Strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes zbuluan 2 resorte në qendër të Shëngjinit që vidhnin energjinë elektrike të cilën e kishin lidhur jashtë sistemit të matjes. Rastet u denoncuan në polici dhe dy pronarët e resorteve janë vënë nën hetim. Më herët, një tjetër strukturë e OSSH, konstatoi vjedhje të energjisë elektrike tek një hotel në plazhin e Golemit. OSSH u bën apel konsumatorëve, sidomos atye privat, se do të vazhdojë, pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.
Author: tirana
Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të tetë personave, nëntë të tjerë janë në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Operacioni u shtri natën në disa qytete. Në operacion u përfshinë Forcat Speciale RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale dhe drejtoritë vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut. Në Shkodër u zbulua edhe një qendër monitorimi me kamera ku kriminelët monitoronin lëvizjet e policisë dhe rivalëve në qytet.
Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Metamorfoza”. Gjatë këtij operacioni të mirorganizuar, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga GJKKO, për shtetasit: 1- P. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë,…
Një ish-lider shqiptar, i cili është shpallur ‘non grata’ shkakton dhunë politike në Shqipëri, në një vend ku konfliktet e dhunshme politike janë shumë të rralla. Fjalët janë të shkëputura nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve por që e kanë pasur edhe një paragraf për Sali Berishën. Ata madje as me emër nuk denjojnë t’i referohen Berishës, por me togfjalëshin ‘ish lider” “Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur ‘non grata’ për korrupsion për të thyer selinë e partisë në…
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar foto nga takimi informal i qeverisë që po mbahet në Tepelenë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, numri një i qeverisë shkruan se në kabinetin qeveritar do të ketë reflektime dhe qarkullim mendimesh “Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”- shkruan Rama.
“Bandat shqiptare drejtojnë tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Itali”, me këto fjalë nisën artikulli i gazetës britanike, ‘The European Conservative’, e cila bën fajtorë bandat shqiptarë për rritjen e përdorimit të kokainës në perëndim. Mediat e huaja vijojnë të shkruajnë në lidhje me grupet kriminale shqiptare të cilat po kontrollojnë trafikun ndërkombëtar të drograve të forta dhe atyre të thjeshta. Sipas britanikes, ‘The European Conservative’, në raportin global të organizatës për kokainën për vitin 2023 , bandat shqiptare përshkruhen si “shumë aktive” në marrjen e dërgesave të drogës në të gjithë Evropën Perëndimore. Ai shton se…
Nesër nis faza e parë e aplikimit online në portalin U-Albania, për të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë arsimin e lartë. Deri më datë 3 gusht, portali do të jetë i hapur në çdo kohë në mënyrë që nxënësit të plotësojnë listën me një deri në dhjetë degë të preferuara. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i është drejtuar të rinjve me mesazhin që të marrin në konsideratë programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursë…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla, 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N. Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për…
Avokati i Arben Ahmetatj ka ankimuar masën e sigurisë “zrrest me burg”. Avokati Henrik Ligori dorëzoi sot kërkesën ku kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO. Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar kater dite me pare. Zyrtarisht nuk dihet se ku ndodhet, por avokati deklaroi dy javë më parë se klienti i tij, Arben Ahmetaj ndodhet në Britani pranë vajzës së tij që ka probleme shëndetësore. Kujtojmë se Arben Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të hapë rrugën për…
Finalizohet faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, nga DVP Shkodër dhe Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të “AMP” Shkodër – Lezhë. Në operacion u angazhuan 70 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, për kontrollin e territorit malor të fshatrave të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Pukës. Asgjësohen 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve të gjetura në një fshat të Pukës. Shërbimet…
Një shtetas nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura. Sipas policisë mësohet se 36 vjeçari nga Kosova pasi ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura 16 vjeçe. Njoftimi i Policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrance 36 vjeçarin, banues në Kosovë, pasi ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mituara 16 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar në lidhje me operacionin “Dream earnings”, të akuzuar për mashtrim kompjuterik përmes Call-Centra-ve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet Bruno Gjika, 31 vjeç, banues në Tiranë. NJOFTIMI I POLICISËKapet në Himarë, falë inteligjencës policore dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Tiranë dhe Komisariatit të Policisë Himarë, një shtetas i shpallur në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni. Ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni, janë ekzekutuar 5 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”.…