Humb jetën në një aksident automobilistik në Florida të SHBA, Riana Viera, Miss Venezuela. Vetë nëna e Arianës konfirmoi se vajza e saj ishte duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune. “Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo. 26-vjeçarja po planifikonte një udhëtim në Punta Cana, Republika Domenikane, për të marrë pjesë në konkursin e njohur të bukurisë Miss America Latine 2023, dhe më vonë ajo po planifikonte të bënte debutimin e saj në një shfaqje mode në Nju Jork.
Author: tirana
Të gjithë zyrtarët rusë duhet të përdorin vetëm makina të prodhuara në vend, tha Vladimir Putin në një takim me krerët e kompanive prodhuese të enjten. Sipas presidentit rus, ministrive dhe shërbimeve shtetërore dhe publike u kërkohet të ndalojnë blerjen e makinave të prodhimit të huaj dhe të fokusohen në forcimin e markave vendase. “Blerja e makinave të huaja duhet të ndalohet absolutisht. Dhe të gjithë zyrtarët e vendit duhet të ngasin makina vendase”, theksoi presidenti rus. “Të gjithë burokratët tanë të mrekullueshëm duhet të kuptojnë se ne duhet të përpiqemi për zhvillimin e markave vendase, makinave vendase dhe produkteve…
Mediat botërore raportojnë se futbollisti amator nga Kosta Rika 28-vjeç ka vdekur në sy të miqve dhe të afërmve të tij pak minuta pasi u hodh në lumë ku u kap nga një krokodil dy metra. Lumi Kanas në të cilin u hodh Jesus Lopez Ortiz është një habitat i njohur krokodili dhe hyrja në ujë nuk rekomandohet. Ortiz, i cili është baba i dy fëmijëve, ishte një futbollist i njohur në zonë dhe luante për klubin e Rio Canas. Pas aksidentit, teksa prisnin mbërritjen e ekipit të urgjencës, vendasit panë se krokodili po tërhiqte zvarrë trupin e futbollistit të ri…
Një burrë ndihmoi bashkëshorten e tij të lindte djalin e tyre, në një nga autostradat më të ngarkuara të Austrisë, me ndihmën e ekspertëve në telefon, thanë dje mjekët. “Gruaja ime po lind fëmijën tonë në Tangente, koka tashmë ka dalë jashtë”, tha ai në thirrjen e urgjencës të marrë nga mjekët e ndihmës, të martën në mbrëmje, ndërsa ishte në autostradën A23 në Vjenë. Pas lindjes, babai i ri e lidhi kordonin e kërthizës së foshnjës me një lidhëse këpucësh. Nëna dhe djali i saj, Niklas nuk kishin nevojë për ndihmë, kur mjekët mbërritën. ”Të dy janë në gjendje…
Shtatë parti opozitare në Danimarkë kundërshtuan sot përpjekjet e qeverisë për ta bërë të paligjshme djegien e kopjeve të Kuranit, duke argumentuar se një legjislacion i tillë do të përbënte një kufizim të papranueshëm për lirinë e shprehjes. Zemërimi në botën myslimane për përdhosjen e Kuranit para ambasadave me shumicë myslimane në Danimarkë dhe Suedi ka bërë që qeveritë e të dy vendeve të deklarojnëse do të shqyrtojnë mënyra për të ndaluar ngjarje të tilla. Por një ndalim i mundshëm i djegies së kopjeve të Kuranit do të përbënte shkelje të parimeve të lirisë së fjalës në Danimarkë, thanë partitë…
Borsh/Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari. Iu fik mjeti lundrues Jet Ski, në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi (në drejtim të ishullit të Korfuzit), duke i rrezikuar seriozisht jetën, Policia lokalizoi dhe shpëtoi 28-vjeçarin. Operacioni i kërkim-shpëtimit angazhoi shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, me 3 mjete lundruese. Pas marrjes së njoftimit nga miq të shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, se kishin humbur kontaktet me…
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot takime koordinuese me EULEX dhe KFOR-in, në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bratisllavë. Në një njoftim zyrtar Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga nesër do të ketë një numër më të vogël të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Ky vendim ka ardhur pasi është raportuar se situata në Veri ka qenë e qetë. Nga ana tjetër Policia e Kosovës ka thënë se ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme…
Eksportuesit shqiptarë i kanë dërguar një letër institucioneve ndërkombëtare sa i takon situatës me rënien e euros në vendin tonë. Eksportuesit kërkojnë ndërhyrje dhe asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset e këmbimit. Sipas tyre, rënia e monedhës europiane po ndikohet nga paratë e krimit, ndërsa theksohet se forcimi i lekut vjen nuk vjen për shkak të forcimit të ekonomisë. LETRALënda: Kërkohet asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset ekëmbimitDrejtuar: Znj. Stephanie EbleResident Representative for Albania-IMFRegional Resident Representative based in Vienna Znj. Odile Renaud-BassoTirana Resident Office-EBRD Z. Emanuel SalinasCountry Manager-World Bank Për…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy persona të nacionalitetit serb me inicialet S.J. dhe I.S., me gjashtë muaj burgim, me mundësinë e shndërrimit të dënimit në gjobë. Avokati Lubomir Pantoviq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paratë u janë dorëzuar autoriteteve, dhe ata do të kthehen në Serbi, më 3 gusht. “Ndaj tyre është caktuar masa e dëbimit nga Kosova dhe ndalimi i hyrjes në shtet për tri vjet”, ka thënë Pantoviq. Të dy personat janë arrestuar në fund të majit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ndërsa në fund të korrikut ata janë paditur nën dyshimet për…
Pasagjerët në bordin e një avioni përjetuan momente frikë dhe tmerri kur njëra prej gomave shpërtheu shpërtheu gjatë uljes. Goma e një Boeing 757 Delta shpërtheu në flakë ndërsa ulej në një aeroport të Atlantës të mërkurën, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të të gjithë 190 pasagjerëve, tha Administrata Federale e Aviacionit. “Ekipi i Delta ishte jashtëzakonisht i organizuar dhe profesional, nuk kishte panik”, tha Bruce Campbell, personi që publikoi pamjet nga vendi i ngjarjes. “Ka ndoshta 100 personel të sigurisë dhe 20 automjete këtu, kështu që reagimi ka qenë i mahnitshëm,” shtoi ai. Në një deklaratë, linja ajrore tha…
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, sëbashku me homologët e tij të Greqisë, Kroacisë, Maltës, Portugalisë dhe Sllovenisë, të gjithë anëtarë të Grupit Arraiolos, u zotuan të mbështesin iniciativat e përbashkëta të veprimit kundër krizës klimatike dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të Mesdheut dhe komunitetit ndërkombëtar për ta mbajtur këtë çështje në krye të agjendës së tyre politike. Në2 apelin e tyre tyhueht se të gjithë vendet duhet që të reagojnë ndaj një fenomeni të tillë. “Siç pritej, kriza klimatike ka mbërritur dhe ka marrë përmasa shpërthyese, aq sa tashmë flitet për një gjendje të jashtëzakonshme…
Senegali ka ndaluar aplikacionin e rrjetit social TikTok deri në njoftimin e mëtejshëm sepse kërcënon stabilitetin e vendit, njoftoi sot ministri i Komunikimeve, disa ditë pas kufizimit të përdorimit të internetit në celular gjatë protestave të opozitës. “Është vërejtur se TikTok favorizon njerëzit që kanë qëllime të këqija për të përhapur mesazhe urrejtjeje dhe subversive që kërcënojnë stabilitetin e shtetit”, tha ministria në një deklaratë, raporton Reuters. Kufizimet erdhën pasi kreu i opozitës Usman Sonko u akuzua për komplot rebelimi, komplot kriminal dhe krime të tjera.Protestat e dhunshme të opozitës mbahen periodikisht gjatë gjithë vitit në Senegal, mbështetësit e së…