Author: tirana

Boksieri kosovar Robin Krasniqi bën ëndrrën realitet. Pas nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi duke fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë. Gjyqtarët e diskualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë. Vetë Krasniqi fitoren e së shtunës, 5 gusht 2023, ia dedikoi popullit të Kosovës. “Faleminderit populli im, faleminderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën. Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, edhe më me fitoren…

Read More

Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese për Sllovoninë, ku mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë. Vendi është përballur me “katastrofën më të madhe natyrore” në historinë e saj, tha të shtunën kryeministri Robert Golob, pasi përmbytjet shkatërruese shkaktuan dëme të vlerësuara në 500 milionë euro. Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre u shpëtuan me helikopterë ose zjarrfikës në varka. Shumë rrugë e autostrada u mbyllën, dhjetra ura janë shembur gjithashtu dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të mos shkojnë askund derisa dëmet të vlerësohen plotësisht.

Read More

Më pak se një javë nga ndeshja e luksit ku Partizani do të presë Romën në një miqësore, të shtunën e 12 gushtit në “Air Albania” në orën 20:00, vijon blerja e biletave online. Por tashmë tifozët mund t’i gjejnë ato edhe në dyqane fizike, si te biletaria e Selman Stermasit. Ndërsa dy ditët e fundit ato do të shiten edhe te biletaria e stadiumit Air Albania. Deri më tani janë shitur afro 5000 bileta, duke ia kaluar dhe asaj të sfidës kundër Atletik Eskaldes në Ligën e Konferencës. Ndërkohë, Partizani publikoi çmimet e biletave. Ato pas porte kushtojnë 400…

Read More

Afraa u gjet në rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, ku kordoni i saj i kërthizës ishte ende i lidhur me nënën e saj, e cila kishte vdekur menjëherë pas lindjes. Historia dhe videoja e shpëtimit të saj magjepsi botën dhe solli buzëqeshjen e munguar, në mesin e atyre që përjetuan tragjedinë e tërmetit të shkurtit. Ardhja në jetë e Afraas mund të duket si një histori e frymëzuar nga filmat apo përrallat, apo nga ato histori të cilat përcillen brez pas brezi si mite, mirëpo ditëlindja e vogëlushes që sot është 6 muajshe do të mbahet mend…

Read More

Këtë të dielë në orën 16:00 para Kryeministrisë është paralajmëruar një protestë kundër arrestimit te ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Protesta e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës”, kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me pamje nga Gjirokastra, në rrugët e së cilës gëlojnë vizitorët e huaj. “Mirmëngjesi dhe me gjuhët e botës që dëgjohen nëpër sokaket e Gjirokastrës, të cilat gëlojnë nga vizitorët e huaj në këto ditë gushti, si shëmbëlltyra më e mirë e turizmit që shtrihet në gjithë vendin, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama. Ndërsa turistët shprehen të mahnitur nga rrugicat e qytetit, kulinaria..etj. “Unë jam nga Spanja, por jetoj në Gjermani. Është hera e parë që vi në Gjirokastër. Deri tani është një qytet shumë i…

Read More

Dy viktima dhe të zhdukur raportohen nga mbytja e dy anijeve me emigrantë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në brigjet e ishullit Lampedusa në Itali. Njëra prej tyre kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe tre të tjerë u zhdukën, një grua dhe dy burra. Anija ishte nisur nga Sfax, Tunizi, dhe u mbyt rreth 23 milje në jugperëndim të Lampedusa Në anijen e dytë kishte 42 sub-Saharianë, 12 prej të cilëve u shpëtuan ndërsa mendohet se janë 30 të zhdukur. Ndërkohë është gjetur trupi i pajetë i një gruaja…

Read More

Më 6 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore është hedhur bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni, e cila është pasuar nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT ka shkatërruar 70 për qind të Hiroshimës, duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike ka rrafshuar me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa ka shkaktuar 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga rrezatimi. Në Nagasaki,…

Read More

Është e pazakontë që të ketë borë në muajin gusht, por kjo ka ndodhur në Itali. Rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që majat e alpeve në Marmolada të zbardhen nga bora. Streha Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht. Edhe qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë breshëri, e cila shkaktoi edhe përmbytje. Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë, u desh ndërhyrja e borëpastrueseve për liruar rrugët.

Read More

Kanye West dhe ‘gruaja’ e tij u panë bashkë teksa bënin turne nëpër Toskanë të shtunën. Modelja Bianca Censori i la pak imagjinatës me një triko dhe dollakë në ngjyrë bezhë. Bukuroshja australiane kishte veshur të brendshme të bardha për të kompletuar kostumin e saj dhe vendosi nj shëami ngjyrë kafe mbi flokët e saj brune.

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin për muajin korrik, gjatë të cilit u zhvilluan kontrolle dhe aksione të shumta në kuadër të sezonit turistik. Gjatë këtij muaji janë vënë në pranga 705 autorë për vepra të ndryshme penale dhe janë ndëshkuar zaptuesit e plazheve dhe drejtuesit e mjeteve lundruese. Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta përgjatë bregdetit, me qëllim sigurinë e pushuesve dhe gotijtjen e paligjshmërve. Prania e shërbimeve të Policisë, në të gjitha pikat turistike të vendit, ka gjeneruar rend, siguri, shtim të vizitorëve nga e gjithë bota dhe mirënjohje të qytetarëve dhe turistëve për punën e Policisë së…

Read More

Një shqiptar nga Kosova është bërë lajm në mediat sllovene, pasi në këto orë të vështira për këtë vend, si pasojë e përmbytjeve të rënda, ka bërë një gjest human. Alban Memqaj, pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë. “Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve. Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa…

Read More