Author: tirana

Pas marrjes së njoftimit se në Golem disa shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. U kapën dhe arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë. Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.V, minoren, banues në Kavajë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të…

Read More

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes. Çështja ka mbetur peng i negociatave të dyja palëve për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali. Për të ardhur te kjo marrëveshje, janë dashur rreth 10 vite nga qeveria shqiptare. Në vitin 2016, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19…

Read More

Në 24 orët e fundit, pothuajse i gjithë vendi u përfshi nga moti i keq, shoqëruar me shkarkesa atmosferike, kryesisht në zonën jugperëndimore. Pas marrjes së informacionit për kushtet klimaterike, Shtabi i Gatishmërisë në OSSH qendër përforcoi masat e marra më herët për sezonin turistik, duke vendosur në alert të gjitha grupet. OSSH vijon të ndjekë me vëmendje maksimale situatën e furnizimit me energji elektrike, duke angazhuar mbi 1100 elektricistë në zonat bregdetare, me staf të përfocuar dhe bazë materiale gati për nevojat sipas rastit.

Read More

Radhë të gjata janë krijuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pala greke nga mëngjesi i ditës së sotme punon vetëm me dy sportele në hyrje, ndërkohë që policia jonë kufitare punon me 4 sportele. Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe ata që duan të kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin deri në një orë. Autoritetet tona kufitare të Kapshticës kanë pasur takime të vazhdueshme me homologët grek të cilëve u është kërkuar shtimin e sporteleve por sipas helenëve një gjë e tillë është e pamundur pasi në një stinë…

Read More

Fatos Çoçoli Ditët e fundit disa lajme të publikuara në media lidhur me detyrimet financiare të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve në vend kanë krijuar një frymë paniku për mundësinë e falimentimit të këtyre shoqërive. Pavarësisht reagimit të shpejtë publik të AKUM, Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës kanalizimeve dhe Trajtimit të mbetjeve, e cila siguroi qytetarët se ndryshimi i statusit të shoqërive lidhet me reformën e nisur që prej vitit të kaluar në këtë sektor dhe në asnjë mënyrë me falimentimin e tyre, sërish hijet e dyshimit mbeten: A mund të falimentojnë ujësjellësat?! Furnizimi me ujë përbën një të drejtë themelore të…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se operacioni që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë është bërë në koordinim me policinë ushtarake. Në një prononcim për median, Balla theksoi se parcela është zbuluar pikërisht në koordinatën që vetë policia ushtarake ka dhënë. “Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër”,-tha Balla. Në një prononcim për median pas homazheve të mbajtura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policsië për nder të ish…

Read More

Emigrantët e Kosovës po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Qytetarët u ankuan në hyrje kanë pritur deri tri orë. Sipas tyre, e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës. Shkak është bërë vonesa nga Serbia dhe moti i keq. “Kemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë. Po ashtu gati 3 orë kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë. Po besoj që bëhet më mirë edhe në 30-40 vjet për me u kthyer me jetua në Kosovë”, tha një shqiptar…

Read More

Përmbyllet stërvitja e përbashkët mes dy anijeve të shkollës së marinës Turke dhe luftanijes së Shqipërië “Iliria”. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka ndarë foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake detare. “Qëndrimi i dy anijeve turke të shkollës së Marinës, në portin e Durrësit, u përmbyll me një stërvitje të përbashkët me anijen “ILIRIA””, njofton Peleshi. “Stërvitja u zhvillua sipas manualeve standarte të NATO-s, duke përmirësuar kapacitetet tona dhe promovuar bashkëpunimin mes forcave. Kjo stërvitje ishte një mundësi e shkëlqyer për të çuar edhe më tej bashkëpunimin me Turqinë mike, si një nga mbështetëset më të rëndësishme…

Read More

Marrëveshja e firmosur në vitin 2020, për korridorin ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë pritet të ndodhë gjatë këtij muaji. Lajmin e ka dhënë për KosovaPress, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sipas të cilit korridoret janë të përcaktuara. Por nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë kanë thënë për KosovaPress se me publikimin e pikave ajrore në AIP të Shqipërisë në korrik të vitit 2023, pritet ndërrimi i atributeve të këtyre pikave nga Eurocontrol, respektivisht nga Network…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kryer homazhe në nder të ish-Drejtuesit të Lartë të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, që u nda nga jeta një ditë më parë. Balla i ka shprehur ngushëllimet familjes Canaj teksa ka thënë se ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj ka pasur rol të rëndësishëm në ringritjen e Policisë së Shtetit. Taulant Balla: Ngushëllime familjes Canaj dhe dua të ju tregoj se Fadil Canaj ka pasur rol të rëndësishëm në ringritjen e Policisë së Shtetit. Në ditë të vështirë dhe në këtë moment dua ta them se në detyrën time të ministrit të…

Read More

Nga Thanas Mustaqi Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë kërcënon qeverinë shqiptare për Belerin, teksa nuk i eci me gjyqësorin, që është pushtet i pavarur. Nënkryetari i Komisionit Evropian, greku Margaritis Schinas, ka shprehur “shqetësim serioz” për burgosjen e Fredi Belerit. Në një letër drejtuar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Schinas thotë se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën. Madje burgosja e tij, thotë nënkryetari i Komisionit Europian, është shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund…

Read More