Author: tirana

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, po tregohet jashtëzakonisht bujare, sipas dëshmive të reja që kanë dalë në dritë. Artistja ka shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të ‘The Eras’, teksa pritet të përfundojë pjesa e tij në SHBA. Këngëtarja 33-vjeçare i pagoi shumë mirë punëtorët në shfaqjen e saj hit, duke përfshirë kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë dhe shoferët e kamionit. Fituesja e Grammy-t pagoi të gjithë të përfshirë në turne, thanë burime me njohuri për këtë çështje për People. Gjesti bujar i yllit të lindur në Pensilvani vjen teksa ajo do të performojë gjashtë koncerte të shitura…

Read More

Shkencëtarët në ‘City of Hope’, një nga organizatat më të mëdha të kërkimit dhe trajtimit të kancerit në SHBA, kanë zhvilluar kimioterapinë që mund të vrasë të gjithë tumoret e ngurta të kancerit. Studiuesit, në botimin e tyre në revistën Cell Chemical Biology, shpjegojnë se si ata morën një proteinë, antigjen bërthamor qelizor shumëzues (PCNA), që dikur konsiderohej shumë i vështirë për terapinë e synuar dhe zhvilluan në kërkimin paraklinik një kimioterapi që duket se vret të gjitha vëllimet e ngurta tumorale. Molekula e vogël kërkimore e zhvilluar shkaktoi vdekjen e qelizave kancerogjene, por nuk e ndërpreu ciklin riprodhues të…

Read More

Emërtimi Twitter tashmë nuk ekziston. Trashëgimia e rrjetit social ka shkuar në histori me një vendim të Elon Muskut. Hapi 1: Hapni aplikacionin Shortcuts në iPhone tuaj Ky i fundit ka vendosur që rrjetit social t’ia ndryshojë karakterin dhe ta riemërtojë X. Por, për fat të mirë pronarët e iPhone, Apple ka ofruar një mundësi që të zgjidhni manualisht pamjen e të gjitha aplikacioneve tuaja që nga viti 2018. Më poshtë është mënyra se si mund të zëvendësoni logon e zezë X me zogun e kaltër të Twitter. Hapi 2: Prekni simbolin + në këndin e sipërm djathtas Hapi 3:…

Read More

Policia italiane ka arrestuar 12 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, që akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal droge. Arrestimet janë kryer në zonën e Teramos, ku janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, dhe 3 të tjerë në zonën pranë Ascolit (të gjithë shqiptarë) dhe një tjetër në Ravena. Mediat italiane raportojnë se grupit kriminal iu sekuestrua 200 kg kokainë dhe heroinë. Mësohet se hetimi nisi në nëntor të viti të kaluar kur u arrestua një shqiptar me 16 kg heroinë. Tashmë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ndodhen pas hekurave në pritje të…

Read More

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se nga pakujdesia, teksa tentonte që të digjte barërat e egra në tokën e tij, i ka vënë fjalën 30 hektarë me hamull, vreshta dhe dru frutorë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Toshkëz të Lushnjës. NJOFTIMI I POLICISË:Angazhim maksimal i Policisë, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia. Ndezi zjarr për djegien e barërave të egra, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, vihet në pranga 19-vjeçari. Shpallet…

Read More

Një e re, rreth moshës 20-30 vjeçe është gjetur e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkaWeb viktima dyshohet si përdoruese e drogës dhe prostitucion. Sakaq po bëhet ekzaminimi ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar paraditen e sotme në aksin Librazhd-Pogradec, sipasjë e përplasjes së një makine me një motomjet. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi O. P. dhe pasagjerja që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasja N. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasi me iniciale M.L., është shoqëruar në ambientet e Policisë. Elbasan/Informacion paraprak Paraditen e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. L., ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi O. P. dhe…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të bërë publik në lidhje me falimentimin e Ujësjellësit të Durrësit. Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’ Meta thekson se kjo është dëshmia e gjallë e qeverisjes korruptive, që pas ‘fitores’ së 14 majit, falimenton ky institucion. Mes të tjerash Meta i bëri thirrje SPAK që të hetoj skandalin. MESAZHI I METËSFalimentimi i Ujësjellësit të Durrësit, pas “fitores” së 14 Majit, është dëshmia më e gjallë e qeverisjes korruptive dhe ndërmarrjeve elektorale të “Rilindjes”, si në nivel qendror edhe në nivel lokal.Tashmë nuk kemi vetëm bashki të falimentuara,…

Read More

Është dhënë masa e sigurisë për gardistin, i cili u përfshi në sherrin në Hamallaj të Durrësit disa ditë më parë. Sipas gazetarit të ABC News, Leonidha Musaj, Martin Nikolla së bashku me kushëririn e tij, Alfred Nikolla janë dënuar me ‘arrest me burg’. Martin Nikolla akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Si ndodhi konflikti në Hamallaj të Durrësit? Konflikti për një rrugë fshati degjeneroi në dhunë mes anëtarëve të dy fiseve në fshatin Hamallaj në Durrës. Pas konfliktit verbal sherri degjeneroi në përdorimin sendeve të forta, deri në…

Read More

Cardi B u bë virale së fundmi me videon ku shfaqej duke i gjuajtur me mikrofon spektatores që i hodhi ujë. Veprimi i reperes është denoncuar tek autoritetet. Sipas “TMZ”, një grua që po qëndronte pranë personit që gjuajti reperen ka deklaruar se mikrofoni i Cardi e preku edhe atë. Policia e Las Vegasit është shprehur se gruaja e ka denoncuar për sulm. Emri i saj nuk dihet, por ka thënë se “është goditur nga një objekt i hedhur prej skenës” gjatë një koncerti të së shtunës. Në disa video, duket mikrofoni që godet personin që vërviti pijen, por bën rikoshet…

Read More

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj që të investonin para në tregje fiktive. Në kuadër të operacionit të koduar “Selita Center”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, është bërë i mundur sekuestrimi i një subjekti ekonomik (firmë) që ishte përshtatur si call center dhe janë arrestuar 6 shtetas mes të cilëve përgjegjësi i firmës dhe shefja e personelit. Ndërkohë në lidhje me këtë është shpallur në kërkim administratori i këtij subjekti. Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët…

Read More

Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur nën efektin e drogës duke drejtuar makinën. Sipas policisë mësohet se ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë shoqërimit në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Ndërkohë në lidhje…

Read More