Dy oficerë policie në Drejtorinë e policisë së Lezhës janë larguar nga policia dhe po hetohen, pasi akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit. Njëri Serxhio Xhamalloti është arrestuar, ndërsa Klisman Nikolli është ende në kërkim. “Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka…
Author: tirana
Me rastin e 101–vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar këtë ditë historike në rrjete sociale nëpërmjet një postimi. POSTIMI I PLOTËTë dashur miq, më 22 korrik të vitit 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Këto marrëdhënie u vendosën pasi presidenti Willson hodhi poshtë planet e fuqive të tjera të mëdha për asgjësimin e Shqipërisë nga harta e Europës. Gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë. Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë gjatë viteve të…
Avokati Ylli Manjani tha se biznesmeni i ndaluar, Pëllumb Gjoka ka thënë se nuk ka lidhje me akuzat ndërsa ka mohuar se është pronar i pronave që thuhen në media. “Gjithë ky nxitim i shërben futjes në sherr të njerëzve. Unë nuk them dot që me atë që ka deklaruar Pëllumb Gjoka ka mohuar se ka qenë pjesë e këtyre dhe se është pronari i atyre pronave që thuhet në media.”- tha Manjani. Lexo edhe: Ndalimi i biznesmenit Gjoka/ Avokati Ylli Manjani: S’ka përgjime e as akuza, janë indice të policisë! SPAK është nxituar
Përfaqësuesi ligjor e Zgjedhor në PD, Indirit Sefa bëri me dije se deri në orën 14:00 janë 11600 votues, ose 44% e anëtarëve që kanë votuar për kreun e PD, dhe se procesi po ecën normalisht. “Deri në orën 14:00 kanë qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi ka qenë normal, të rregullt e shumë të qytetëruar. U shprehim falënderimet.Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Këta anëtarë ia paraqisnin komisionin kartën e anëtarësisë dhe kalohet në një…
Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato ka folur për probleme shëndetësore pas mbidozës së saj të drogës në vitin 2018. Në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtarja dhe aktorja tha se nuk do ta ndryshonte rrugëtimin e saj dhe se nuk është penduar për asgjë. “Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk jam penduar. Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova dhe do të doja që dikush të më kishte thënë, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja. Dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse…
Nga Tepelena, kryeministri Edi Rama foli edhe për fenomenin e rënies së euros dhe forcimit të lekut,. Kreu i qeverisë u shpreh se ka pasur debat me një përfaqësues të sektorit të prodhimit dhe sipas tij, leku i fortë është një histori suksesi. “Kam pasur një debat para pak ditësh me një prej përfaqësuesve të sektorit të prodhimit. Ne e dimë shumë mirë që në sektorin e prodhimit dhe të eksporteve ka pasur një stres jo të vogël për shkak të forcimit të lekut dhe rënies së euros në raport me lekun, por kjo… dhe kemi pasur një konsultë të…
Ibsen Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së pohon se Partia Demokratike do të shkojë drejt copëtimeve të çuditshme. Sipas tij, edhe krahu i Berishës njësoj si i Bashës e dinë shumë mirë atë që po bëjnë. “Në këto kushte secili do të verifikonte se cila ishte pesha e vet brenda Partisë Demokratike dhe secili do të ishte në pozicionin e vet brenda asaj partie sepse unë nuk mund të them thjesht nuk e dua Lulzim Bashën.”
Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Rëmenj. Sipas policisë, në banesën e shtetasit F. T. ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat serbe se dëshira e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është që të fusë Serbinë në një konflikt me NATO-n. Ai u shpreh se gjatë telefonatës me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan kanë diskutuar për dronët Bajraktar të cilat u dhanë nga Ankaraja për Kosovën, teksa e konsideron një veprim të gabuar. “Veprimi i Turqisë bie ndesh me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Populli i NATO-s, Stoltenberg dhe të gjithë të tjerët e dine këtë gjë. Kam biseduar me Presidentin turk, ai më tha që së shpejti do të jetë në Serbi dhe do të…
Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”. Teksa ishte në shtëpi, publiku u njoh me jetën e saj si një grua e divorcuar, nënë e 3 vajzave. Diola foli shpesh për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira. E ftuar së fundmi në një intervistë Diola tha se është e gatshme të përjetojë dashurinë për herë të dytë, por sipas saj meshkujt e kanë frikë. “Një fushë që ndihem budallqe është fusha e dashurisë. Nuk e kam përjetuar…
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur thirrjen për punonjës të shërbimit psiko-social në shkolla.Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi nënvizon se qëllimi është fuqizimi i këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të nevojave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta.“Kjo procedurë këtë vit sjell edhe një risi, si përgjigje e kërkesave të vazhdueshme të vetë punonjësve psiko-social. Të gjithë ata që dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele brenda zyrës arsimore ku kanë tashmë emërimin e përhershëm, mund të dorëzojnë kërkesën me postë në DRAP-in përkatës brenda datës 4 gusht 2023.Ndërsa për kandidatët që…
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar spekulime aludimet në media se shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS-së për shkak se emri i tij doli në dosjen e SPAK-ut për inceneratorët. Kreu i qeverisë u shpreh se gjithçka lidhet me punën për t’u ngjitur më lart. “Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize, qoftë edhe hetimore, unë nuk e di kush mbetet në këtë vend pa u bërë bis. Raportin tonë me drejtësinë e kam bërë shumë të qartë. Lëvizja e të gjithë sekretarit…