Author: tirana

Deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar kompaninë telefonike ONE, për abuzim masiv me klientët, përfshirë edhe atë vetë, që sipas tij ka 1 muaj pa shërbim celular. Përmes një postimi në facebook, Braçe shkruan se arroganca e kompanisë në marrëdhëniet me njerëzit është e neveritshme. Sipas Braçes edhe pse ai ka paguar rregullisht detyrimet përmes faturave në bankë, kompania nuk i njeh pagesat dhe i ka bllokuar thirrjet. ONE është aktualisht një prej kompanive më të mëdha të telefonisë në vend duke gëzuar një pozicion të fortë dominues në tregun e telefonisë celulare. Postimi i plotë:

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 15 shoferë për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sakaq janë ndëshkuar me masë administrative 418 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Gjatë javës që lamë pas, 15 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçari pasi ka goditur me mjete prerës dy vëllezër. Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy të therë, pasi janë përshirë në konflikt. Njoftimi i policisë: DVP Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për…

Read More

Gjysmë viti nga tërmeti shkatërrues në Turqinë jugore, shoqata e mjekëve e këtij vendi ka paralajmëruar për dëme shëndetësore afatgjate. Tërmeti 7.8 ballësh e goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të këtij viti, duke shkaktuar shkatërrim të madh. Dridhja fillestare u përcoll nga një seri dridhjes të tjera. Dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi. Tani, rrënojat janë hequr pothuajse plotësisht, por problemet shëndetësore afatgjate po vazhdojnë, ka thënë për DPA Selahattin Mentes, kryetar i Shoqatës së Mjekëve në qytetin Adana, në jug të Turqisë. Gratë dhe fëmijët janë posaçërisht në rrezik, tha ai. Ka…

Read More

Puna për të gjithë ne është një çështje tejet e rëndësishme që nuk ka të bëjë vetëm me plotësimin profesional, por edhe me atë monetar. Ka profesione që plotësojmë më së miri të dy këto tipare e që pëlqehen shumë për veçantinë e tyre. Një prej tyre është ai i somelierit, i cili është një person i cili njeh mjaft mirë verën dhe e vlerëson atë nga ana profesionale. E në fakt, ky është një profesion që të paktën jashtë rezulton të jetë shumë i kërkuar dhe i mirëpaguar. Çfarë nevojitet Përpara sesa ju t’i hyni këtij profesioni, është e…

Read More

Pas një sherri të ndodhur në Krujë, 53-vjeçari G.K., është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë 53-vjeçari pas konfliktit me 47-vjeçarin P.K., e ka kanosur këtë të fundit me armë gjahu. Ndërkohë bëhet me dije se pas ndërhyrjes së policis, është sekuestruar edhe arma e gjahut. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 53 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin…

Read More

Forcat e Armatosura të Ukrainës po përpiqen që të rimarrin kontrollin e qytetit të Bakhmut-it në lindje të vendit. BBC ekskluzivisht intervistoi një ekip snajperë elitarë të quajtur “ Fantazmat e Bakhmutit”, të cilët ishin në front në krye të detyrës. “Fantazma”, kështu është nofka e komandantit të ekipit të snajperëve, që na shoqëron në vendin që ai e quan “kufiri i ekzistencës”, është baza e tyre në periferi të qytetit. “Nofka ime është Fantazma” thotë ai. “Kur ne terrorizuam qytetin na quajtën fantazmat e Bakhmut-it” Baza e tyre është brenda rrezes së artilerisë ruse. Komandantit “Fantazmës” nuk i bën…

Read More

Një 54-vjeccar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në zonën e Ksamilit. Gjithashtu, është arrestuar dhe një 33-vjeccare, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici. Ndërkohë, blutë kanë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, 3 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike. Njoftimi i Policisë: Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 12”, për goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza. Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit, vihet në pranga 54-vjeçari.…

Read More

Shëngjin, Lezhë, 31 Korrik- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar qendrën shëndetësore verore 24-orëshe, në Shëngjin, në kuadër të inspektimeve për sigurinë gjatë sezonit turistik. “Qendra shëndetësore verore 24-orëshe këtu në Shëngjin, është një prej qendrave që ne e kemi një pikë reference shumë të mirë për zonën e plazhit për turistët vendas e të huaj. Jemi në gatishmëri të shtuar për muajin gusht, ku pritet dhe fluksi më i lartë i pushuesve. Deri tani, mbi 26 mijë turistë dhe pushues kanë marrë shërbim në 30 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike”- tha Ministrja Manastirliu. Gjatë…

Read More

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden shijuan një ditë në plazhin Rehoboth në Delaware. Në fotot e publikuara ekskluzivisht nga TMZ, ata shihen me një sërë sendesh në dorë dhe disa agjentë të Shërbimit Sekret që i shoqërojnë. Joe Biden u ul në një karrige buzë detit. Zonja e Parë Jill ishte pranë tij dhe të dy dukeshin të zënë, duke lexuar gjatë gjithë kohës. Çifti presidencial është duke pushuar ndërsa një hetim i FBI është duke u zhvilluar në shtëpinë e pushimit të Biden në Delaëare, sipas mediave amerikane. Avokati i Biden konfirmoi se…

Read More

Ata përdorën makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda. Karabinierët e kompanive Breno (Bs) dhe Clusone (Bg), në kuadër të një aktiviteti hetimor të koordinuar nga Prokuroria Publike e Breschias, zbërtheu një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, përgjegjëse për krimet e importit, trafikut ndërkombëtar dhe tregtimit të sasive të mëdha të kokainës. Operacioni bëri të mundur vënien para drejtësisë së anëtarëve të një organizate kriminale të mirëorganizuar dhe të strukturuar të dedikuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, të cilat importoheshin…

Read More