Author: tirana

Një defekt në sistemin e ulje-ngritjes së spirancës, ka bërë që një traget i linjës Bari Durrës të niset me 5 orë vonesë. Burime portuale bëjnë të ditur, se “GNV Azzura”, pjesë e trageteve që nga e enjtja në të diel kryejnë lundrime vajtje-ardhje brenda ditës, e ka pasur të pamundur të ngrejë spirancën e për rrjedhojë ka qëndruar për disa orë në mes të akuariumit të portit. Sipas informacioneve të siguruara nga terminali AFTO, kjo do të shkaktojë një efekt zinxhir, çka do të thotë se pritet të ketë vonesa dhe në nisje-mbërritjen e nesërme (dopio-korsë) nga shteti fqinj…

Read More

Një krim brenda familjes ka tronditur Italianë, ku një burrë tridhjetë vjeçar goditi me thikë babanë e tij, 64-vjeçarin Umberto Gaibotti, në oborrin e shtëpisë së tyre. Vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri, mes të dyve. Alarmi u dha nga fqinjët të cilët dëgjuan klithmat, por kur ndihma mbërriti në vend 64-vjeçari tashmë kishte ndërruar jetë. Viktima ishte ndarë nga gruaja dhe jetonte me djalin e tij. Kryetari i bashkisë së Cavernago, Giuseppe Togni, foli për një “tragjedi të paralajmëruar”. Gjatë muajve të fundit, 30-vjeçari në fakt kishte dhënë shenja të ndryshme paqëndrueshmërie, për shkak të varësisë nga…

Read More

Ed Sheeran ka përfunduar punimet në kishën e tij private, në të cilën ka ndërtuar edhe varrin, në mjediset e shtëpisë së tij në East Suffolk. Sipas Daily Mail, puna në kishë filloi më shumë se 19 muaj më parë. Ndërtesa ka një formë varke dhe një kullë mbresëlënëse, ku këngëtari dhe të dashurit e tij mund të meditojnë, të luten dhe të relaksohen. Ylli 32-vjeçar i popit, i cili jeton me gruan e tij Cherry dhe dy fëmijët e tyre, fillimisht kishte plane për të ndërtuar një kishë më të madhe, por kjo u refuzua nga arkitektët dhe inxhinierët.…

Read More

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për dhunë ndaj të dashurës së tij. Sipas policisë mësohet se arrestim i të riut është bërë i mundur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan 27 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Reshjet intensive të shiut dhe uljet e temperaturave ditën e sotme krijuan trafik në hyrje-daljet e Lezhës. Në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales pushuesit e shumtë u larguan drejt qyteteve të tyre ose ka nga ata që pranuan t’i kalojnë në banesën e prenotuar në zonat bregdetare. Disa pushues preferuan të lahen në det dhe të sfidojnë uljen e temperaturave dhe shiun. Porti i Shëngjinit ndaloi qarkullimin e mjeteve lundruese si peshkarexha, skafet dhe varkat e vogla deri në njoftim të dytë.

Read More

re ushtarakë kanë rënë në prangat e policisë dhe katër të tjerë janë nën hetim mes të cilëve edhe komandanti i njësisë Ushtarake në Zall Herr. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me gjetjen dhe asgjësimin e 125bimëve narkotike në këtë repart ushtarak dhe ka theksuar se janë pezulluar nga detyra shtatë ushtarakët që kishin përgjegjësi në lidhje me këtë ngjarje. Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që organet ligjzbatuese të bëjnë punën në çdo rast. “Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125…

Read More

Nga Zaria Gorvett Kur Elias Stadhiatis zbriti në thellësi të detit, ai mendonte se do të kishte përpara një ditë të zakonshme kërkimi për sfungjerë. I rënduar nga një kostum zhytjeje prej bakri, dhe i rrethuar nga një lëmsh tubash që i shërbenin për frymëmarrje, Stadhiatis mbërriti pak disa momentesh në fund të detit. Teksa po shihte në errësirë, u ndesh befas me një skenë të frikshme:përreth ishin skicat e paqarta të pjesëve të trupit të njeriut. Pasi doli në sipërfaqe me shpejtësi e informoi kapitenin e anijes se kishte gjetur një grumbull kufomash të dekompozuara. Ishte pranvera e vitit…

Read More

“Italiani” është i njohur për përfshirjen e tij në konfliktet e lokaleve të Prishtinës – që për pasojë lanë të vdekur dhe të plagosur. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë në “Bon Vivant”, ndërsa më 2019 kishte ndodhur një tjetër përplasje e armatosur në “Duplex” Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivsisht se ai dyshohet të jetë përfshirë në rastin ku një person mbeti i vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur nga gjuajtjet me armë dhe gotat e qelqit. Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike, referuar meagopracionit të Policisë së Shtetit, ku u zbulua një parcelë me kanabis në një repart ushtarak në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla ka përshëndetur Policinë e Shtetit e cila ka angazhuar në operacionet antikanabis më shumë se 6000 forca policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë. “Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Shqiptarët presin një pastrim të territorit tonë nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E…

Read More

Moti i keq me reshje shiu dhe vranësira që pritet që të përfshijë gjithë vendin gjatë orëve në vijim, ka bërë që plazhi I Durrësit të braktiset nga pushuesit të cilët kanë ndërprerë pushimin në breg të detit për shkak të kushteve atmosferike dhe frikës për stuhi. Plazhi i boshatisur i Durrësit, ishte i mbushur me turistë përpara se koha e keqe me vranësira dhe stuhi të mbulonte zonën. Siç duket edhe nga pamjet, bregdeti i Durrësit këtë të shtunë të parë gushti është boshatisur në pikun e zezonit turistik.

Read More

Lajmi për ndarjen e kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe Sophie Grégoire Trudeau bëri xhiron e rrjetit. Çifti, i cili prej 18 vitesh janë të martuar, njoftuan bashkërisht ndarjen e tyre në postimet në Instagram më 2 gusht. Teksa në rrjet kanë nisur spekulimet, mes tyre shumë zëra mendojnë se shkak i ndarjes së kryeministrit kanadez është Idris Elba. Nuk dihet ku bazohen këto aludime, por kujtojmë që vetë Elba është i martuar. “Përshëndetje të gjithëve, Sophie dhe unë dëshirojmë të ndajmë faktin se pas shumë bisedave kuptimplota dhe të vështira, ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë. Si gjithmonë, ne mbetemi një…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona të cilët u kapën ‘mat’ duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. L., 28 vjeç, G. M., 34 vjeç dhe B. P., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Njoftimi i policisë: DVKM Gjirokastër Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit. Transportonin në mënyrë të organizuar, me automjet dhe duke mbikëqyrur rrugën, 8 emigrantë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen 2 automjetet, 5 celularë dhe një shumë parash…

Read More