Author: tirana

Pas publikimit të fotoje nga Sali Berisha, ku shihet Saimir Tahiri në qeli bashkë me Klement Balili dhe Safet Bajrin, ka reaguar drejtoria e Burgjeve. Në një reagim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehet se ata gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, kanë qenë të gjithë të akomoduar në të njëjtin sektor, teksa shton se nuk ka asnjë shkelje në këtë foto. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, kjo foto është bërë nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, teksa sa i takon ushqimit që ata janë duke e konsumuar në qeli, deklaron se ushqimi shërbehet gjithmonë në dhoma pasi nuk…

Read More

Tashmë është zyrtare: Ylber Ramadani është një futbollist i Lecces. Mesfushori kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore ndërsa këtë të premte është prezantuar në zyrat e klubit, i shoqëruar nga menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti. Ramadani firmosi një kontratë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Mesfushori kuqezi do të përfitojë 500 mijë euro në sezon. Ramadanit i kushtoi Lecces 1,2 milionë euro ndërsa Aberdin do të mbajë edhe 10% të kartonit. Ramadani i bashkohet në këtë mënyrë kolonisë kuqezi që aktivizohet në Serie A.

Read More

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 15395 bimë kanabis në kuadër të operacionin “Alpe të pastra”. Uniformat blu bëjnë me dije se për këtë megaoperacion janë angazhuar 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafë, për kontrollin e territorit. Njoftimi i policisë: DVP Shkodër Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, si rezultat i kontrolleve në territoret e bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë. Operacioni u zhvillua gjatë një jave, nga DVP Shkodër, Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në…

Read More

Një 28-vjecar është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi shpërndante doza kanabisi në zonat bregdetare. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 15”, u arrestua në flagrancë shtetasi R. O., 28 vjeç, banues në Tiranë. Njoftimi i plotë Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar që shpërndante doza kanabisi, në zonat bregdetare. Sekuestrohen një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë…

Read More

Qindra emigrantë janë grumbulluar përballë Hotelit Roosevelt në qendër të Nju Jorkut me shpresë për të gjetur strehim. Hoteli funksionon si qendër regjistrimit për migrantët e sapoardhur, pasi është marrë në shfrytëzim nga strehimoret e qytetit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Evgeny Maslov strehimoret janë plot dhe emigrantët po flenë në trotuare ndërsa presin të ndihmohen. Pamjet se si emigrantëve u jepet ujë e ushqime në qendër të Manhatanit janë bërë të zakonshme për qytetin e Nju Jorkut. Që nga fundi i korrikut, mijëra emigrantë janë dërguar me autobus nga Teksasi dhe shtete të tjera në Nju Jork.…

Read More

Ai notonte shumë përpara se të shfaqeshin dinosaurët. Kandili i detit më i vjetër i gjetur ndonjëherë deri më tani quhet Burgessomedusa phasmiformis. Ai u zbulua në një fosil që daton 505 milionë vjet më parë dhe u gjet në malet shkëmbore të Kanadasë, gjatë një fushate gërmimi mes viteve ’80-’90. Identifikimi i specieve të reja është publikuar nga studiuesit në Muzeun Mbretëror të Ontarios në revistën ”Proceedings of the Royal Society Biological Sciences”. Zbulimi tregon pa mëdyshje se kandili i detit, me një trup tipik në formë pjate ose zileje, kishte evoluar tashmë më shumë se 500 milionë vjet…

Read More

Beyoncé e forcoi reputacionin e saj të divës duke kërkuar që promovuesit e koncerteve të turneut të saj të Rilindjes t’i ofrojnë asaj një artikull veçanërisht të çuditshëm. 41-vjeçarja Queen B, e cila është në turne me vajzën e saj Blue Ivy, ka kërkuar që ky artikull jashtëzakonisht i çuditshëm t’i shtohet kompletit të saj të turneut dhe ekipi i saj duhet të sigurojë që ajo ta mbajë atë me vete në të gjitha koncertet, për t’u siguruar që ajo është e lumtur. Megjithatë, kjo nevojë e veçantë është mjaft kërkuese pasi bëhet fjalë për… një ndenjëse tualeti! Një burim i tha Sun: “Beyoncé…

Read More

“Disiplina” e preferuar e disa njerëzve është thashethemi. Nëse nuk “shikojnë vërdallë” kolegët e punës, miqtë dhe fqinjët apo nuk komentojnë se si është veshur dikush dhe çfarë kanë thënë, është sikur u është prishur dita. Nëse keni menduar se njerëzit që vazhdimisht bëjnë thashetheme për dikë ndihen mirë për këtë, e keni gabim, sipas ekspertëve. Thashethemet nuk sjellin asgjë të mirë, por mund të heqin energjinë pozitive. Edhe pse për disa persona që kanë një zakon të tillë si ushqimi i shpirtit dhe e kanë një domosdoshmëri të përditshme, ata as që janë të vetëdijshëm se po i shkaktojnë vetes dëmin më të…

Read More

Aksident në aksin rrugor Cërrik -Gramsh, me pasojë 4 të plagosur. Gazetari Shkëlqen Henkoja bën me dije për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona. Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Read More

Ka reaguar kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pas deklaratës së Sali Berishës i cili kërkoi dorëheqjen e tij, duke e akuzuar se është “i zhytur në aferën e inceneratorëve. Metani është shprehur se “kushdo që ka ankesa apo akuza të shkojë në prokurori”. Ai theksoi se “çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë”. “Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit…

Read More

Fundi i sfidës, Tirana-Beshiktash u shoqërua me dhunë dhe kaos, ku tifozët e dy ekipeve u përplasën ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit. Policia e Shtetit njofton se janë proceduar penalisht 14 shtetas, tifozë të dy ekipeve: Prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, si dhe dëmtuan 1 automjet, pas përfundimit të ndeshjes Tirana – Beshiktash, procedohen penalisht 14 shtetas, tifozë të këtyre skuadrave. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit: -T. K., 30 vjeç, H. A., 30 vjeç, Y. T.,…

Read More

Stresi, pagjumësia dhe problemet estetike kanë një marrëdhënie të ngushtë. Shqetësimet e përditshme, puna, problemet e marrëdhënieve ose detyrimi për të kryer detyra të pafundme mund të ulin cilësinë e gjumit dhe t’i shënjojnë sytë me qese të shëmtuara. Kjo e bën lëkurën dhe sytë të duken të lodhur, gjë që përfundon duke ndikuar në vetëvlerësimin dhe imazhin personal. Një truk për të korrigjuar (përveç një pushimi të mirë) është të vendosni një lugë të ftohtë çdo mëngjes në zonën e prekur. Stresi emocional mund të jetë një nga shkaqet e dermatitit atopik dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës. Dermatiti…

Read More