Author: tirana

Policia e Sarandës dhe ajo e Durrësit kanë finalizuar dy operacione kundër shpërndarës së drogave gjatë sezonit turistik. Si pasojë u arrestuan tre persona.Në njoftimin e saj Policia e Vlorës bënë të ditur se janë arrestuar 2 shtetas, të cilët ishin nën hetim prej katër vitesh. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme dhe atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasit në kërkim: J. G., 45 vjeç dhe A. M., 51 vjeç, të dy banues…

Read More

Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi. Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati. Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale. Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti. Noti në ujë deti mundet të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin, mirëqenien dhe hidratojë lëkurën. Sistemi imunitar Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale,…

Read More

Pas atij 25 maji “magjik” të vitit 2022, ku “verdhekuqtë” e Roma të udhëhequr nga tekniku “luzitan”, Jose Mourinho arritën tirumfin e parë evropian në historinë e tyre, në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, ku mundën holandezët e Feyenoord në finalen e Conference League, tashmë “gladiatorë” romakë do të rikthehen sërish në këtë fushë. Pas aludimeve të shumta, paraditen e kësaj të enjteje, se “demat e kuq” të Partizanit dhe kundërshtarët romakë do të përballen më 12 gusht, tanimë lajmi është konfirmuar vetë nga Kryeministri, Edi Rama, i cili me një postim në profilin e tij zyrtare, në Facebook ka…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore në Dibër, se parandalimi dhe goditja e ashpër e fenomenit të dhunës në familje do të jetë prioritet në detyrën e tij. “Çdo ditë në këtë detyrë do të bëj çmosin që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, të ngrihet në nivelin e pritshmërisë shoqërore të një vendi europian, për goditjen kirurgjikale deri në çrrënjosje të dhunës në familje, ku gratë bien viktimë e barbarisë së burrave. Çdo grua, çdo vajzë duhet të fitojë besimin absolut se telefonata apo denoncimi i saj…

Read More

Një shqiptar 33 vjeçar ka humbur jetën pas tetë ditësh pasi është plagosur me thikë në Britaninë e Madhe. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Harroë Street, Wolverhampton më 27 korrik ku i riu shqiptar Jetmir Pema është goditur me thikë, ku I lënduar ka ngelur edhe një 20 vjeçar. Autori i kësaj ngjarje është Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Ndërkohë familjarët e tij e përshkruajnë si një djalë të dashur dhe shumë të përkushtuar ndaj familjes. “Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i…

Read More

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka vijuar turin me drejtuesit e PD-së. Në një postim në Facebook, Basha bën me dije se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 2 Shtator për të diskutuar e vendosur aksionin politik dhe të gjitha ato ndryshime që do ta modernizojnë, hapin dhe forcojnë familjen tonë politike, për ta kthyer në alternativën që presin shqiptarët. Postimi i plotë i Bashës Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 2 Shtator për të diskutuar e vendosur aksionin politik dhe të gjitha ato ndryshime që do ta modernizojnë, hapin dhe forcojnë…

Read More

Tirana do të luajë sot në orën 20:00 sfidën e kthimit për kualifikueset e Conference League ku do të presë në “Air Albania” Besiktasin. Ndeshja e parë në Turqi përfundoi me rezultatin 3-1 për vendasit. Ajo që duket se i mban ende në lojë bardheblutë është goli i realizuar nga Kaina Nunes në sfidën e parë. Ekipit të Shehit i duhet një mrekulli ndaj gjigantëve turk dhe t’i mposhtin të paktën me dy gola diferencë për ta çuar sfidën në shtesë. Besiktasi është përforcuar shumë gjatë kësaj vere ndaj dhe misioni i Tiranës do të jetë i vështirë, edhe pse…

Read More

Këtë të enjte IKMT ka nisur shembjen e godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit te ‘21-Dhjetori’ në Tiranë. Ndërkohë banorët e zonës janë të shqetësuar për punimet dhe ndotjen e krijuar në zonë. Po ashtu, gjatë rënies së inerteve në trotuar, është vënë në rrezik jeta e qytetarëve, të cilët ishin duke kaluar.

Read More

Dua Lipa vijon pushimet e saj në “shtëpi”. Këngëtarja e adhuruar në të gjithë botën, Dua bashkë me familjen janë duke shijuar bregdetin e jugut të Shqipërisë, siç edhe është bërë traditë në 3 vitet e fundit. Bukuroshja brune nuk ka reshtur së postuari foto dhe video nga momentet e relaksit në bregun e detit, apo pamjen mahnitëse nga vila ku po qëndron. Edhe ditën e sotme, Dua ka ndarë disa foto me një copëz të rivierës shqiptare në sfond, e ku ajo padyshim shndrit me fustanin që ka veshur. View this post on Instagram A post shared by DUA…

Read More

Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanit të cilin e akuzon për përshirje në aferën e inceneratorëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha ngre pretendimin se Metani është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të dosjes së inceneratorëve. Sali Berisha: Edhe njëherë theksoj se afera e djegësave është vjedhja e shekullit, kurse hetimi është hetimi i shekullit. Sipas burimeve origjinale, po ushtrohet presion i madh ndaj ekipit të hetimit të vjedhjes së shekullit. Në këtë kontekst, kërkoj të hetohet çdo kontakt i cilitdo punonjës me ekipin e hetimit të vjedhjes së shekullit. Në…

Read More

Turizmi po merr vëmendjen e qeverisë. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë për ndërtimin e pallateve në projektin e portit të Durrësit. Bëhet fjalë për lejen për godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” si lejen për “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë. Ndërtimi do të nisi pikërisht në kalatën lindore aty ku autoriteti portual i Durrësit përzuri me forcë koncesinarin gjerman që kishte një kontratë…

Read More