Një nga të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë është kapur në Greqi pasi një foto e tij duke brohoritur për ekipin e tij të futbollit tregonte vendndodhjen e tij. Vincenzo La Porta, 60 vjeç, mendohet të ketë lidhje të ngushta me bandën e krimit të organizuar Camorra në Napoli. Ai ka qenë në arrati për 11 vjet, por në fillim të këtij viti u pa në një foto të fansave që festonin në Greqi. Oficerët thanë se fotot janë bërë pasi Napoli fitoi kampionatin e tij të parë italian në më shumë se tre dekada në fillim të këtij…
Author: tirana
Dy aksidente janë regjistruar brenda pak orësh në aksin rrugor Burrel-Milot. Aksidenti i parë ndodhi mbrëmë dhe tjetri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel-Skuraj. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj, buzë liqenit. Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit. Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet…
Dorian Kovaci 30 vjeç u dërgua në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij u shpreh se prej disa orësh Kovaci nuk po reagonte ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë. Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin, por nuk ia kanë dalë. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e Komisariatit shokun e 30-vjeçarit ndërsa bënë edhe kontrollin e banesës ku dyshohej që dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kanioni i Holtës në Gramsh është një atraksionet turistike më të vizituara në vend. Me shpatet e luginës 100-150 m dhe me thellësi të ujit deri në 2-3 m, Kanioni i Holtës është i mbushur me shpella karstike dhe gropa me ujëra termale. Ky destinacion turistik përfaqëson një udhëtim në një botë misterioze të gërmimeve të shpatit dhe ujërave termale, duke e bërë atë një atraksion të mahnitshëm për të gjithë vizitorët. Kanioni i Holtës është një dhuratë e natyrës, një vepër arti që është punuar gjatë mijëra viteve. Me shpatet e luginës, që ngjiten midis 100 dhe 150 metra…
Tre aksidente janë shënuar mëngjesin e kësaj të diele në të gjithë vendin, si pasojë e motit të keq. Fatmirësisht nuk ka humbje jete, por vetëm të plagosur. Aksidenti i parë u shënua në “Rrugën e Kombit” në mëngjes herët. Një makinë me targa serbe u përplas me trafikndarësen dhe mbetën të plagosur 5 pjesëtarët e një famileje, burri gruaja dhe 3 fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë. Aksidenti i dytë u shënua në Fier. Dy makina u përplasën rreth orës 07:30 minuta në vendin e quajtur “Safari park”. Automjeti…
Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të diele, ku dy makina janë përplasur rreth orës 07:30 minuta në në vendin e quajtur “Safari park” në Fier. Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të…
Këtë të dielë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë do zhvillohet ceremonia e lamtumirës të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare. Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të ditës së sotme, në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohen homazhe. Canaj ka pasur një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i Policisë në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, zv/ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në…
Marylin Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë mbidozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë? Vdekja e Marilyn Monroe është shfaqur në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua e rekomanduar nga Joe DiMaggio. Marilyn Monroe është lindur më 1 qershor…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një makinë me targa serbe është përplasur me një trafikndarëse dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë.
Kjo e dielë është me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do pasohen me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshjet shoqëruan Tiranën gjatë gjithë natës. Reshjet do jenë të vijueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike. Në intervale të shkurtra kohore breshër. Temperaturat më të ulëta pritet të jenë 16 gradë Celcius, ndërsa më e larta 33 gradë.
Dashi Ju keni ardhur nga një ditë shumë interesante nga shumë këndvështrime. Ju keni rifituar energjinë e humbur javët e fundit dhe tani mund të shijoni disa orë relaksi të këndshëm. Demi Të dielen gjatë kësaj fundjave keni diçka më shumë. Shumë prej jush e keni çliruar veten nga disa shqetësime që ju kanë shkaktuar jo pak probleme kohët e fundit. Binjakët Ju jeni gati të filloni një periudhë mirëqenieje për dashurinë. Keni nevojë për stimuj të vazhdueshëm, dëshironi të bëni gjëra të reja dhe ndoshta edhe ambiente të shpeshta të tjera nga ato të zakonshmet. Gaforrja Do keni ardhur…
Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë 5 shenjat më të zellshme të zodiakut, të njohura për përkushtimin e tyre ndaj përsosmërisë dhe aftësinë e tyre për të ecur më shumë. Nga elasticiteti i tyre tek qasja e tyre e disiplinuar, le të eksplorojmë shenjat e zodiakut që janë të njohura për natyrën e tyre punëtore. Bricjapi – Arritësi ambiciozBricjapi, një shenjë e tokës, kryeson listën e shenjave të zodiakut punëtorë. Përpjekja e tyre e fortë për sukses dhe ambicie nxit natyrën e tyre të zellshme. Bricjapët zotërojnë një disiplinë të jashtëzakonshme dhe janë të gatshëm të bëjnë përpjekjet e…