Qytetet ruse Taganrog dhe Samara janë përballur me shpërthime të premten e 28 korrikut. Sipas guvernatorit të Taganrog, qytetit në rajonin Rostov, Vasily Golubev, të dhënat preliminare tregojnë se bëhet fjalë për “shpërthimin e një rakete”. Më vonë, ai shpjegoi se nga shpërthimi u dëmtuan muret dhe kulmi i një muzeu arti në këtë qytet, duke shtuar se 15 persona kanë kërkuar ndihmë, prej të cilëve nëntë janë dërguar në spital urgjentisht.
Author: tirana
Sali Lushaj, i cili njihet në opinion si ish-truprojë e Sali Berishës, ka bërë një postim ku sulmon egërsisht anëtarët e PD-së që do të votojnë për kryetarin e ri. Me një gjuhë të ashpër, ai i quan anëtarët e PD-së që do të votojnë nesër si “legena të paftyrë që llomotisin kundër Berishës”. Postimi O Miqë e qëndrestarë Demokratë a paska zgjedhje neser? Kush janë e çfarë përfaqësojnë ky llum i fëlliqur sorosianë. Këta sharlatanë , këta besëprerë këta të liq këto plehra këto mënxyra të dalura boje askush nuk don ti shof me sy këto degjenerata këta hora…
Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e kompanisë TIBO, pas një hetimi disa mujor ku është zbuluar një skemë mashtrimi prej 2.2 milionë eurosh. Pas kërkesës së prokurorëve Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani, deri në përfundim të hetimeve, gjykata vendosi sekuestro preventive të Tibo.al, Tibo Shpk dhe Megaware. Hetimi rezulton se ka nisur fillimisht nga Krimi Ekonomik Tiranë për t’u ndjekur më pas nga Prokuroria e kryeqytetit. Kompania TIBO, pa patur asnjë të drejtë shpërndarjeje përmes platformës së saj IPTV, ka piratuar duke transmetuar Top Channel dhe TV Klan në të gjithë botën. TIBO po ashtu u shiste shqiptarëve sikur…
Autoritetet braziliane kanë refuzuar një kërkesë të SHBA-së për ekstradimin e shtetasit rus Sergey Vladimirovich Cherkasov, i cili akuzohet se ka hyrë në SHBA me një identitet të rremë për të spiunuar amerikanët në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës,. Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike e Brazilit tha të enjten se kërkesa e SHBA-së për ekstradim është “e pabazuar”, sepse Gjykata e Lartë e vendit ka miratuar tashmë ekstradimin eventual të Cherkasov në Rusi, ku ai akuzohet për trafik droge, sipas agjencisë shtetërore ruse të medias TASS. Cherkasov do të ekstradohet në Rusi vetëm pasi të ketë përfunduar një…
UEFA ka vendosur te përjashtojë Juventusin për një vit nga Kupat e Evropës për shkak te parregullsive me bilancet financiare. Dhoma e kontrollit të Fair Play Financiar e ka gjykuar fajtore klubin italian ashtu si edhe gjykata e CONI-t dhe për rrjedhoje sezonin që nis Juventusi nuk do të marrë pjesë në Conference League pavarësisht se e mbylli ne vendin e 7 në kampionat Vendin e Juventusit do ta zërë Fiorentina, ndërsa për te njëjtën arsye rreth 3 muaj më parë Juventusit iu hoqën 10 pikë në kampionat. Juventusi gjithashtu është gjobitur me 20 milionë euro, 10 prej të cilave…
Albana Leka dhe Ines Memisharaj, violinistet e famshme të “Top Channel”, kanë publikuar një video në llogarinë e tyre në “Facebook” teksa ndodhen në një dyqan me rroba të përdorura. Duke kërcyer e kënduar, ndryshe nga shumë kolegë të tyre të botës së televizionit, artistet nuk e kanë problem ta pranojnë që preferojnë të vishen me rroba të dorës së dytë. “Një maune me rroba ka sjellë Mondi enkas për ne. Veshjet tona mo t’bukra mbajnë emrin “Te Shefkija”. Me aheng e tu kërcy, bojmë zgjedhjet e duhura”, shkruan Leka krahas videos. Megjithatë, përpos mesazhit, “reklama” rezultoi efikase për “Mondin”,…
