Author: tirana

Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviç, duke dhënë vlerësimin e tij për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh se ai do të mbajë përgjegjësi për tradhti politike për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Sipas Gjukanoviç, kjo marrëveshje është tradhtia më e madhe e Malit të Zi pas vitit 1918. Po ashtu, theksoi se e vetmja gjë që vlen te Abazoviç është vetëm prejardhja shqiptare. “I humbur pikërisht për shkak të asaj ligësie historike për të cilën ai mburret. Besoj se nuk është e largët dita kur Abazoviç do të mbajë përgjegjësi për tradhti të lartë, jo…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave. Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”. Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit. Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën…

Read More

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hitaj, në një deklaratë për mediat, bëri me dije se pas vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza te Ura e Dajlanit do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë fenomeneve të kundraligjshme për qëllime fitimi, si lypja dhe shfrytëzimi i prostitucionit, duke nisur me një plan masash për kontrolle në zonat me risk të lartë. “Nga veprimet e thelluara hetimore , nën drejtimin e Prokurorisë Durrës, u bë dokumentimi i plotë i ngjarjes. U përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të. U bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë…

Read More

Pas ndalimit të oficerit të policisë në Durrës për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese për “spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit”. “Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me…

Read More

Ndalohet një oficer policie për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për N/komisar A.XH., 31 vjeç, në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Ndalimi u krye në funksion të procedimit të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të oficerit A.XH., i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer dhe duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte…

Read More

14 persona u plagosën këtë të enjte pranë një stacioni metroje në qytetin Seongnam, në jug të Seulit. Nëntë persona u goditën me thikë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën pasi autori u fut me makinën e tij në vendkalimin e këmbësorëve dhe më pas filloi t’i sulmonte me thikë ata. Nga 14 të plagosurit, 12 janë plagosur rëndë dhe dy persona pësuan lëndime të lehta, sipas Shërbimeve të Zjarrfikësve Gyeonggi-do. Autoritetet arrestuan të dyshuarin 10 minuta pasi u raportuan për këtë incident.

Read More

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Kuç-Qeparo këtë të enjte. Dyshohet se automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga shtetasi P.V, banues në Himarë, është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. Raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Read More

Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, dy personat që shihni në foto, akuzohen si autorët kryesorë të vrasjes së Luljeta Prezës, 32-vjeçares që u gjet e pajetë paraditen e djeshme në Urën e Dajlanit. Preza është vrarë nga dy personat pas një konflikti në lidhje me paratë. Në vendngjarje ishin edhe tre vajza, të cilat janë nën hetim për moskallëzim krimi. Autorët dhe tre vajzat kishin konsumuar lëndë narkotike dhe më pas vranë Luljetën, 32-vjeç, për një konflikt parash. Zona tek Ura e Dajlanit, është e njohur për shfrytëzim prostitucioni dhe dyshohet se Luljeta kryente atë punë për të siguruar para.

Read More

Grabitësit dolën nga banesa e Morena Tarakut në Turqi me plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila në reagimin e saj ka publikuar në rrjete sociale foto nga vjedhjet, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”. “Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas”, shkruan Morena në postim.

Read More

Policia e Sarandës ka evidentuar 2 raste të ndotjes akustike që shkaktohej nga muzika e lartë në dy lokale në Ksamil. Si pasojë 2 administratorët e këtyre subjekteve janë gjobitur, ndërsa janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë. Po ashtu, procedohet penalisht edhe një 54-vjeçar që kishte zënë hapësirën publike në bregdetin e Ksamilit, duke vendosur 30 çadra dhe 60 shezlongë, e që fshihte të ardhurat që përfitonte. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar…

Read More

Bashkimi Evropian njoftoi për zgjatjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes që Minsku i ofron agresionit rus kundër Ukrainës. Blloku evropian tha se objektivi i sanksioneve të reja është të parandalojnë shmangien e sanksioneve të vendosura paraprakisht kundër Rusisë. Sanksionet e reja përfshijnë ndalesën e eksporteve të disa teknologjive, mallrave ushtarake, armëve të zjarrit dhe municioneve në Bjellorusi. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Moska ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin. Megjithatë, Minsku ka mohuar se është pjesë e luftës. Që nga nisja e pushtimit, BE-ja ka zbatuar 11 runde të…

Read More

Ish-komentatori sportiv, Dritan Shakohoxha deklaroi se sporti shqiptar do të përballet me “çudira” ditët në vijim. Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News 24, ai nuk u i kurseu kritikat për kampionatin shqiptar dhe skemën e re të Superiores. “Skema e Superiores? teorikisht askush nuk ka mendim pozitiv vetëm ata që e kanë shpikur. Është diçka që nuk i jep vlerë udhëheqësit por zhvlerëson një pjesë të dukshme të kampionatit. Në fillim ndihen skuadrat dhe më pas rivaliteti por kjo e heq vlerën. Kampionati shqiptar e ka pasur vlerën çdo vit e më poshtë dhe këtë sezon ka pasur numrin…

Read More