Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesit e 3 mjeteve lundruese. Mësohet se ata rrezikuar jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Potam dhe në Borsh. Si pasojë, 3 mjetet lundruese, 1 anije turistike dhe 2 skafe, u janë bllokuar. Njoftimi i Policisë: Rrezikuan jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Potam dhe në Borsh, ndëshkohen me masën administrative 100 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e 3 mjeteve lundruese. Bllokohen 3 mjetet lundruese (1 anije turistike dhe 2 skafe). Shërbimet…
Author: tirana
“Nuk e prisnim të fitonim një shumë kaq të madhe parash”, deklaruan këto punonjëse pasi grumbulluan paratë e tyre për të blerë një biletë llotarie, shkruan BBC. Dhe javën e kaluar ato u befasuan kur morrën vesh se kishin arritur xhekpotin prej 1.2 milionë dollarësh. Gratë, të cilat mbledhin mbeturina nga familjet në qytetin e Parappanangadi – zakonisht fitojnë rreth 250 rupi në ditë (3 dollarë). Një nga fitueset, zonja Baby, humbi shtëpinë e saj nga përmbytjet shkatërruese në vitin 2018 dhe tani po planifikon të rindërtojë shtëpinë e saj dhe të paguajë borxhet e saj. Por asnjë nga 11…
Një grua 87-vjeçare nga Brunswick, Maine, kohët e fundit e çoi stereotipin e gjysheve që këmbëngulin t’u japin vizitorëve për të ngrënë në një tjetër nivel. Ajo u përlesh me një adoleshent që hyri në shtëpinë e saj për ta grabitur dhe më pas i dha për të ngrënë se ishte i uritur, sipas mediave të huaja. Marjorie Perkins është në qendër të një prej tregimeve më të fundit të çuditshme që doli nga sistemi i drejtësisë penale në SHBA. Ajo ishte duke fjetur në shtëpinë e saj, kur rreth orës 2 të mëngjesit më 26 korrik, u zgjua dhe pa…
300 mijë euro në sezon, një kontratë 2-vjeçare, me opsionin rinovimi edhe për një tjetër vit. Këto janë detajet, shifrat që sollën Luigi Di Biagio-n në krye të Dinamos, një emër i madh i futbollit italian, një ish lojtar i famshëm, ndërsa si trajner ka qenë në krye të përfaqësueses “azzurre” U-21. Eksperienca e fundit si trajner ishte në krye të SPAL në Serie A, përfundimi ishte i hidhur teksa ekipi zbriti nga kategoria. Prej tre vitesh, Di Biagio ishte në pritje, pa një ekip. Nga paketa prej 300 mijë eurosh, një shifër rekord për futbollin shqiptar, Di Biagio do…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis fton turistët që humbën pushimet në Rodhos për shkak të zjarreve masive, për një javë pushime falas. Mësohet se java e pushimeve falas nga ana e qeverisë greke dhurohet Javën në vjeshtë ose pranverë për të gjithë ata turistë që u detyruan që të largoheshin nga ishulli për shkak të zjarreve. Në një intervistë për kanalin televiziv britanik ITV, Mitsotakis ka deklaruar se “Qeveria greke në bashkëpunim me pushtetin lokal do të ofrojë një javë pushime falas në ishullin Rodhos pranverën e ardhshme ose në vjeshtë, për të gjithë turistët që humbën pushimet për shkak të…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi ditën e sotme një takim me Inspektorinn e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Gjatë takimit, ministri Balla i shprehu Metanit shqetësime, lidhur me disa vendimarrje të magjistratëve, në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, duke vënë theksin tek procedimet në rastet e zjarrvënës. Gjithashtu Balla shprehu shqetësimin e tij lidhur me shmangien në disa raste të ndëshkimeve të ashpra në rastet e armë-mbajtjes pa leje. Nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Metani u shpreh angazhimi maksimal i verifikimit të rasteve të tilla, si dhe trajtimi i tyre me…
SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Dumani, ku rreth 1 vit e gjysmë më parë në sajë të operacionit ‘Plumbi i Artë’, u goditën katër grupe kriminale, dhe u lëshuan 32 urdhër arreste. Të pandehur për këtë çështje janë marrë 20 persona, atyre po i komunikohen akuzat nga ana e SPAK, e pritet që dosja të kalojë për gjykim në GJKKO, dhe seancat për këtë çështje të të nisin gjatë muajit shtator. Për 12 personat e tjerë të cilët janë shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje, referuar procedurës do vijojë kërkimi i tyre policor për gati 1 vit, e…
Kaloni kohë të madhe duke përdorur ChatGPT, apo “chatbot” të tjerë të inteligjencës artificiale dhe nuk do t’ju duhet shumë kohë që të kuptoni se ata nxjerrin gjëra të pavërteta. Të përshkruara si halucinacione, informacione të pavërteta apo shpikje të gjërave, tani këto janë shndërruar në problem për çdo biznes, organizatë dhe nxënës të shkollës së mesme, që i përdorin sistemet gjeneruese të inteligjencës artificiale për të hartuar dokumente. Disa po përdorin sistemet e inteligjencës artificiale për detyra që potencialisht kanë pasoja të mëdha, duke filluar nga psikoterapia e deri te kërkimet për hartimin e dokumenteve ligjore. “Nuk mendoj se…
Vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit, arrestohet 46-vjeçari në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Zheni (Shkëlzen) Deliu. NJOFTIMI I POLICISËSi rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët”, për një rast vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin…
Ish-presidenti amerikan Donald Trump u padit me akuza penale federale për rolin e tij në ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, aktakuza e tretë me të cilën përballet ish-presidenti, ndërsa ai po zhvillon një tjetër fushatë për Shtëpinë e Bardhë. Prokurori i posaçëm Jack Smith siguroi një aktakuzë në këtë rast nga një juri e madhe në Uashington, DC, duke përshkruar në mbi 45 faqe një komplot të gjerë për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që u shënuan nga një trazirë e dhunshme në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021. Smith e akuzoi ish-presidentin me katër…
E merr celularin për të mashtruar pak, derisa të zë gjumi dhe përfundon duke fjetur me të pranë kokës. Ju zgjoheni në mëngjes, e merrni direkt në dorë dhe shikoni rrjetet sociale, dhe gjithçka është në rregull. Mund të ndiheni rehat, duke pasur një smartphone kaq afër gjatë gjithë natës, por e vërteta është se nuk është mirë për ju. Ne do të fillojmë me më të thjeshtat: Kur keni telefonin në krah, në mënyrë të pandërgjegjshme ndiheni sikur jeni gjithmonë në dispozicion. Do të shikoni bisedën në grup, do të shihni emailet tuaja të punës dhe në vend që të relaksoheni…
Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Kompromisi”. Siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, si dhe vinte baste sportive me disa celularë, vihet në pranga 25-vjeçari. Në pranga edhe një 38-vjeçar, pasi shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dozat e lëndëve narkotike që siguronte 25-vjeçari. Sekuestrohen 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, mjete për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 1 automjet, 1 tablet dhe…