Author: tirana

Një vit më parë, ne nuk dinim asgjë që këngëtarja me origjinë shqiptare po martohej. Ajo zgjodhi që gjithçka ta organizonte në fshehtësi të plotë. Por sot, në përvjetorin e parë të martesës janë publikuar ekskluzivisht nga “Vogue” fotot nga dasma përrallore e Rita Orës. Dasma e Rita Orës dhe regjisorit Taika Waititi ishte shumë e veçantë dhe me të ftuar të zgjedhur. Çifti zgjodhi revistën e famshme “Vogue” për të publikuar foto dhe video të martesës private. Rita dhe Taika duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit. “Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi! View this post on…

Read More

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. N. NJOFTIMI I POLICISË:Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Klienti”. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje,…

Read More

Megan Fox shfaqet si një sirenë deti në set-in e fundit fotografik. Aktorja u bashkua sërish me fotografin Cibelle Levi për një fotosesion mahnitës në det. Fotot e kapin atë duke pozuar me një mini fustan të bardhë delikat me rripa të hollë, një bust pa rripa dhe një dekolte shpërthyese. Ajo shmangi aksesorët dhe bizhuteritë, duke lënë që fustani dhe trupi i saj të flasin vetë. “Unë ofroj mësime surfing,” tha Fox me shaka në mbishkrimin e postimit të saj. Fansat vërshuan me një lumë komentesh për aktoren bukuroshe: ” Ti e di mirë që është e paligjshme të…

Read More

D. D. rrëfen për herë të parë torturën nga akuzat e inseknuara prej hetuesve komunistë. Ky është një nga rastet që ‘Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit’ ka regjistruar në arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës. Dosja D. D., është një nga rastet më flagrante, sesi regjimi komunist i hiqte zvarrë njerëzit, deri në degradim total. Familja e saj kurrë nuk arriti të ngulej në një vend, qoftë edhe buzë një gremine. E bija e saj, të paktën për 15 vitet e para të demokracisë, emigruar në Itali, nuk ka tentuar asnjëherë të vijë në Shqipëri,…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e nisi ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit. Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve. “E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë…

Read More

Ka humbur jetën një nga të plagosurit në sulmin në lokalin në Prishtinë. Mediat vendase shkruajnë se shefi i repartit intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka ka deklaruar se ka humbur jetën një 39 vjeçare. “Njëri prej të lënduarve me armë zjarri nga gjuajtja e mbrëmshme në Prishtinë, edhe pas intervenimeve nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve dhe në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Uka për KosovaPress Ndërkohë vijojnë të jenë në spital 16 qytetarë të tjerë të cilët janë plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë apo nga fragmentet e qelqit…

Read More

Ministri polak i Bujqësisë Robert Telus tha se vendi do të mbyllte kufirin e tij për grurin ukrainas pas 15 shtatorit. “Edhe nëse BE nuk merr një vendim të tillë, ne do të mbyllim kufirin për produktet ukrainase pas 15 shtatorit. Unë mendoj se disa nga pesë vendet e vijës së frontit do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo nuk është kundër askujt, por për mirëqenien e fermerëve polakë”, tha Telus. Në korrik pesë vende të Bashkimit Evropian nënshkruan një deklaratë për të zgjatur ndalimin e importeve të grurit ukrainas për të mbrojtur interesat e fermerëve vendas, por produktet ushqimore…

Read More

Meghan Markle ka lindur më 4 gusht 1981, në Los Angeles. Ajo e ka nisur karrierën e saj si aktore dhe modele. Ndërsa u bë e famshme pasi luajti në dramën “Suits”, në fakt sot njihet për marrëdhënien e saj me Princin Harry. Pas martesës së tyre në vitin 2018, ajo u bë Dukesha e Sussex-it. Marrëdhënia e tyre u ndesh me një farë polemikash, veçanërisht brenda tabloideve britanike. Martesa u konsiderua gjithashtu si një devijim nga martesat tradicionale brenda familjes mbretërore britanike, veçanërisht pasi Meghan ishte divorcuar më parë. A e dini se? 1. Emri i plotë i Meghan…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në një lokal në Kosovë. Mediat vendase shkruajnë se nga të shtënat e ndodhura në një lokal në qendër të Prishtinës janë plagosur 17 persona mes të cilëve njëri në gjendje të rëndë. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka thënë detaje rreth gjendjes së tyre. “Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni…

Read More

Prej ditësh kryeministri Edi Rama e ka nisur me postime nga vende të ndryshme të Shqipërisë që janë në fokus të turistëve për tu vizituar. Këtë të shtunë kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një video nga Alpet. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Alpet më të bukura në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Read More

Sipas MeteoAlb: Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para në zonat Veriperëndimore. Ndërsa gjatë mesditës pritet që reshjet e shiut të përfshijnë të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu. Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri në orët e mbrëmjes. Nata vonë sjell dobësim të sistemit të reshjeve. Temperaturat e ajrit do të ulen e mëngjes por do të ulen më ndjeshëm në mesditë duke luhatur…

Read More

DashiJu jeni duke kaluar një kohë të vështirë që të punoni së bashku me një koleg, pasi po përpiqeni të kurseni sa më shumë ndërsa ai ose ajo synon të shpenzojë. Bëni çmos për të gjetur një kompromis të zbatueshëm për këtë problem të vështirë. DemiNjë figurë mashkullore me të cilën punoni ose për të cilën punoni ka të ngjarë të jetë shumë grindavece. Ky person do të përdorë fuqinë e tij për të dominuar situatën – dhe njerëzit – në çfarëdo mënyre që mundet. Tani për tani, është më mirë të punoni me këtë person sesa të përpiqeni të…

Read More