe po shkon drejt shpërbërjes. Pas largimit të Leos të njëjtin fat pritet të ketë edhe Mbappe, kjo është e sigurt, është thjesht çështje kohe se kur do të transferohet në Madrid. I mbijetuari i vetëm është sulmuesi brazilian, ai që më pak pritej, pasi prej kohësh është folur se Neymar do të largohej, madje edhe këtë verë. O Ney po kalon një formë shumë të mirë, këtë po e shfaq edhe gjatë turnet verorë në Japoni. Sipas Le Parisien: Luis Enrique është shumë i kënaqur me formën e Neymar dhe pritet që…

Read More

Grupi i Gazment Bardhit pasi kërkoi anulimin e zgjedhjeve në PD, e ka çuar çështjen në gjykatë. Ky hap vjen një ditë pas mbledhjes online të Këshillit së PD-së, e cila anuloi zgjedhjet dhe shkriu Kryesinë. “Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar.”, tha deputeti demokrat, Bledjon Nallbati.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në deklaratën e përjavshme me gazetarët, ndër të tjera ka deklaruar se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës dhe se nëse ky i fundi ‘e  lëshon’, rrezikon burgim me 6 deri në 12 vite. Ai tha se Basha është i kapur me dosje krimi për pastrim parash dhe se është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria belge. “Për çdo shqiptar Basha është peng i Ramës. Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por me dosje krimi. Dosja e krimit të tij nuk është shpikje e Berishës, por realitet në Prokurori, dosje e cila është…

Read More

Makinat flasin dhe shkruajnë tashmë si ne: ChatGPT e vërteton këtë, një sistem komunikimi i krijuar nga Inteligjenca Artificiale, i cili dallon deri edhe moshën dhe kulturën e bashkëbiseduesve dhe u përshtatet atyre për t’u kuptuar më mirë. A është ky një tjetër hap drejt zëvendësimit të njeriut? Në fillim ishte HAL 9000, kompjuteri i krijuar nga Stanley Kubrick për filmin “2001: A Space Odyssey”, në vitin 1968. Një “kalkulator elektronik” që ndërvepronte me astronautët dhe i mbështeste ata në misionin e tyre. Sa keq, që doli të ishte “i keqi” i historisë: po përpiqej të vriste shokët që donin…

Read More

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në orët e mbrëmjes së djeshme pas kontrolleve të ushtruara, kanë zbuluar dhe proceduar në polici dy subjekte me aktivitet “hotel resort” në qendër të Shëngjinit. Subjektet private vidhnin energji elektrike duke u lidhur jashtë sistemit të matjes, në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal. Verifikimet janë kryer në prezencë të oficerëve të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku më pas u morën masat e nevojshme të shënuara në procesverbal. Më herët, një tjetër strukturë e OSSH, Drejtoria e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), konstatoi vjedhje të energjisë elektrike (ndërhyrje në matës) tek…

Read More

E kemi të qartë që jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për periudhën e verës me vapën përvëluese. Për t’u siguruar për një verë më të shëndetshme, është thelbësore të keni parasysh disa ushqime që mund të sjellin parehati, dehidrim dhe probleme të tjera shëndetësore. Më poshtë, gjeni të përmbledhura ushqimet që duhen shmangur gjatë stinës së verës. Ushqime të rënda dhe të yndyrshme Shmangni konsumimin e ushqimeve të rënda dhe të yndyrshme gjatë verës, si ushqimet e skuqura, salcat dhe mishrat e yndyrshëm. Këto ushqime mund të jenë të vështira për t’u tretur dhe ju bëjnë të ndiheni…

Read More

Një 34-vjeçar shqiptar është dhunuar barbarisht në Santorini. Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është dhunuar nga katër bashkatdhetarë dhe një grek. Nuk dihet arsyeja e sherrit, por raportohet se ai është dhunuar me shkop bejsbolli, grushte e shkelma, duke e lënë më pas të gjakosur në rrugë. 34-vjeçari është transportuar në spital me plagë të rënda, ndërsa policia ka vënë në pranga autorët.

Read More

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 10 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit P.(N). Gj. dhe të familjarëve të tij. NJOFTIMI I POLICISËNë kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me…

Read More

Dy ditë pas Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte në Tepelenë ministrat e kabinetit të tij. Mësohet se në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, që do zhvillohet në dy ditë, në fokus të diskutimeve do të jenë për reformat dhe punët e bëra nga qeveria dhe çfarë do duhet të bëhet në vazhdim. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 12:00, ndërsa mësohet se tashmë i gjithë kabineti është futur në sallën e hotelit ku do të mbahet mbledhja.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi sot se në muajin shtator do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i socialistëve. “Sot në ditën time të parë si sekretar i Përgjithshëm të PS-së. Vijon që tu jem mirënjohës mbi 100 mijë anëtarëve të PS-së. kemi nderin krenarinë dhe fatin që i kemi këto detyra. Është një pyetej që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e…

Read More

Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Belinë 2023”, ndërsa në pranga kanë rënë babë e bir. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë asgjësuar nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa. NJOFTIMI I POLICISËNë vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se në një banesë në fshatin Belinë kishte të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll dhe në një sipërfaqe toke pas banesës së shtetasit A. G., kanë gjetur të mbjella 250 bimë kanabis. Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u…

Read More