Elon Musk në një postim në rrjete sociale ka thënë se dueli i tij i propozuar me shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg, do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin social X, që dikur njihet si Twitter, raporton agjencia Reuters. Musk e Zuckerberg kanë bërë të ditur se do të luftojnë mes vete në një duel në MMA në Las Vegas. “Lufta Zuck v Musk do të transmetohet drejtpërdrejtë në X. Gjitha fitimet do të shkojnë për bamirësi për veteranët”, ka shkruar Musk në një postim të dielën.
Author: tirana
Lagështia në rrugë është bërë shkak për disa aksidente këtë të diel, ku kanë mbetur të plagosur 18 persona. Në Rrugën e Kombit një automjet me targa të Serbisë është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga në fshatin Gziq. Për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin drejt bregdetit për pushime. Burrë e grua dhe 3 fëmijët e tyre u dërguan në spitalin e Rrëshenit, prej ku mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë. Pak minuta pas këtij aksidenti, rreth orës 07:30 të mëngjesit në vendin e quajtur “Safari park” në Fier…
Një video ku shfaqet një lopë duke rënë në një autostradë në Britaninë e Madhe ka shkaktuar neveri në rrjet. Në video, lopa mund të shihet duke rënë dhe rrëshqitur në rrugë, duke detyruar shoferët që vijnë nga afër të frenojnë fort dhe të devijojnë për ta shmangur atë. Kafsha ra pranë kryqëzimit 9 të M6 në veri-perëndim të Britanisë së Madhe, sipas Daily Mail. Në fakt, policia njoftoi se ka vazhduar mbylljen e autostradës për 1.5 orë, pasi një lopë tjetër është gjetur pak më poshtë, konkretisht në një distancë prej dy miljesh nga ngjarja e regjistruar në video. Grupi…
Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar 12 mjete të tjera lundruese, përfshirë këtu 7 Jet Ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe 1 gomone. Ndërkohë, krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj. Sakaq, shkeljet e konstatuara nga policia janë: Lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Njoftimi i Policisë: Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare…
Nuk kanë afruar yje të kalibrit botëror, por Milan është ekipi që ka lëvizur më shumë në këtë merkato vere, dhe jo vetëm në Serie A. Në letër, Pioli ka në dispozicion tetë lojtarë të rinj, nga Loftus-Cheek, Pulisic etj, një revolucion në shkallë të gjerë. Jo vetëm afrime, nga Milano janë larguar disa lojtarë, Tonali te Newcastle, Diaz që i përfundoi huazimi, apo Rebic te Beshiktash. Largimet nuk pritet të përfundojnë këtu pasi të njëjtin fat pritet të ketë edhe De Ketelaere. Milani është pa diskutim ekipi për tu parë këtë sezon. Me tetë afrime, Milani lë pas edhe…
Drejtoresha e shkollës së mesme Çërravë në Pogradec, 48-vjeçarja Valentina Meçe, është pezulluar nga detyra pasi ka rezultuar se falsifikonte dokumente të nxënësve të kësaj shkolle. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se specialistët e hetimit të Krimeve Ekonomike-Financiave bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. NJOFTIMI: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të…
Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Ne jemi të varur nga këto pajisje të cilat tani nuk luajnë vetëm rolin e telefonit, por edhe kalendarin dhe axhendën dhe radion dhe videolojën dhe lista nuk mund të përfundojë kurrë. Nuk shkojmë askund pa to dhe nuk ndahemi as në tualet. Megjithatë, prekja ose ruajtja e celularit tonë në vende të caktuara mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë studime kanë lidhur rrezatimin e celularit me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese. Pavarësisht gjithë kësaj, vështirë se do të mund ta…
Pasi humbi Kessie, që preferoi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite dhe të mos kthehej në kampionatin italian, del në skenë një tjetër emër për mesfushën e Juventusit. Bëhet fjalë për Leon Goretzka, që mund të largohet nga Bayerni I Mynihut pasi nuk e ka më të sigurt vendin në mesfushën e bavarezëve pas ardhjes së Laimer nga Leipzig. Goretzka ka një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2026 dhe përveç Juventusit pëlqehet edhe nga shumë klube të tjera europiane, veçanërisht nga Manchester United.
Sipas TikTok, si dhe ekspertit të aplikacionit për takime, Match, e shtuna është ndoshta dita më e keqe për të planifikuar një takim të parë, ndërsa ata rekomandojnë të mërkurën ose të enjten mbrëma. “E shtuna është e keqe për takimet e para. Duke supozuar se punoni, nga e hëna në të premte nga ora 9 e mëngjesit deri në 17:00, tashmë jeni jashtë ditëve të javës, dukeni mirë dhe nuk po e bëni vetëm për një takim të parë”, tha Charlotte e TikTok. Ajo shtoi se në fundjavë nuk ke shumë detyrim të të nxjerrin nga shtëpia, ndaj do të visheshe enkas…
Euro fiton qëndrueshmëri kundrejt lekut. Që prej disa ditësh një euro është pozicionuar në nivelin e 104.4 lekë . Kjo vjen pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë e cila ka rritur nivelin e blerjes së monedhës europiane për efekt të rezervës.parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezervës. Stabilizimi i kursit sipas agjentëve të tregut nisi që pas deklaratës së guvernatorit se do të shtojnë blerjen e sasisë së eurove në treg. Por pavarësisht këtij stabilizimi vlerësimet…
Disiplina e Heshtjes së Pitagorës synonte të formonte një mendje më reflektuese përmes kontrollit të të folurit. Me këtë praktikë askete, i urti i shkollës së Krotonit u mësoi qindra burrave dhe grave se vetëm kur dikush abstraktohet nga bota e prekshme, bie në kontakt me veten, duke arritur kështu mençurinë autentike. Parimi themelor që rregullon disiplinën e heshtjes fillon nga një vëzhgim: Sipas filozofit grek, gjëja më e vështirë për t’u kontrolluar është gjuha. Kjo pjesë e trupit është shkaku kryesor i problemeve dhe tragjedive personale, si dhe një kanal përmes të cilit ne sjellim vuajtje në jetën tonë.…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar betonizimin në Tiranë. Ai shkruan se një kullë 58 katshe do ndërtohet në zemër të Tiranës, pranë bashkisë. Sipas tij babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim. Reagimi i Tedi Blushit Babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim personal i Erion Veliaj në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe të vetë kryeqytetit, që armik më të madh se ky Kryetar Bashkie nuk ka…