Author: tirana

“Barbie” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me mbi 700 milionë euro fitim në mbarë botën. Shifra do vazhdojë të rritet në javët në vijim, pasi ka ende disa njerëz që nuk kanë mundur të shkojnë në kinema për të parë filmin. Me këto shifra, “Barbie” është bërë tashmë filmi i tretë me fitimet më të larta deri më tani për vitin 2023, dhe madje mund të rrëzojë një gjigant, të vetmin sukses që Marvel Studios ka pasur këtë vit. Janë tre filma që aktualisht janë në krye me fitime më të larta të vitit 2023: “The Super Mario Bros.…

Read More

Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari janë autorët e dyshuar të vrasjes me thikë të 32-vjeçares Luljeta Preza që u gjet ditën e djeshme e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Policia thotë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion” është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes makabre. Luljeta Preza u gjet e pajetë një ditë më parë në urën e Dajlanit. Ajo dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë me thikë. Deputetja e PD-së, Merita Bakiu, pohon se ngjarja të tilla tregojnë sesi ka dështuar shoqëria, drejtësia e Policia. Ajo…

Read More

Deputetja e PD-së, Merita Bakiu ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares në Durrës, e cila u gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit. Bakiu thotë se ngjarja të tilla tregojnë se si ka dështuar shoqëria, drejtësia e Policia. Ajo shkruan se vrasja e grave në vendin tonë është një lajm që përsërit ndërsa ngre zërin për të tjera gra që kanë frikë të reagojnë e të denoncojnë për dhunën që iu ushtrohet. Luljeta Preza, 32-vjeçe, u gjet e pajetë një ditë më parë në urën e Dajlanit. Preza dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë me thikë.…

Read More

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Nga hetimet del se janë të përfshirë në një rast të shitjes së kanabisit fëmijëve, në një lokal në Laç. Policia e Kurbinit zbuloi më 27 qershor të këtij viti, një lokal në qytetin e Laçit, ku kishte lojëra kompjuterike për të mitur dhe të rinj, shitej edhe kanabis. Në vijim të operacionit policor të koduar “Ndërthurja”, u arrestua I. N., 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë…

Read More

Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare. Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track). Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shqiptare. Për t’u…

Read More

Nisur nga goditjet nga kurset e këmbimit, shoqatat e Eksportit u janë drejtuar me një letër drejtuesve të institucioneve financiare në vend me anë të së cilës kërkojnë asistencë për politikat monetare dhe fiskale. Shoqatat e eksportit shprehin shqetësimin se nga luhatjet e kursit të këmbimit do të preken nga goditje të jashtme. “Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore” . Në letër nënvizohet se forcimi i monedhës kombëtare nuk po vjen nga forcimi i ekonomisë së vendit për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes…

Read More

Lulzim Basha është zgjedhur sërish në krye të Partisë Demokratike. Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në një intervistë për Fjala.al zhvillimet brenda kampit blu. Ndërsa sa i takon fushatës së Bashës për t’u rizgjedhur për nja mandat të katërt në krye të PD, thotë se ishte një supë burgu që demokratët e mbetur në këtë anën e Bashës do ta hanë nga e keqja. Në PD-në zyrtare u zhvilluan zgjedhjet për kryetar dhe sikurse pritej u rikonfirmua Lulzim Basha, për të katërtën herë radhazi. Në tre raste është zgjedhur kryetar me ndikimin e dukshëm të Berishës, ndërsa në rastin e…

Read More

OSSH-ja ka paditur pronarët e disa objekteve në Tiranë, pasi vidhnin energji elektrike. Fjala është për një objekte në zonën e Qesharakëa dhe një vilë 3-katëshe. OSSH bën me dije se rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente. Njoftimi i OSSH-së: Strukturat e drejtorisë rajonale OSSH Tiranë vijojnë kontrollet tek linjat ku dyshohet se ka humbje në rrjet për shkak të veprimeve të paligjshme. Konkretisht, në 24 orët e fundit janë “goditur” 3 raste subjektesh që abuzonin me energjinë elektrike, duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.…

Read More

Saranda, një mrekulli me plazhe, ujë të kaltër e me rërë të imët. “Është e mrekullueshme. Është një plazh i pabesueshëm. Ka një cilësi dhe pastërti të ujit që të lë pa mend”. Në 10 të mëngjesit është e pamundur të gjesh çadër. Këtë plazh që ngjan me një parajsë, Fabris, ky sipërmarrës nga veriu i Francës e ka zbuluar 4 vjet me parë dhe që atëherë e frekunton për çdo verë. Ai thotë se këtu gjen plazhe të mrekullueshme, ushqimi nuk kushton shtrenjte dhe po ashtu as aktivitetet e tjera. Saranda, që është në mes të zhvillimit, apo plazhet…

Read More

Plazhi i Darëzezës, i ndodhur brigjeve të detit Adriatik në qarkun e Fierit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas apo të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh, të cilin pushuesit e zgjedhin për shkak të bukurisë, por kryesisht të pastërtisë që ofron. Rama tha se “Darëzeza është një tjetër perlë e Adriatikut fshehur mes pishave, që fton të gjithë pushuesit për ta shijuar plazhin pak të zbuluar, por me peizazh të mrekullueshëm”. Kryeministri kërkoi nga pushuesit që të kujdesen për ta lëmë po aq pastër sa e gjejnë. Bregdeti i Darëzezës…

Read More

Nesër do të zhvillohet koncerti i këngëtarit shumë të dashur, Noizy-t, “Alpha Show 2”. Artisti i njohur ka organizuar edicionin e dytë të këtij koncerti, i cili pritet të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”. Në koncert do të interpretojnë: Dhurata Dora, Ylli Limani, Stresi, Lyrical Son, MC Kresha, Varrosi, Ledri Vula etj. Veç kësaj, do të ketë edhe këngëtarë nga tregu ndërkombëtar, me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite. Reperi u ka premtuar fansave se do të jetë një natë spektakolare me shumë befasi të tjera. View this post on Instagram A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)

Read More

10,749 civilë janë vrarë dhe 15,599 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt të vitit të kaluar. Sipas autoriteteve ukrainase numri i viktimave përfshin 499 fëmijë. Më 7 korrik, OKB-ja raportoi se kishte konfirmuar vdekjen e “më shumë se 9,000 civilëve, duke përfshirë mbi 500 fëmijë”, por numri real pritet të jetë më i lartë. Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar pothuajse 15 dronë kamikaze të tipit Shahed gjatë një sulmi rus në Kiev. Kjo u raportua nga kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popka.

Read More