Nëse jeni gati të shkoni me pushime, mund të keni zgjedhur një qëndrim në një resort ku i keni të gjitha të paguara. Një opsion shumë popullarizuar për pushime, ku paraprakisht keni dhënë të gjithë shumën duke përfshirë akomodimin, ushqimin, pijet, shumicën e argëtimeve dhe ndoshta edhe shërbimet. Opsione familjare – Pasi të keni zgjedhur destinacionin tuaj dhe përpara se të rezervoni një paketë gjithëpërfshirëse, shikoni llojin e klientelës që preferojnë të shkojnë në resort. Shumë prej tyre janë familjare të cilat ofrojnë shumë aktivitete, ambiente për kujdesin ditor, argëtim dhe pishina për fëmijët për t’i mbajtur të gjithë të…
Të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë ndërtuar pa leje, tashmë kanë një mundësi të mirë që këto ndërtime ti kthejnë në pasuri në pronësi përfundimtare të tyre. Qeveria, në mbledhjen e së mërkurës, ka përcaktuar rregulla të hollësishme për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe regjistrimin e pasurisë së legalizuar, pagesën, çmimin favorizes, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje, si dhe zbritjet e përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit. Rregullat e kalimit të pronësisë dhe të regjistrimit Konfigurimi dhe sipërfaqja e parcelës ndërtimore të ndërtimit të legalizuar do të përcaktohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, referuar evidentimit…
Në një kohë që në kryeqytetin tonë, Tiranë, qeratë mujore në zemër të qytetit mund të shkojnë pa frikë edhe deri në 2000 euro, në një nga zonat më të preferuara të Londrës dhe për më tepër me një pamje mahnitëse, nuk paguan më shumë se 1500 pound. Shikoni pak këtë dhomë hoteli me një pamje mahnitëse nga “Gtech Community Stadium” i Brentford FC. Çmim mëse normal nëse llogaritet që rezidentët në kompleks kanë akses edhe ne palestër, restorante dhe tarracën fantastike që bie pikërisht mbi çatinë e stadiumit të Londrës Perendimore. Brentford është pjesë e Premier League në Angli…
Dita ditës po zbulohen konkurrentët e “Dancing with the Stars”. Së fundmi edhe një blogere do të jetë pjesë e show-t të kërcimit në vend. “Kryefjala” raporton se bëhet fjalë për Sara Karaj e cila është personazhi i tretë që po përflitet lart e poshtë se do të jetë pjesë e kastit të kërcimit. Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit. Bashkëprezantuese do jetë edhe Megi Pojani, e cila zë vendin e Eno Popit në “Gold Room”.
Disa foto janë bërë shkak që fansat të aludojnë se Kiara Tito është shtatzënë. Në fakt spekulime të tilla ka patur gjithnjë për personazhet publike dhe duket se edhe moderatorja i është shtuar tani listës dhe me siguri do e shohim shpesh mes të tilla aludimesh. Disa ndjekës kanë shkëputur disa foto nga një video e saj me Luizin, duke vënë në dukje barkun paksa të rrumbullakosur. Gjithsesi, nëse shohim veshjen e saj, kuptohet se diçka e tillë krijohet edhe nga materiali i fustanit që ajo ka veshur apo edhe pozicioni. Megjithatë nuk mund ta dimë me siguri si qëndron…
Nesër do të zhvillohet në Pogradec maratona kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia ka ndarë planin e masave për këtë aktivitet. Nyja që lidh Qarkun e Korçës me Qarkun e Elbasanit nesër bllokohet për rreth dy orë. Në datën 29.07.2023, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina: • Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër…