Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur “Ura e zezë”. Makina që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale G.Ç. ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 56-vjeçari me iniciale P.Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Author: tirana
Dëshmia për fushatën e dhunës që ushtrohej në shkollat e Shkodrës, ndaj fëmijëve të kundërshtarëve politikë, në vitet e para të pas luftës! Kush kishte një të shkuar opozitare me komunistët, apo kush nuk i përqafoi format e regjimit komunist, në vitet e para të pas Luftës, futej në kategorinë e reaksionarëve, armiqve të popullit, apo siç cilësoheshin ndryshe elementi armik. Një fëmijë shkolle që vinte nga një familje e tillë, nuk gëzonte të njëjtat të drejta si fëmijët e komunistëve. Madje regjimi, kishte përgatitur terrenin se si do t’i thyenin, përmes dhunës e formave të tjera, të gjithë fëmijët…
Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në Fier, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga fushat “e qëndisura” në Libofshë të Fierit, ku çdo vit e më shumë shtohen sipërfaqet e mbjella me vreshta, drithëra e kultura të tjera bujqësore.
“Dieta e shfryrjes” dhe shkon përtej humbjes së peshës. Kjo dietë fokusohet në parandalimin dhe reduktimin e ënjtjes së barkut, që është një gjendje e zakonshme veçanërisht tek gratë. Në të vërtetë, përveç akumulimit të yndyrës, disa faktorë kontribuojnë në ënjtjen e barkut, si mbajtja e ujit, fermentimi i tepërt i zorrëve dhe akumulimi i gazit. Prandaj, dieta me bark të sheshtë synon të reduktojë këta faktorë, duke e lejuar trupin të duket më i hollë dhe më i përcaktuar, duke nxitur konsumimin e ushqimeve specifike që kanë veti shfryrëse dhe kulluese. Këtu janë pesë ushqimet kryesore që mund të…
Teksa po ndërmerren veprime në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të vendit, në objektin e komunës së Leposaviqit tash e 70 ditë po qëndron kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi. Deri më tani ai nuk është deklaruar për media për qëndrimin e tij në objektin komunal, ndërkohë që familjarë të tij kanë thënë për RTK-në se nga kontaktet që kanë, ai po vazhdon punën me mundësitë e tij. Por para dy muajsh, Hetemi mëngjeset i zbardhte në fshatin e tij të lindjes, Bistricë. Më 26 maj ai u nis nga shtëpia e tij për t’u futur në ndërtesën e…
“Sherri” midis Ronaldo Sharkës dhe çiftit Luizi dhe Kiara bëri goxha bujë. Ndonëse u duk se kunjat midis tyre pushuan në rrjetet sociale, së fundmi ndjekësit ja kanë sjellë sërish në vëmendje Ronaldos. “Si i ke raportet sot me Luizin dhe Kiarën?”,-e ka pyetur një ndjekës në Instagram moderatorin i cili i është përgjiigjur: “Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë”.
Sot policia e Kosovës do të reduktojë praninë e efektivëve rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, si pjesë e përpjekjeve për shtensionimin e situatës. Në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX u vendos që efektivët të ulen me 25%, pasi u vlerësua se situata në veri të Kosovës është më e qetë. Tensionet mes dy vendeve u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian…
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male. Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në Dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 20-34 °C, në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C.
Dashi Gjatë orëve në vijim do të jeni ende në pozicion në dashuri, dëshirat janë tretur dhe do t’i përmbushni shkëlqyeshëm, falë kësaj Venusi të ngrohtë në Luan që ju bën të pasionuar pas jetës. Demi Të premten do të gjeni një pikë marrëveshjeje me partnerin tuaj të të gjitha kohërave, pas shumë diskutimesh, ka ardhur qetësia dhe harmonia e mirë seksuale që është e mirë. Binjakët Do të jeni tërheqës për çdo shenjë dhe nuk do të tërhiqeni. Motoja është “shko sido që të shkojë, e rëndësishme është të provosh. Puna do ju mërzit. Pse nuk përpiqeni të ndryshoni?…
Shteti Islamik më 3 gusht njoftoi se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë. Lideri “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin xhihadist Hajat Tahrir al-Sham në provincën Idlib, tha zëdhënësi i IS-it përmes një mesazhi të incizuar, që u postua në Telegram. Megjithatë, zëdhënësi nuk specifikoi se kur u vra lideri i grupit militant. IS-i po ashtu njoftoi se Abi Hafsan al-Hashimi al-Qurashi do të jetë lideri i ri i grupit. Ky është lideri i pestë që ky grup militant emëron. Pas një rritjeje të madhe në Irak…
Tre persona kanë mbetur të plagosur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pasi drejtuesja e mjetit humbi kontrollin, duke përfunduar në kanal. Mësohet se të plagosur mbetën shoferja Alketa Lazaj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe dhe Ardian Ahmetaj, 46 vjeç. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.
Gerard Pique doli jashtë kontrollit kur mbështetësit e ish-partneres së tij, Shakira, e provokuan gjatë një eventi duke thirrur emrin e saj. Ish-futbollisti ndodhej në një klub nate në Barcelonë dhe në një moment mori mikrofon në dorë për t’iu drejtuar pjesëmarrësve. Këta të fundit u siguruan që ta ndërprisnin dhe ta acaronin. Ata filluan të brohorisnin emrin e Shakirës, me Piquen që nuk u përmbajt. Edhe pse heshti për një kohë të gjatë, ndërsa të gjithë thërrisnin emrin e artistes, Pique shpërtheu. “Nuk më intereson, unë jam kampion bote dhe ju jeni një hiçgjë”, tha ai me inat. Reagimi i tij…