Author: tirana

Adrienne Vaughan së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët kishin shkuar me pushime në Itali. Skafi me të cilin ato udhëtonin u përplas me një varkë me vela dhe fatkeqësisht Adrienne humbi jetën. 45-vjeçarja amerikane Adrienne Vaughan, presidente e Bloomsbury USA, degës amerikane të Bloomsbury Publishing, shtëpisë botuese britanike që botoi romanet Harry Potter, humbi jetën në mënyrë kaq të padrejtë dhe kaq të pakuptimtë. Gruaja ndodhej në një skaf i cili u përplas dhunshëm me varkën me vela. Bashkë me të, bashkëshorti i saj Majk, i cili mbeti i plagosur lehtë, vajza e saj 12-vjeçare dhe djali i saj…

Read More

Automjetet plotësisht elektrike po bëjnë me shpejtësi rrugën e tyre drejt tregut gjerman dhe tani përfaqësojnë rreth 20% të të gjitha automjeteve të regjistruara vetëm në vend, sipas të dhënave të lëshuara nga Autoriteti Federal i Transportit Automobile Gjermane (KBA). Në korrik, mbi 48 000 automjete të reja thjesht elektrike u regjistruan në vend, me një rritje prej 60% krahasuar me të njëjtin muaj me vitin e kaluar. Ambientalistët dhe entuziastët kanë miratuar shpejt automjete elektrike, por një studim i ri duke u konsultuar me kompaninë PWC ka thënë që modelet elektrike gjithashtu kanë filluar të garojnë për blerësit e…

Read More

Fadil Canaj, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur sot. Mësohet se në 40 vjet karriere ne Policinë e shtetit, Fadil Canaj ka mbajtur detyra te ndryshime si: Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm, zv ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005. Mësohet se të dielën më 6 Gusht 2023 do te behën homazhe pranë Drejtorisë se Përgjithshme nga ora 10-12.

Read More

Moti i keq me reshje shiu dhe vranësira që ka pushtuar pothuajse të gjithë vendin, ka bërë që edhe në Durrës, pushuesit të boshatisin plazhin dhe të ndërpresin pushimet e tyre në fundjavën e parë të gushtit. Si pasojë e reshjeve të shiut, janë hasur probleme në disa nga rrugët kryesore të qytetit. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Haxhiaj për BalkanWeb shihen çadra dhe shezlongë bosh pa pushues. Sakaq uji a dalë mbi trotuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit.

Read More

Në kulmin e aventurës evropiane, Partizani ngre dhe më shumë temperaturat për tifozët teksa zyrtarizoi axhenden e miqësores së luksit me Romën. Më 12 gusht, në “Air Albania”, në orën 20:00, “demat” presin ekipin e Jose Mourinho-s, një miqësore që po josh gjithnjë e më shumë tifozët teksa një javë përpara këtij takimi janë shitur mbi 4 mijë bileta, një interesim shumë i lartë, e të mendosh që biletat dolën në shitje vetëm ditën e premte. Kjo miqësore është projektuar si një festë për kryeqytetin pasi në “Air Albania” do të zhvillohet edhe një koncert përpara startit, ku i ftuar…

Read More

Një parcel me kanabis është zbuluar së fundmi në në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës. Sipas policisë mësohet se në kuadër të kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona dhe janë vënë nën hetim 4 të tjerë mes të cilëve komandati i repartit zv. komandati i tokës Policia informon se në fshatin Zall Herr gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis. Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, poërkatësisht një shtetas 52 vjeç me…

Read More

Moti i keq përfshin Vlorën. Duke marrë shkas nga situata, Policia Kufitare i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det. NJOFTIMINisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon: Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa…

Read More

Policia e Kosovës tha të premten se ka arrestuar një qytetar serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte gjatë viteve 1998-1999. Në një njoftim të policisë thuhet se M.P. u arrestua mbrëmjen e së premtes në Merdar, vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në periudhën e luftës në Kosovë, sipas njoftimit të policisë, ai shërbente si kryeshef i policisë serbe në komunën e Istogut, rreth 80 kilometra në perëndim të Prishtinës. Policia tha se të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, por nuk dha më shumë hollësi për identitetin e as veprat për të cilat…

Read More

Këngëtari Luiz Ejlli dhe gazetari Mentor Kikia janë përplasur në distancë, pas një deklarate të këtij të fundit, e cila e konsideroi ish-fituesin e BBV “një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike”. Mentor Kika reagoi në rrjet pasi lajmeve se këngëtarja Aurela Gaçe refuzoi të bënte një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin. “Nuk po e mbaj dot me….. Me dilnin keto dite neper rrjet, poshte e lart dhe pa fund, lajme-leshi qe Aurela Gace refuzon Luizin për te kënduar së bashku. Keto soj “lajmesh” jane lloqe mediatike per klikime, e di une kete, padyshim. Por si keni kurajen o bicim…

Read More

Zyrtarët federalë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar pilulën e parë për trajtimin e depresionit të rëndë pas lindjes, i cili prek mijëra nëna të reja në SHBA çdo vit. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi të premten ilaçin Zurzuvae, për gratë që përjetojnë depresion të rëndë për shkak të lindjes ose gjatë shtatzanisë. Pilula merret një herë në ditë për 14 ditë. “Qasja tek një ilaç i tillë do të ndihmojë shumë nga këto gra që përballen me luhatje të skajshme emocionesh që ndonjëherë janë kërcënuese për jetën,” tha përmes një deklarate Dr. Tiffany Farchione, drejtoresha e…

Read More

Personi që shihni në foto është 39-vjeçari që humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në një lokal në Prishtinë. Ngjarja ndodhi lokalin “Bon Vivant”, ndërkohë që 39-vjeçari Kastriot Ramadani ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat. Ndërkohë, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me…

Read More

Gushti është dhe muaji ku hyrjet në vendin tonë janë rritur ndjeshëm pasi një pjesë e madhe e emigrantëve zgjedhin vendlindjen për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave nga dogana e Kapshticës në vendin tonë janë futur me datë 1 gusht rreth 17 mijë qytetarë dhe po gjatë këtyre ditëve kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë 13 mijë qytetarë. Ndërkaq vetëm gjatë ditës së premte në vendin tonë janë future nga dogana e Kapshticës 4314 qytetarë dhe kanë dalë 3037 qytetarë. Pavarësisht fluksit në të dyja anet e kufirit nuk ka pasur radhë dhe vonesa në kryerjen e procedurave si…

Read More