Author: tirana

Policia e Durrësit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Hamallaj të Durrësit, ku u dhunuan me sende të forta anëtarët e familjes Kaçi. Sipas policisë, rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit Pjetër Kaçi, K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe Martin Nikolla. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi Martin Nikolla, punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person. Shërbimet e Policisë, sapo kanë…

Read More

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, tre anëtarët e familjes Kaçi, me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të…

Read More

Rusia ka akuzuar Ukrainën për një sulm me dron në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli për një kohë një nga aeroportet e qytetit. Një dron u rrëzua mbi distriktin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë u neutralizuan por u përplasën me zyra, thotë ministria ruse e mbrojtjes. Një person është plagosur, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë pranuar incidentin. Kryetari i bashkisë së qytetit Sergei Sobyanin tha se fasadat e dy ndërtesave të zyrave ishin dëmtuar lehtë. Fluturimet u pezulluan për pak kohë nga Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim…

Read More

E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës A/RES/ 68/192, 30 korriku është caktuar si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Në rezolutë është shkruar se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin, mbrojtjen e të drejtave të tyre. Simboli i kësaj dite është ”Zemra blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen, duke kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore. Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për nder të 110 vjetorit të lindjes së mjekut Koço Gliozheni, tha se një qytet i mirë duhet të kujtohet gjithmonë për figurat e tij.“Aseti numër një për qytetet janë njerëzit. Kur dëgjoj ata që stresohen pse nuk zuri asfalti, punë e madhe edhe nëse nuk zë, e rregullon prapë; nëse një pllakë nuk ngjit, e vë prapë; nëse një pemë nuk hodhi rrënjë, s’ka problem, mbjellim një tjetër; por, qytet pa njerëz nuk ka. Ndaj, nëse kuptojmë se aseti numër një janë njerëzit, atëherë mund të…

Read More

Në Angli janë të sigurt: Harry Kane është gjithnjë e më pranë Bayern Munich. Presidenti Daniel Levy është dorëzuar, nuk ka ndërmend të rrezikojë me gjatë, në një kohë kur “bomberi” anglez po ushtron presion për tu transferuar në Mynih. Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të humbasin falas lojtarin e tyre më të rëndësishëm pasi Kane ia ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale që i përfundon në 2024. Të hënën është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të Bayern dhe presidentit Levy, me këtë të fundit që është bindur për të pranuar ofertën…

Read More

Hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas u vetëvra. Kështu deklaron policia e Korçës pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku 55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau me armë zjarri gruan Luiza dhe më pas e hodhi në një pusetë. Ditën e sotme, Mullalli është vetëvrarë pas rrethimit nga policia në një banesë të braktisur. Në momentin që autori është gjetur nga policia, ai ka hapur zjarr dhe më pas është vetëvrarë. Sipas burimeve nga Policia, Mullalli pasi vrau gruan, kishte shkruar letër që do të vriste veten. 46-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve u vra ditën e djeshme kur sapo ishte kthyer…

Read More

Beyonce mahniti publikun me një veshje që ishte krijuar në bashkëpunim me argjendarin e “Tiffany” dhe stilistin, Giles Deacon, në koncertin e saj të fundit në Detroit. Këngëtarja kishte veshur një fustan të gjatë, i cili kishte një skaj disa centimetra mbi gjunjë, duke zbuluar një palë geta rrjete me ngjyrë trupi, shkruan DailyMail. Pjesa e sipërme e veshjes përmbante copa pëlhure të mprehta që dilnin nga busti i sipërm, ndërsa rripat e trashë ishin të mbështjellë rreth shpatullave të saj. Ajo realizoi disa nga pozat e saj të preferuara në prapaskenë për të treguar fustanin mahnitës që ishte bërë…

Read More

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar një mjet lundrues në plazhin e Ksamilit, pasi rrezikoi jetën e pushuesve duke tejkaluar parametrin e sigurisë. Uniformat blu bëjnë me dije se për pasojë është ndëshkuar me dy masa administrative drejtuesi i mjetit. Njoftimi i policisë: Ksamil/Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues skaf pa dokumentacion dhe ndëshkon drejtuesin e tij me 2 masa administrative. Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me…

Read More

Gjendet i vetëvrarë 55-vjeçari që vrau gruan mbrëmjen e së shtunës në Maliq dhe e hodhi në një gropë septike. Gjergji Mullolli u gjet i vetëvrarë gjatë kërkimeve nga policia në afërsi të banesës. Sipas informacioneve të policisë, Mullolli ekzekutoi mbrëmjen e së shtunës bashkëshorten e tij 46-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dhe më pas e hodhi atë në një grupe të ujërave të zeza. Çifti ishte në proces divorci. Menjëherë pas bërjes publike të ngjarjes, policia nisi hetimet për kapjen e autorit.

Read More

Një numër i madh emigrantësh dhe turistësh kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës nga Italia. Vetëm ditën e sotme në portin e Vlorës kanë zbritur 2000 pasagjerë, 220 automjete dhe 20 autobusë. Bëhet fjalë për emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime, por edhe turistë. Me sa duket fluksi ka të bëjë me nisjen e pushimeve të gushtit. E diela është edhe dita me numrin më të madh të atyre që kanë mbërritur nga Italia deri më tani përmes Portit të Vlorës.

Read More