Fermerët në Greqi ankohen për mungesën e krahut të punës për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të sezonit. Mediat greke shkruajnë se vetëm rajoni i Peloponezit ka nevojë për 50 000 – 60 000 punëtorë nëpër fusha gjatë sezonit të vjeljeve, por vazhdimisht haset deficit në këtë drejtim, pasi shqiptarët që më parë bënin këto punë, ose janë orientuar në sektorë të tjerë, ose janë larguar për në vendet e tjera të BE-së, kurse të tjerët që ndodhen aty nga Pakistani apo Bangladeshi, zor se “shtrohen” nëpër fusha. Një fenomen i tillë ka bërë që edhe vetë…
Author: tirana
Shqipëria është përballur me temperatura të larta, çka ka shkaktuar probleme në shëndetin e qytetarëve. Gjatë një interviste televizive, kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj u shpreh se gjatë kësaj kohe janë shtuar thirrjet drejt urgjencës. “Sigurisht që të nxehtit është një problem shumë i madh. Për si urgjencë, edhe plazhet janë problem shumë i madh, sepse ka një përqëndrim shumë të madh njerëzish. Marrja e masave ka të bëjë çdo vit me analizën e të dhënave, analizën e problemeve dhe si mund të parandalohen ato. Çdo vit, ne shohim vendet ku ndodh më shumë, numrin e thirrjeve, numrin e…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shumë të mira. Në një komunikim për mediat, ai deklaroi se nuk ka çështje të hapura midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të jashtëzakonshme. Ne nga Serbia e duam Maqedoninë e Veriut dhe gjuhën maqedonase dhe e kuptojmë shumë mirë. Nuk e kam problem të them se nuk jemi vetëm miq, por se si kombe kemi marrëdhënie vëllazërore”, tha Vuçiç gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me Pendarovskin.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëron se nuk do të ketë asnjë tolerim për përdoruesit e mjeteve lundruese që nuk zbatojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore dhe rregullat për përdorimin e këtyre mjeteve. “Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj. Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni paditi për shpifje këngëtarin Brian Molko që e quajti atë “fashiste”. Gjatë një koncerti pranë Torinos muajin e kaluar, Molko hodhi një sërë ofendimesh ndaj Melonit, duke thënë se ajo është “raciste” dhe një “fashiste”. Autoritetet vendore e denoncuan në prokurori, pas së cilës ndaj Molkos u hap një hetim zyrtar për “mosrespektim të institucioneve”.
Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të veprojë si “urë dhe paqebërëse” që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Ai këto komente i bëri më 2 gusht, në nisje të vizitës pesëditore në Portugali. Papa, 86 vjeç, u mirëprit me nderime ushtarake në Lisbonë, ku 1 milion pelegrinë nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në ngjarjet për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë. Kjo ngjarje fetare – që shënohet për një javë përmes ngjarjeve fetare e kulturore mbahet çdo tre vjet në qytete të ndryshme – vjen në kohën kur Kisha Katolike po reflekton për të ardhmen…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Kosovë. Një 27-vjeçare nga Argjentina ka humbur jetën tragjikisht, pasi u hodh nga katit i gjashtë i hotelit nga shtetasi me iniciale E.N, pas një konflikti që kanë pasur të dy. Ky i fundit, është arrestuar dhe po mbahet në burg deri në përfundim të hetimeve. Njoftimi i Gjykatës: “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hedhur…
Mikrofoni me të cilin reperja Cardi B goditi spektatoren që i hodhi ujë në koncertin e mbajtur disa ditë më parë, ka dalë në ankand. Mikrofoni, në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios me bazë në Vegas, The Wave – tani është në ankand në eBay në një përpjekje për të mbledhur para për “Friendship Circle”, një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta. Për fat të mirë, mikrofoni ende funksionon, kështu që blerësit mund ta mbajnë atë si kujtim.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Këshilli Kombëtar ka vendosur që norma bazë e interesit në kredi të mos ndryshojë. Ndërkohë, ai tregon se Banka e Shqipërisë po monitoron këmbimin e lekut, teksa deklaroi se do të ndërhyjë në tregun valuator nëse euro do të ketë rënie të mëtejshme që do të dëmtonte funksionimin normal të tregut. Sejko ka shpjeguar se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare që të ketë një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në rajon. “Bazuar në tendencë aktuale, ekonomia shqiptare pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim…
Teksa Morena Taraku ndodhej në Kosovë, shtëpia e saj në Turqi ka rënë pre e grabitjes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postim në Instastory, ku tregon edhe kutitë bosh të bizhuterive. Morena ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton, pasi nuk ka ofruar sigurinë e pritur. “Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas”, është shprehur ajo.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Lezhë, pasi i vuri zjarrin tokës që ishte në pronësi të tij. Për pasojë, ka djegur 4 dynym tokë arë. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet D.Ll. Policia iu bën apel qytetarëve që mos ndezin zjarr në asnjë rast pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur arrestimin e një shtetasi përgjegjës për një tjetër rast zjarrvënieje. Ndezi zjarr në tokën pronësi të tij, për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, dhe si pasojë u dogjën 4…
Policia e Durrësit ka publikuar të tjera të dhëna sa i përket trupit të pajetë të një vajze të gjetur paraditen e sotme poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Policia njofton se Luljeta Preza është vrarë me thikë. Në trupin e të ndjerës janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka plagë të rënda në gjoks dhe në bark. Ndërkohë, janë shoqëruar 17 persona që dyshohet se kanë dijeni. “Durrës/Informacion shtesë: Në lidhje me një informacion të dhënë paraditen e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë…