Author: tirana

Në Amerikë dhe shtetet tjera Perëndimore qe një kohë të gjatë është aktiv trendi i tatuazheve, ndërsa tashmë ky trend është shpërndarë përgjatë tërë botës, e veçanërisht në mesin e personave të rinj. Sidoqoftë, studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet. Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat e shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm. Ata, në zbulimin e tyre më të ri e nxjerrin në shesh rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në…

Read More

Policia vijon me operacionet antikanabis. Sot janë publikuar pamjet e një operacioni në Vaun e Dejës, ku janë asgjësuar 810 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat. Efektivët, të cilët shihen duke vrapuar përmes tokave bujqësore, pasi gjejnë serrën kanë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Read More

Të tjera detaje zbardhet nga operacioni i koduar “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 15 urdhër-arreste. News 24 raporton se në mesin e të dyshuare që janë shpallur në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisin Ndoka, konkretisht me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Leksin e druve’ tentuan që ta vrisnin me dron.

Read More

Kandidati për kryetra i PD, Lulzim Basha, votoi pranë qendrës numër 8. Edhe pse mendohej se do të flistë më gjatë para mediave, Basha shprehu vetëm bindjen e tij të fitores dhe ringritjes së Partisë Demokratike. Basha vuri në dukje sfidat dhe sulmet me të cilat janë përballur anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike. Fjala e Bashës Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijërave demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, sepse jemi përballë më sfida si askush tjetër. Votuesit dhe simpatizantët janë përballuar sulme të padejna, dhe po qëndrojnë për kauzat në…

Read More

Ministrja për mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali ka kritikuar drejtuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për raportine fundit të publikuar nga DASH se investitorët amerikanë patën pengesa. Postimi i plotë:Drejtuesi i AmCham para 4 ditësh (vetëm pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kënaqur që janë 3-fishuar investimet amerikane ne vend. 3 ditë më vonë pas publikimit raportit të Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vjetësh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet që problem është klima jo miqësore e biznesit. Pyetja që të vjen menjëherë në mendje është, si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham…

Read More

Nga Rajan Menon/ “New York Times” Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, narrativa e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë ka qenë se Rusia, një shtet grabitqar, është e prirur t’i dominojë fqinjët e saj, duke përbërë një kërcënim të madh ushtarak për të gjithë Evropën. Vendimet e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s, e përforcojnë këtë qasje dhe duket se aleanca e pranoi atë edhe gjatë samitit të saj këtë javë në Vilnius të Lituanisë. Në Perëndimi i mbizotëroi konsensusit se Putin e kishte transformuar ushtrinë ruse në një makineri të frikshme luftarake, një…

Read More

Demokratët në të gjithë vendin votojnë sot për kryetarin e ri të PD-së. Teksa prej orës 8:00 qendrat e votimit janë hapur për anëtarët e PD-së, ato do të vijojnë të presin votues deri më 19:00. Nga raportimet e gazetarëve, edhe në rrethe procesi po vijon i qetë, pa asnjë problematikë. BERAT Në qarkun e Beratit procesi i votimit vijon të jetë i qetë, ndërkohë që qendrat e votimit janë hapur që prej orës 8:00. Sipas listave, në PD Berat janë 319 anëtarë me të drejtë vote, në PD Kuçovë janë 275 anëtarë me të drejtë vote, në PD Dimal…

Read More

Goditën me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, arrestohen menjëherë babë e bir. Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e…

Read More

Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale. Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv. Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri…

Read More

Mediaset po përjeton një refolucion pas vdekjes së Silvio Berlusconit. Që nga publikimi i testamentit, i cili u njeh dy fëmijëve më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio Berlusconi shumicën e aksioneve të grupit Fininvest, shumë gjëra kanë ndryshuar, që nga oraret e deri tek personazhet. Pas largimit pa marrëveshje të Barbara d’Urso nga “Pomeriggio 5” , ku ajo do të zëvendësohet nga Myrta Merlino, ishte radha e Belen Rodriguez dhe Ilary Blasi të largoheshin nga il Biscione: duke u dhënë lamtumirë programeve Le Iene dhe nga Isola dei Famosi, e cila nënkupton një ndryshim vendimtar të ritmit brenda kompanisë.…

Read More

Kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara, janë bashkuar për herë të parë të premten në një skenë në Ajoa. Rivalët kryesorë, Donald Trump dhe Ron DeSantis, e kanë dominuar festën vjetore të republikanëve të ashtuquajtur Darka Lincoln. Të 13 kandidatë i kanë pasur nga 10 minuta për të folur. Sondazhet tregojnë se Trump udhëheq në garën e republikanëve për ta fituar nominimin e partisë dhe për të vazhduar garën për president. Ai u ka thënë pjesëmarrësve se është kandidati i vetëm që mund t’i fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe ka sugjeruar se kjo është arsyeja e…

Read More