Sali Berisha në një konferencë për mediat, tha se Arben Ahmetaj po kërcënohet me jetë dhe për këtë arsye, hetuesit duhet të marrin masa për t’i ofruar ndihmë atij dhe familjarëve të tij. “Së pari, u informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që…
Author: tirana
Mykonos ka dalë nga “moda” dhe fronin e kryesorit e ka zënë Capri. Olta Gixhari, Luana Vjollca, Emina Culmunaj, Viola Spiro, Antonela Berisha, Rudina Magjistari, Bieta Sulo etj, janë disa nga vajzat e famshme shqiptare, të cilat kanë pushuar këtë verë në Capri, duke postuar edhe foto. Madje edhe shkrime për ndjesitë që iu krijoi Capri, si Bieta Sulo.
Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati i saj Arbër Hoxha, thotë në një deklaratë për mediat se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi. Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga arrestimi, prokuroria nuk na në dorë akoma akt-ekspertimin kontabël mbi të ardhurat e saj. Lidhur me hetimet që SPAK po kryen për inceneratorët dhe përmendjen disa herë të emrit…
Drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen” ka përplasur një vajzë të mitur të moshës 7-vjeç në qytetin e Bilishtit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:05, teksa e mitura ishte këmbësore në rrugë. Ajo është dërguar në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor dhe nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Devoll/Informacion paraprak Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka cilësuar pozitive për bujqit rritjen e çmimit të vajit të ullirit për eksport në vendin tonë me 25%. Tabaku shprehet se zhvlerësimi i euro-s dhe mungesave e shpenzimeve për bujqësinë e kufizon përfitimet”. Ajo sugjeron se zgjidhja e kësaj situate do të ishte, sipas saj, lufta e ekonomisë informale. Postimi Rritja 20% e çmimeve të vajit të ullirit për eksport është fat pozitiv për prodhuesit dhe bujkun. Por, zhvlerësimi i Euro-s dhe mungesave e shpenzimeve për bujqësinë e kufizonit. Zgjidhja? Luftë ekonomisë informale dhe Bujqësisë.
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha priti në një takim, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar John Fluharty. Në qendër të takimit, ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i një ure lidhëse midis Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare. Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta.
Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari të arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës kanë pasur rolin e tutorit. Ata dyshohet se shfrytëzonin gratë dhe vajzat që qëndronin poshtë urës së Dajlanit. 32-vjeçarja është goditur disa herë me thikë në brinjë pas një konflikti nën efektin e kokainës. Dy autorët nuk e kanë pranuar krimin por janë dëshmitë e personave që kanë qenë aty që kryqëzojnë 22 vjeçarin nga Lushnja dhe 45 vjeçarin nga Durrësi.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Gregoire Trudeau njoftuan me anë të një postimi në Instagram se janë duke u ndarë. Kështu i erdhi fundi martesës 18-vjeçare të çiftit të cilët nuk kanë ngurruar asnjëherë ta shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik. Justin, 51 vjeç dhe Sophie, 48 vjeç, u martuan në maj të 2005. Dhjetë vite më pas, Trudeau u bë kryeministër dhe dyshja më pas u vu në sytë e të gjithë botës. Trudeau, babai i të cilit Pierre Elliott Trudeau ishte po ashtu kryeministër i Kanadasë për 15 vite, punonte si mësues në një…
Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit në bashkinë e Malësisë së Madhe, është proceduar penalisht pasi ka goditur vartësin e tij me detyrë përgjegjës i Emergjencave Civile në këtë bashki. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 64…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bashkëpunim më inspektorët për mbrojtjen e pyjeve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të prerjes së paligjshme të pyjeve, në fshatin Rrajcë, në vendin e quajtur “Gavadec”, zonë e mbrojtur e parkut kombëtar “Shebenic”. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan shtetasit Sh. B., 57 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, pasi u kapën në flagrancë duke prerë pemë ahu, në zonën e mbrojtur të këtij parku. Materialet procedurale i kaluan…
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani, është zyrtarisht mesfushor i skuadrës së Leçës në Itali. Vetë klubi i Serisë A ka njoftuar akordin me klubin e Aberdinit për transferimin e Ramadanit. “Lojtari shqiptar do të jetë në Leçe në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.
195 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë janë punësuar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, në sistemin shëndetësor publik. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njofton se skuadra e re prej 122 mjekësh të sapo punësuar, ka përforcuar ekipet tona nga veriu në jug.