Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të selisë blu në qarkun e Beratit. Ai theksoi se tashmë ka nisur nga puna për riorganizmin dhe ringritjen e forcës politike përballë qeverisë që sipas tij po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK. REAGIMI I BASHËSMe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, nisëm punën për riorganizimin dhe ringritjen e forcës sonë politike në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve dhe të gatshme të përballet me këtë qeveri të korruptuar, e cila po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK-ut sesa…

Read More

Ish-i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi gjatë presidencës Trump, në një intervistë për Human Events në qershor të këtij viti, zbuloi disa prapaskena nga marrëveshjet e diskutuara mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit në vitin 2020. Mes tyre, Grenell zbuloi edhe arsyen që sipas tij çoi në burgosjen e Thaçit në Hagë, ndërsa shtoi se marrëveshja do arrihej për mbylljen e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. “Një nga pikat që kam negociuar për muaj të tërë ishte se ne do t’i jepnim fund Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë që po ndiqte qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Prokurori i…

Read More

Plazhet shqiptare janë renditur sërish në mes më të mirëve në botë. Këtë herë Plazhi i Gjipesë qëndron në vendin e 22 në listën e 50 plazheve më të mira në botë të përpiluar nga Big 7 Travel. Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të Shqipërisë, mes fshatit Dhërmi dhe Vuno. “Shqipëria ka filluar të humbasë statusin e saj të perlës së fshehur, pasi është cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023. Nëse po planifikoni një vizitë, tani është koha për ta bërë atë. Dhe si padyshim plazhi më i bukur në Shqipëri,…

Read More

Juventus-Chelsea vijojnë negociatat për shkëmbimin Vlahovic-Lukaku, por rruga deri në gjetjen e një akordi pritet të jetë ende e gjatë. Max Allegri nuk e ka me nxitim, nuk është se po pret me padurim Lukakun, në një kohë kur Vlahovic jep garanci, këtë e vërtetoi edhe kundër Real Madrid. Drejtuesit e Juves më shumë kërkojnë të lëvizin për të përfituar para kesh, pra me largimin e Vlahovic kërkojnë të sigurojnë 40 milionë euro, plus kartonin e Lukakut. As në Londër nuk e kanë me shumë nxitim, për këtë arsye deri në këtë pikë nuk ofrojnë më shumë se 20 milionë…

Read More

“Ishalla nuk sheh kurrë dritë, ma mbyte vajzën 18 vjeçe”, ka shpërthyer nëna e Marigona Osmanit ndaj vrasësit të së bijës, Dardan Krivaqës pas gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm. Pasi togat e zeza të Ferizajt dhanë vendimin ndaj të riut, familjarët e viktimës e mirëpriten me duartrokitje duke thënë “bravo për këtë qen, o i mjerë”. Gjithashtu u dënua me 15 vjet burgim, Arbër Sejdiu, miku i Dardan Krivaqës, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Marigona Osmanit. Marigona Osmani u përdhunua nga partneri i saj gushtin e vitit 2021, u torturua, vra dhe më pas u braktis…

Read More

Kryetari i grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor”. “Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit”, tha Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët. “Në këtë kuadër, ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës”, theksoi ai. Por, vijoi Berisha, “PD përsërit gjithashtu…

Read More

Në pikun e sezonit turistik, në qytetin bregdetar të Vlorës duket se ka një dyndje të shtuar të turistëve, të cilët mbërritën me kroçeren CLUB MED II me flamur Francez ditën e sotme. Sot në orën 07:45 mbërriti në radën e Vlorës krocera CLUB MED II me flamur Francez me 283 pasagjer/turist nga vende të ndryshme si France, Belgjik, Itali, Algjeri etj, të cilët do të dalin me mjetet e vogla lundruese në portin e Vlorës për procedurat e nevojshme kufitare dhe më pas për të vizituar pikat e ndryshme turistike. Krocera CLUB MED II ka ardhur nga Zakinthos -…

Read More

Andrew Tate është liruar nga arresti shtëpiak, por ai nuk do të lejohet të largohet nga Rumania pas akuzave për përdhunim dhe trafikim seksual. Tate, 36 vjeçar, vëllai i tij, Tristan dhe dy gra rumune janë liruar nga arresti shtëpiak sot (4 gusht) dhe tani janë nën kontrollin gjyqësor, një masë më e lehtë kufizuese, tha një zëdhënës për MailOnline. Në fillim të kësaj jave, vëllezërit po apelonin kundër një vendimi gjyqësor të marrë muajin e kaluar për t’i mbajtur ata në arrest shtëpie për 30 ditë të tjera. Tristan dhe dy gra rumune u akuzuan për trafikim të qenieve…

Read More

Situatë e pazakontë në Francë. Vetëm pak javë pas emërimit në stolin e Paris Saint Germain, Luis Enrique po mendon të largohet nga detyra. Pasiguritë e trajnerit rreth së ardhmen lidhen me situatën e krijuar rreth Kylian Mbappé, por edhe me largimin e mundshëm të drejtorit sportive, Luis Campos. Tekniku spanjoll është befasuar nga qëndrimet e klubit rreth sulmuesit dhe nga diskutimet që zhvillohen në ambientet e brendshme. Mbappé, i cili duhej të ishte lideri i skuadrës së Luis Enrique, u përjashtua nga turneu në Azi dhe u nxor në merkato, pasi refuzoi të aktivizonte klauzolën, për rinovimin e kontratës…

Read More

Një sasi rekord hashashi është sekuestruar në Asutrali. Policia ka gjetur një plantacion gjigand me mbi 11 rrënjë kanabis, me vlerë rreth 60 milionë dollarë. Policia Australiane ka kapur një sasi rekord hashashi në Quennsland. Në periferi të qytetit, hetuesit zbuluan një plantacion gjigand me rreth 11 mijë rrënjë hashash. Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 60 milionë dollarë. Kjo konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kultivimit të drogës që kapet në një aksion të vetëm. 11 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dy dyshohet se janë pronarët real të plantacionit. Droga kultivohej në…

Read More

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK, ku edhe u pyet lidhur me çështjen e sterilizimit. Në një komunikim me gazetarët, Denaj teksa nuk dha shumë detaje theksoi se është pyetur në lidhje me informacion për periudhën ku ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave. “Isha për informacion që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave që ky koncension ka qenë në diskutim”, ka thënë ajo. Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur…

Read More

Sali Berisha është pyetur nëse ka ndonjë urim për t’i bërë Lulzim Bashës. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Basha është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng me zero integritet. Berisha shtoi për Bashën se është keqpërdorur si askush tjetër nga kryeministri Edi Rama në 32 vite. Pyetje: Në datën 23 Korrik të vitit 2013, ju Berisha shkruanit në rrjetet sociale “Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri dhe që ka bërë shërbime të çmuara PD-së, vendit dhe kombit të tij”. Sot, pas 10 vitesh a keni një urim…

Read More