Urgjenca e re e Spitalit Rajonal Vlorë edhe pak gati të hapë dyert për banorët, por edhe për turistët në sezonin e verës. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau në rrjetet sociale pamje nga mjediset e kësaj urgjence. “Urgjenca e re do të garantojë kushtet më të mira për pacientët për marrjen e shërbimit shëndetësor në kohë dhe me cilësi, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të qytetarëve të Vlorës, por edhe pushuesve e turistëve të shumtë që frekuentojnë qytetin bregdetar”, tha Manastirliu. Urgjenca e re në Spitalin e…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me aludimet e tij, duke thënë se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka. “Për të dy zonjat, ish bashkëshorten dhe bashkëshorten, burime të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër arresti. Të sillet Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi të lirë, që janë akuzat e kësaj vjedhje, kjo është një akt që dëshmon çështjen, ta serirësh sikur nuk është. Përpjekja është kjo, Ahmetaj të paraqitet si truri dhe Mirel Mërtiri e Zoto si dy kryesorët dhe qarku të mbyllet me këta…
Shtëpia e ish-yllit të Arsenal, Matteo Guendouzi, i cili prej 2021 luan me Marsejën, është grabitur mbrëmjen e së mërkurës. Mediat raportojnë se hajdutët kanë hyrë në banesë gjatë kohës kur mbrojtësi francez ishte duke luajtur në fitoren 2-1 të Marsejës ndaj Bayer Leverkusen në “Stade Velodrome”. Grabitësit kanë hyrë në banesën e 24-vjeçarit duke thyer dritaren e dhomës së gjumit. Zhurma ka alarmuar gruan e tij, Mae, e cila ishte në shtëpi në atë moment dhe thirri policinë. Por hajdutët ia kanë dalë të largohen duke vjedhur një orë Rolex me vlerë 230.000. Çifti jeton në Cassis, një vendpushim…
Sali Berisha vijon që të flasë në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Në nëj deklaratë për mediat Ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve, duke kryer kështu një vepër penale. Sipas tij edhe vonesat në hetim i kanë kushtuar qytetarëve mbi 40 milionë euro. “Sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor. Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit.…
Zv/kryetari i Bashkisë së Kukësit është paraqitur sot në SPAK. Granit Gjana ka hyrë në ambientet e SPAK, ku do të pyetet në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ish-kryebashkiakun e arrestur Safet Gjici.
Një tjetër biznesmen gati sa nuk ka rënë në rrjetën e një grupi mashtruesish të cilët të fshehur pas emrave të zyrtarëve të lartë të institucioneve u kërkojnë shuma të mëdha monetare. Organizatori, sipas policisë është Florian Gjergji në kërkim prej 10 janarit 2023, si një nga personat më të kërkuar për skemat e mashtrimit të biznesmenëve. E ndërsa Florian Gjergji vijon të jetë në arrati, janë arrestuar personat që ai i kishte pajtuar për të kryer mashtrimin me anë të të cilit do të përfitonte 35 mijë euro. Në pranga kanë rënë Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata.…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Larisa, Greqi. Një oficere e policies është rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj biznesmen. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 43-vjeçares. Kjo e fundit është dërguar në spital me dhëmbë të thyer dhe lëndime në bark dhe organet e brendshme. Sipas mediave greke, brinjët i ka të thyera dhe ka këputje të veshkës, duke bërë që t’i nënshtrohet disa operacioneve. Bashkëshorti i saj, një xheloz i çmendur, mësohet se e kishte dhunuar keq pasi 43-vjeçarja i kishte kërkuar divorcin. Kjo e fundit vazhdimisht ishte viktimë…
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ndërsa për bashkëpunëtorin Arbër Sejdiu u dha dënimi prej 15 vitesh burgim. Dy të akuzuarit u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë. Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka paralajmëruar ankesë, sepse, siç ka thënë, edhe akuzuari i dytë meriton burgim të përjetshëm. “Vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në periudhën e pasluftës, sepse kronologjia…
Bashkia e Tiranës vijon asfaltimin e rrugëve, por edhe të gjitha rrugicave ku, deri më tani, nuk ishte ndërhyrë, duke vendosur ndriçim dhe sinjalistikë rrugore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë mbrëmjes inspektoi punimet në kantierin e hapur në Rr. “Mihal Grameno” në kryeqytet, u shpreh se mandati i tretë do të jetë pikërisht përfundimi i çdo rrugice në çdo cep të Tiranës. “Nëse mandati i parë ishte mandati i bulevardeve dhe i shesheve, kurse mandati i dytë ishte i rrugëve dhe akseve kryesore, mandati i tretë do të jetë mandati i rrugicave. Është tamam si “Rrugicat…
Në fshatin Arapaj, një 59-vjeçar kishte ndezur një zjarr që po dëmtonte pronat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë të tij. Për shkak se 59-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa kabllove (me qëllim përfitimin e bakrit), u dogj 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, u rrezikua dëmtimi i banesave dhe pronave të tjera përreth, si dhe u shkaktua ndotje e lartë e ajrit në zonë.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë nxit zhvillimin e turizmit në zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shkurton ndjeshëm distancën me Tiranën. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku aktualisht po punohet në dy lote. “Ky është kantieri i punimeve Qukës-Qafë Plloçë, ku në lotin 1 po punohet për urën nr. 4, me rrugët sekondare, me shtresat asfaltike, ndërtimin e mureve mbajtëse, mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpatave ndërkohë që në lotin 2, km 19 e deri në km 20, po punohet për ndërtimin e trasesë”, bën të ditur Rama, ndërsa ndau fotot nga ky kantier. Gjithë…
Një shofer i drejtoi dy mijë lekësh policit që e ndaloi për xhamat e zinj që ia kishte vënë makinës pa leje. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kosovarëve në Kryeqytet, ku një shtetas tentoi të korruptojë efektivin, posi sipas policisë, xhamat e zinj të automjetit i kishte vënë pa autorizimin përkatës. Ndaj tij rëndon akuza e “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës pritet të fillojë hetimet.