Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur 300 kuota për kredi me zero interes për mjekët, Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla evidenton se mes 300 kuotave të hapua nga Ministria e Financave, 100 kuota janë për Policinë e Shtetit. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla njofton hapjen e kuotave që u vjen në ndihmë punonjësve të Policisë së Shteti për strehim. “Mes 300 kuotave të përgjithshme të kredive të lehtësuara, për administratën publike, 100 janë për punonjës të Policia e Shtetit”, thekson Balla.
Author: tirana
Në ujërat e oqeaneve është regjistruar një tjetër rekord nxehtësie. Temperatura mesatare ditore globale e sipërfaqes së detit ka kaluar këtë javë një rekord të vendosur në vitin 2016, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus. Sipas matjeve, temperatura në oqeane këtë javë shkoi në 20.96C. Këto vlera janë shumë herë më të larta se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Oqeanet janë një rregullator jetik i klimës. Ata thithin nxehtësinë, prodhojnë gjysmën e oksigjenit të Tokës dhe nxisin modelet e motit. Oqeanet më të nxehta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa…
Anila Denaj është paraqitur paraditen e së premtes në SPAK. Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar ish-ministren e Financave në dyert e strukturës së posaçme kundër korrupsionit.
Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, arrestohet Eridon Patlli. Ai del që shfrytëzonte për prostitucion një 15-vjeçare. Ka qenë vetë vajza e cila ka bërë kallëzimin në Polici, pais u shoqërua fillimisht lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës. E mitura ka thënë se Eridon Patlli e ka shfrytëzuar për prostitucion gjatë kohës që ata bashkëjetonin në bashku. 24-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa e mitura është në hetim në gjendje të lirë për veprën penale moskallëzim krimi. Njoftimi Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e…
Papa Françesku ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë. Këtë lajm e ndau në një intervistë për revistën spanjolle Vida Nueva. “Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur”, tha Papa Françesku. Në këtë intervistë, Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.
Nënkryetari i Komisionit Europian për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schoinas i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ku kërkon trajtim të ashpër të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri. Schoinas thekson se Shqipëria, një vend që synon integrimin në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën. Ndër të tjera, në letër thuhet se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësim (intimidim) i votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor. Ai thekson…
Ish-presidenti amerikan Donald Trump u deklarua i pafajshëm para gjykatës teksa u akuzua se është përpjekur të përmbys rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. “Ky është një persekutim i një kundërshtari politik. Kjo nuk duhej të ndodhte kurrë në Amerikë,”u shpreh Trump përpara se të hipte në avionin e tij për t’u kthyer në Nju Xhersi pas seancës gjyqësore. Trump kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale republikane për vitin 2024, po përballet me disa akuza, duke përfshirë komplotin për të mashtruar Shtetet e Bashkuara dhe për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden. Kjo është çështja…
Sëmundja e Celin Dion është e pashërueshme. Detajet rreth shëndetit të këngëtares i ka dhënë së fundmi motra e saj disa muaj pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me Sindromën Stiff-Person (SPS). Bëhet fjalë për një çrregullim të rrallë neurologjik që shkakton spazma të pakontrolluara të muskujve. Duke folur për Le Journal de Montréal, Claudette Dion rrëfeu se motra tjetër e tyre Linda është shpërngulur në shtëpinë e Celine, dhe jeton aty bashkë me tre djemtë e saj, René-Charles, Eddy dhe Nelson. 75-vjeçarja tregoi po ashtu se këngëtarja po konsultohet me disa nga studiuesit më të mirë të fushës. Kujtojmë…
Rreth orës 11:15 të mëngjesit të së martës në lagjen Colonos të kryeqytetit grek, Elton Zoto tentoi që të grabiste një bankë. Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje duke e rrethuar grabitësin i cili sipas pamjeve jo vetëm që nuk është dorëzuar, por tentoi të largohej duke i kërcënuar me thikë. Në ndjekje të tij ka marrë pjesë edhe një efektiv i policisë jashtë detyrës i cili përpiqet ta ndalojë duke i drejtuar armën. Grabitësi tenton ta sulmojë me thikë dhe polici qëllon një herë drejt tij. Pasi është plagosur në bark, Zoto është neutralizuar menjëherë nga efektivët e tjerë të…
Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Llogara. Një bot çimentoje ka bllokuar qarkullimin. Në të dyja anët e kalimit qarkullimi i mjeteve po kryhet me shumë vështirësi. Të bllokuara kanë mbetur 12 mjete ndërtimi dhe 3 autobusë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se raporti i Bankës Botërore ka nxjerrë në pah faktin e trishtueshëm që shkalla e varfërisë është ende e lartë në Shqipëri. 30% e shqiptarëve poshtë 5.5 dollarëve/ditë nuk është thjesht një numër, por pasqyron realitetin e shumë familjeve që përballen me varfërinë. Për të ekonomia shqiptare sot është e pabalancuar, prodhon vlerë të shtuar dhe dështon ta shpërndajë atë tek qytetarët; dështon të investojë në të ardhmen; dështon në rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare; dështon të jetë ekonomia e shumicës. Postimi i plotë Ekonomia Shqiptare sot është e pabalancuar, prodhon…
Pas një viti, revista Playboy kthehet në Ukrainë. E pezulluar vitin e kaluar, revista historike ka zgjedhur për kopertinën e numrit të parë që nga fillimi i luftës Iryna Bilotserkovets, modele dhe prezantuese televizive e cila pozon me bikini metalike dhe me një fashë syri, atë që humbi gjatë një sulmi në Kiev në ditët e para të pushtimit. Iryna mbijetoi, por ende mban shenjat e konfliktit në trupin e saj. Për këtë ajo pozon në Playboy si një lloj luftëtareje seksi dhe e guximshme. “Kjo është historia e një pasioni të pabesueshëm për jetën”,-shkruhet në faqen zyrtare të revistës.…